dita e tokes

"Let’s Do It Kosova” grumbullon 100 thasë mbetje dhe mbjell 22 fidanë, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Organizata “Let’s Do It Kosova” së bashku me qindra studentë nga Fakulteti i Edukimit dhe vullnetarë nga kompania “Baruti-Ag”, kanë realizuar disa aktivitete në hapësirat e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në orën 11:00, qindra studentë ndihmuan vullnetarët e “Let’s Do It Kosova” në pastrimin e hapësirës së kampusit universitar dhe largimin e mbi 100 thasëve me mbetje, për të vazhduar pastaj me mbjelljen e 22 fidanëve “Paulownia”, të cilët janë dhuruar nga kompania “Liridoni” Preshevë.

10 gjëra të vogla në ndihmë të Tokës

22 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Tokës, ditë në të cilën ndërgjegjësohen rreth 1 miliard njerëz, që në mënyra të ndryshme mundohen që t’i vijnë asaj në ndihmë. Por gjithçka nis dhe mbaron më 22 Prill, sepse mëngjesin e 23 prillit të gjithë i kthehen rutinës dhe i lënë pas nismat që ndërmorën vetëm një ditë më parë. Por përse ta përqendrojmë një nismë të tillë vetëm në një ditë? Ne mund ta ndihmojmë planetin në të cilin jetojmë duke filluar me ndryshimin e zakoneve në të cilat janë pjesë e rutinës sonë.

22 Prill, Milieukontakt Shqipëri dhe vullnetarët aktivitet ndërgjegjësues me fëmijët

Në kuadër të Ditës së Tokës, më 22 Prill, Milieukontakt Shqipëri, sëbashku me vullnetarët organizoi një aktivitet ndërgjegjësues me fëmijët e klasës së 6-të të shkollës “Kongresi i Lushnjës”. "Ripyllëzimi- çdo pemë VLEN!” Speciet e Rrezikuara, ne kemi nevojë për ju, për të ndihmuar në mbrojtjen e qindra llojeve. Sa ende mundemi, sa ende nuk është vonë..” Këto ishin disa nga mesazhet e përcjella tek fëmijët të cilët treguan një ndjeshmëri shumë të lartë dhe interesim për Mbrojtjen e Mjedisit. Koha dhe përkushtimi që treguan të vegjlit e talentuar janë shpresë për shoqërinë e së nesërmes në vendin tonë!

Agrobiodiversiteti: trajnim me agronomët dhe fermerët e Fushë-Arrëzit

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, në 22 Prill. Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare organizoi në komunën Qafë-Mal një trajnim me agronomët dhe fermerët e zonës së Fushë-Arrëzit mbi rëndësinë e kultivimit të kultivarëve bujqësorë autoktonë. Eksperti kombëtar i farave, As. Prof. Belul Gixhari prezantoi në takim punën e Bankës Gjenetike të Farave, Tiranë, për mbrojtjen e bimëve bujqësore autoktone nga zhdukja duke realizuar ruajtjen e tyre me fara në frigoriferë, si dhe me fidanë në fidanishten e Bankës, kurse agronomja lokale Z. Violeta Deda prezantoi teknikat më të mira të kultivimit të kultivarëve autoktonë të zonës.

Ambientalistët dhe shoqëria civile nismë për pastrimin e lumit Osum

Organizatat që në fokus të tyre kanë çështjet e mjedisit, qytetarë vullnetarë të ardhur nga Tirana, të cilët lobojnë pro mjedisit, por dhe qytetarë të Beratit janë mbledhur për të pastruar brigjet e lumit Osum, një nga resurset më të mëdha në të gjithë qarkun e Beratit. Motoja e ambientalistëve është "Le të respektojmë qoftë dhe për një ditë, sepse përditë nuk mund të pastrojmë". Natyrisht që lumi Osum sot është nga më të ndoturit në të gjithë vendin, pasi përpos mbetjeve, gjatë verës ai kthehet në një përrua ku në pjesën më të madhe të tij është i mbuluar me ujëra të zeza.

