dita e biodiversitetit

“Erë Tomorri”, në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit

Biodiversitetit ose "shumëllojshmëria biologjike" është shumëllojshmëria e jetës në planetin tone. Biodiversiteti është i rëndësishëm, sepse çdo specie ka një rol të rëndësishëm në ekosistemin e saj. Njerëzit janë të varur nga biodiversiteti. Biodiversiteti njeriut i ofron ushqim, ilaçe dhe materiale të papërpunuara, shumë mallra dhe shërbime të tjera. Ekosistemet e shëndetshmë, si pjesë e biodiversitetit luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e ushqimit, ujit të pastër, kontrollit të sëmundjeve infektive, thithjen e papastërtive, rregullimin e klimës etj.

22 Maji, Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit

Biodiversiteti dhe Turizmi i Qëndrueshëm, kjo është tema e përzgjedhur për vitin 2017 i cili është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Viti Ndërkombëtar i Turizmit të Qëndrueshëm për Zhvillim. Kombet e Bashkuara e shpallën 22 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit për të rritur ndërgjegjësimin dhe përmirësuar vlerësimin e çështjeve të biodiversitetit. Fillimisht, në fund të vitit 1993, Komiteti i Dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shpalli si Ditë Ndërkombëtare të Biodiversitetit 29 Dhjetorin, ditën e hyrjes në fuqi të Konventës së Biodiversitetit.

Dita Ndėrkombėtare e Biodiversitetit Smajli: 2 mln € investime nė Alpe

Dy milionë euro ėshtė fondi qė GIZ po investon nė ruajtjen e agro-biodiversitetit nė zonėn e Alpeve, ku ka kėrkuar edhe zhvillimin e turizmit. Kjo deklaratė u bė nga Shpresa Smajli nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Biodiversitetit. “Aktiviteti i sotėm, ka pėr qėllim promovimin e ditės ndėrkombėtare tė bio- divesitetit. Kombet e Bashkuara kanė shpallur kėtė vit, si viti i qėndrueshėm pėr zhvillim. Ideja e kėsaj ekspozite ėshtė tė ndėrgjegjėsojmė turistėt vendas pėr bukuritė dhe vlerat qė mbartin zonat tona turistike.

Ja si u festua Dita Ndërkombëtare për Shumëllojshmërinë Biologjike në Shqipëri

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Shumëllojshmërinë Biologjike, aktivistë dhe organizata mjedisore të shoqërisë civile kanë organizuar një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese në të gjithë vendin. Shoqata “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit (MMZHT) organizoi në Has aktivitete me karakter informues, frymëzues në orë të hapura mesimore me nxënësit e Gjimnazit “Skenderbeu” Krumë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për biodiversitetin në zonat urbane dhe rurale në zonen e Hasit. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim edhe me stafin mësimor.