dita e parqeve

24 Maj, Dita Europiane e Parqeve

Ministria e Mjedisit, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSC) Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri”, mbështetur nga programi #ACHIEVE të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, organizuan në qendrën e Parkut Kombëtar Valbonë, “Ditën e Evropiane të Parqeve” në bashkëpunim me AdRZM Kukës, Shoqatën Kombëtare të Parqeve të Shqipërisë (ShKPSh) dhe nxënës të shkollës 9-Vjeçare Tropojë.

Lidhuni me natyrën dhe trashëgiminë kulturore tuajën

WWF ju fton të vizitoni zonat e mbrojtura që të zbuloni vlerat e tyre si dhe përmes shembujve të praktikave të mira të cilat mund ti gjeni në web-in natureforpeople.org. Parqet tona janë vendet ku mund të jeni një me natyrën. Për këtë arsye organizata botërore për mbrojtjen e natyrës WWF ju fton që të bashkoheni me natyrën në këtë ditë kur festohet Dita Evropiane e Parqeve.

Ministri Koka përuron investimet në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit” në Ditën Europiane të Parqeve

Në Ditën Europiane të Parqeve, Ministri i Mjedisit z.Lefter Koka ishte në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”.ku inauguroi disa investime të rëndësishme në zhvillimin e zonave të mbrojtura. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Delegacionit Europian, Ministri Koka theksoi rëndësinë e parqeve në jetën e qytetarëve. “Në këtë Ditë Europiane të Parqeve edhe Shqipëria i konsideron parqet si një aset të cmuar jo vetëm të natyrës e të mjedisit, por edhe të ekonomisë së vendit.

Njerëzit kanë nevojë për natyrën; natyra "ka nevojë" për njerëzit?!

Zonat e Mbrojtura dhe përdorimi i mënçur i burimeve natyrore dhe kulturore janë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së ardhmes së njeriut. Në Europën e mbushur me njerëz, dhe jo vetëm; Zonat e Mbrojtura janë më të vlefshme se kurrë, po konsiderohen si depot e natyrës, “shenjtoret” për mirëqënien njerëzore dhe nxitëse për një rritje të qëndrueshme ekonomike. Zonat e Mbrojtura dhe vlerat natyrore në brendësi të tyre, janë padyshim një nga burimet më të vlefshme që duhet të ruajë njerëzimi.