dita boterore e ushqimit

Dita Botërore e Ushqimit

Më 16 Tetor 1945, 42 vende vepruan Në Kebek, Kanada, për të krijuar Organizatën e Ushqimit dhe Agrikulturës të Kombeve të Bashkuara (FAO). Duke bërë këtë, ata morën një hap tjetër të rëndësishëm përpara në betejën e përhershme të njeriut kundra urisë dhe kequshqyerjes. Përmes krijimit të FAO-së ata ofruan veten dhe shumë kombe të tjera që do të hynin në Organizatë, me një mekanizëm përmes së cilës Vendet Anëtare duhet të merren me një sërë problemesh që janë shqetësim i madh për te gjithë vendet dhe të gjithë njerëzit.

Nxënësit e Klubit të çajit tregojnë sekretet e recetave të mamave dhe të shëndetit të mirë

Një nga 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm është sigurimi i jetës së shëndetshme dhe mirëqënies së njerëzve të të gjitha moshave. Në këtë aspekt, me drejtorinë e shkollës “ A.Z.Cajupi “ Tiranë, kolegët e departamentit të biologjisë dhe nxënësit, anëtarë të Klubit të çajit organizuam disa aktivitete edukuese, studiuese, sensibilizuese në lidhje me ushqyerjen e shëndetshme, si dhe të qënurit i vetëdijshëm në blerjen e produkteve ushqimore cilësisht të mira.