Çdo ditë, Dita e Tokës; Panaire, lojëra dhe konkurse në Kopshtin Zoologjik

Çdo 22 prill në mbarë botën kremtohet “Dita e Tokës”. Edhe në Tiranë kjo datë mjedisore u festua përmes aktiviteteve të shumta që bënë bashkë qytetarë dhe organizata tek Kopshti Zoologjik. Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit u shpreh se zgjedhja e këtij mjedisi ishte vetë një mesazh sensibilizimi për kafshët e egra dhe ato shtëpiake. “Dy botë që janë shumë të rëndësishme dhe që janë pranë nesh që është ajo e botës së kafshëve që përfaqësohet dhe nga Zoo parku dhe e kafshëve shtëpiake që ishte dhe pjesë e konkursit dhe gjithë pjesa e informacionit për kafshët shtëpiake, nga të cilat keni një fenomen jo të mirë siç është braktisja e kafshëve, dhe nga të cilat ne na dalin probleme si bashki”, u shpreh për Report TV Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Dita e Tokës, aksion pastrimi në Shkodër

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Shkodrës, kanë ndërmarrë një aksion masiv në pastrimin e disa zonave turistike si Ura e Mesit, Kalaja, Ura e Bunës dhe Velipojë. Në këtë nismë vullnetare e ideuar nga KESH me mbështetjen e shkollave të qytetit morën pjesë rreth 150 përsona. Pastrimi ka nisur tek zona muzeale pranë Urës së Mesit, ku janë hequr me dhjetra thasë me mbeturina. Përfaqësuesja e Drejtorisë së Arsimit, Eliona Aliaj shprehet se kjo nismë kërkon të ndërgjegjësojë komunitetin, që të tilla aktivitete të zhvillohen sa më shpesh për një mjedis sa më të pastër.

Dita e tokës, Bashkia mbjell 350 pemë dekorative: "Japim jetë"

Data 22 prill shënon ditën ndërkombëtare të tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive. Edhe në Shipëri përkujtohet dita ndërkombëtare e Tokës. Bashkia e Tiranës mbjell 350 pemë dekorative në lulishten pranë ish-Fushës së Aviacionit Lulishtja qendrore mes pallateve pranë ish-Fushës së Aviacionit në Laprakë shumë shpejt do të ketë një pamje krejt tjetër sa i përket gjelbërimit.

Dita e Tokës, Koka: Ndërgjegjësimi i brezave sjell të ardhme të sigurt

Sot në Ditën Ndërkombëtare për Tokën, ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka dhënë një mesazh publik për arritjet e viteve të fundit për menaxhimin e mjedisit dhe tokës, ndërkohë që shfaq një perspektivë se si duhet të sillemi me të. “Të dashur miq”, me këtë përshëndetje e nis fjalën e tij ministri. “Sot, në Ditën e Tokës, një ditë që celebron gjithë bota, tema globale është temë kaq e prekshme veçanërisht për ne, nga degradimi i fondit pyjor në dekada. Jam veçanërisht i lumtur që kjo ditë me tematikën e 2016-s “Pemë për Tokën”, e gjeti Shqipërinë në një kthesë historike, siç është vendosja e moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve.

Dita e Tokës, Ministri Koka finalizon Nismën Mbarëkombëtare për Pastrimin e Mjedisit

Dita Ndërkombëtare e Tokës e gjen Shqipërinë me finalizimin e Nismës Mbarëkombëtare të Pastrimit të Vendit nga Mbetjet të lançuar nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, më 5 mars 2017. Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme mjedisore dhe të Nismës Mbarëkombëtare të Pastrimit, Ministri Koka apeloi më 22 Prill për më shumë ndëgjegjësim kundrejt mjedisit. “Sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës kur njerëzit në të gjithë botën pavarësisht besimit dhe kombësisë kontribuojnë për një mjedis më të pastër më të shëndetshëm dhe sigurisht duke patur në konsideratë se një ambient i ndotur ndikon ndjeshëm tek thatësira, ashtu siç ndikon ndjeshëm tek reshjet e dendura dhe tek erozioni.

Dita Ndërkombëtare e Tokës në Tiranë dhe Pogradec

22 Prilli është dita kur të gjithë njerëzit kthejnë sytë nga Planeti Tokë. Tema e këtij viti është "Pemë për Tokën" duke u fokusuar më tej në çështjen e ndryshimeve të klimës dhe ndikimin njerëzor mbi planet. Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri në kuadër të projektit “Perspektivë drejt integrimit në BE - angazhim i qytetarisë aktive dhe shoqërisë civile në politikat mjedisore”, programi ACHIEVE, financuar nga Bashkimi Evropian do të festojë këtë ditë së bashku me Qendrën EDEN në Tiranë dhe shoqatën "Unë, Gruaja" në Pogradec.

