dita boterore e ujit

"Ujë dhe punë", tematika e Ditës Botërore të Ujit 2016

Në vitin 1992, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 22 marsin e çdo viti si Ditën Botërore të Ujit, si një mjet për të përqëndruar vëmendjen botërore në rëndësinë e ujrave të ëmbla dhe advokimin për menaxhim të qëndrueshëm të burimeve ujore të ëmbla. Dita Botërore e Ujit është përkujtuar për herë të parë në 22 Mars 1993. Qysh atëherë çdo vit trajton një tematikë të veçantë, ndësa tema e këtij viti është "Uji dhe puna". Kjo është një ditë për të festuar për ujin dhe gjithashtu për t'u përgatitur për mënyrën se si ta menaxhojmë atë në të ardhmen.

1.5 miliardë vende pune në rrezik

Pothuajse gjysma e fuqisë punëtore në botë, 1.5 miliardë njerëz kanë punën e tyre që lidhet me nevojën për të pasur ujë, siç është dhe ekonomia e sotme. Kjo lidhje mes ujit dhe vendeve të punës është fokusi i Raportit Botëror i 2016 për Zhvillimin. Në Ditën Botërore të Ujit, i cili renditet si numri një i rrezik global për 10 vitet e ardhshme. Ndoshta pyetja më e ngutshme për të shqyrtuar këtë është se nëse bota është në rrezik të humbjes së këtyre 1.5 miliardë vendeve pune? Bujqësia është sektori më i prekur, pasi ajo është pothuajse tërësisht e varur nga uji.

Dita Botërore e Ujit: 2.4 miliardë njerëz jetojnë pa higjenën themelore

Rekomandimet e para të rëndësishme mbi problemet e lidhura me ujin dhe pasurive ujore janë formuluar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për uijin, e cila u mbajt në vitin 1977 në Mar del Plata (Argjentinë), pas Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin në Rio de Janeiro. Asamblesë së Përgjithshme e OKB me rezolutën e 22 shkurtit 1993, vendosi që 22 marsi çdo viti të shënohet Dita Botërore e Ujit, dhe se atë ditë, në tërë botën, veçanërisht të tërheqet vëmendja mbi problemet që lidhen me të ujin dhe pasurive ujore, me kusht që çdo vit të festohet me moto të ndryshme.

Haxhinasto në Elbasan: Uji I pijshëm duhet menaxhuar më mirë

Ministri i Transportiti e Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka paralajmëruar një reformë të thellë sa i takon ujit të pijshëm, duke theksuar se ajo do të ndikojë në shtimin e cilësisë së konsumimit të tij nga konsumatorët. Ai ka zgjedhur ditën ndërkombëtare të Ujit, për të njohur të rinjtë e qytetit të Elbasanit me reformën në këtë sektor. Ministri tha sot gjatë takimit me nxënësit e shkollës ”Vasil Kamami”, se aktiviteti synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për ujin e pijshëm, që është një pasuri kombëtare e që duhet menaxhuar më mirë.