dita e Drinit

Festimet e Ditës së Drinit në Shkodër

Më 5 Maj 2016 Qendra EDEN festoi Ditën e Drinit. Qëllimi i kësaj dite ishte promovimi dhe mbrojtja e vlerave të lumit Drin te fëmijët dhe komuniteti që jetojnë përreth zonës ku kalon lumi. 5 Maji iu dedikua rritjes së ndërgjegjësimit të komunitetit në lidhje me pasurinë natyrore dhe trashëgiminë e basenit të lumit Drin si dhe me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e ekosistemeve të ujrave të ëmbla të basenit të lumit Drin. Qendra EDEN zhvilloi një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese me nxënës të shkollës “Reshit Hyseni", në zonën e Beltoit, Shkodër, zonë që preket nga rrjedha e lumit Drin.

Festimi i Ditës së Drinit 2017 në Kukës

GEF Drin Project/GWP-Med dhe Qendra EDEN festuan ditën e premte, më datë 5 maj, Ditën e Drinit, në zonën e Kënetës, qytetin e Kukësit. Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit me titull: “Mundësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar i burimeve ujore në pellgun e zgjeruar të lumit Drin”. Projekti zbatohet nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe ekzekutohet nga Global Water Partnership (GWP) përmes GWP-Mediterranean (GWP-Med), në bashkëpunim me Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara (UNECE).

INTBAU Albania: “Dita e Drinit” 2017

INTBAU Albania në datë 6-7 Maj 2017 organizoi në Koman aktivitetin me temë "Zbulimi i zonave të pashkelura midis Komanit dhe Liqenit të Fierzës, në Basenin e Drinit" në kuadër të Ditës së Drinit. Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit me titull: “Mundësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar i burimeve ujore në pellgun e zgjeruar të lumit Drin”, (Drin Project) i Global Environment Facility (GEF), i implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), dhe i zbatuar nga Global Water Partnership-Mediterranean (GWP-Med).