Durrës: 22 Prilli, fushatë pastrimi në zonën e ish-Kënetës

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Qendra për Zhvillim Komunitar "Sot për të Ardhmen", në bashkëpunim me shkollën "E Re" ndërmorrën një fushatë pastrimi në zonën e ish-Kënetës me angazhimin e të rinjve, fëmijëve, mësuesve dhe anëtarëve të komunitetit. Kujdesi dhe dashuria për mjedisin fillon nëse e kultivojmë atë në moshë të hershme. Të rinjtë dhe fëmijët kanë punuar gjatë këtij muaji për prodhimin e posterave dhe materialeve të ndërgjegjësimit, të cilat u shpërndanë në komunitet gjatë aktivitetit. Ata pastruan mjedisin rreth shkollës dhe disa hapësira në komunitet.

Edukim për mjedisin dhe klimën

Ndoshta jeni kuriozë për të ditur sesi kalon muaji prill në qendrën EDEN prej vitit 2005. Duke parë kalendarin e ditëve mjedisore në 22 prill shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës, dhe Qendra EDEN prej 13 vjetësh organizon përcjelljen e mesazhit për mbrojtjen e tokës duke u bërë dhe anëtar zyrtar i rrjetit “Earth Day Network” në vitin 2010. Tema e këtij viti “Edukim për mjedisin dhe klimën”, nuk mund të organizohej më mirë se në shtëpizën e “Edukimit mjedisor EDEN” pranë kopshtit zoologjik ku ka një ndërthurje dhe një reflektim shumë të mirë të këtyre dy çështjeve.

Fëmijët vizitë në fermë për t'u njohur me produktet bio

Nxënësit e shkollës "Nike Dardani" të kryeqytetit zgjodhën fermën e Mrizit të Zanave në Fishtë të Lezhës për t'u njohur mbi rëndësinë që ka Toka. Aktiviteti u organizua nga "Food Revolution" në bashkëpunim me "Mrizin e Zanave", në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Fëmijët panë dhe preken nga afër produktet që prodhohen nga toka, duke provuar më pas dhe shijen e tyre. Ka mjaftuar kjo vizitë, që ata të kuptojnë rëndësinë e produkteve bio si mënyra e vetme për t'u ushqyer shëndetshme. "Unë kam parë ushqime të tjera, jo si këto se këto janë bio, jemi në fshat dhe ushqimet këtu janë bio dhe nuk janë me pesticide."

Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Tokës në Tiranë – 22 prill 2016

Sot më 22 prill 2016, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Qendra EDEN zhvilloi një sërë aktivitetesh edukative ndërgjegjësuese për mjedisin me nxënës të 2 shkollave 9-vjeçare në Tiranë “Sabahudin Gabrani” dhe “Dora d’Distria” si dhe në Qendrën e Edukimit Mjedisor “EDEN” pranë Kopshtin Zoologjik. Në të dy shkollat u mbollën fidanë bimësh të ndryshme nga vetë nxënësit ku përveç mësimit në teknikat e mbjelljes së bimëve dhe përkujdesit të tyre mësuan dhe informacione mbi anët pozitive që këto bimë ofrojnë ndaj ambjentit dhe njerëzve.

Forumi i liqenit të Shkodrës, në Ditën e Tokës

Forumi shkodran i liqenit të Shkodrës, ka qënë pranë shkollës speciale 3 Dhjetori në ditën e tokës me një fond special për këtë shkollë për krijimin e një hapësire për ekspozimin e punimeve të riciklueshme në këtë shkollë. Nxënësit fillimisht kanë organizuar një aktivitet më kengë në kuadër të ditës së tokës, ndërkohë që përfaqësuesja e Forumit Liqeni i Shkodrës, Diana Bejko ka folur edhe për rëndësinë e kësaj inisiative. Në shtator 1969, në një konferencë në Siatëll, Uashington, Geilord Nelson, senator i SHBA, shpalli se në pranverën e vitit 1970 do të kishte demonstrata për ambientin në të gjithë vendin.

Gjelbërim për të marrë frymë

Një nga pyetjet që njerëzit i bëjnë më shpesh vetes është nëse veprimet e tyre individuale me të vërtetë mund të bëjnë ndryshimin. Nëse vendosni të ricikloni, të kujdeseni për plehrat, të mos prisni pemë, të ulni ndotjen dhe të refuzoni të përdorni qese plastike, a ka ndonjë efekt? A ka ndonjë farë vlere në fund të fundit? A kontribuon ky veprim i vogël individual që në botë të ketë më pak ndotje dhe më shumë gjelbërim? Përgjigjia është po. Por fakti që zgjedh të mos mbash qese plastike a ndihmon që qeset plastike të mos ndosin më plazhet e detet tona? Sigurisht që jo.

Gjilani feston Ditën e Tokës duke mbjellë lule e fidane

Me një sërë aktivitetesh, Komuna e Gjilanit ka festuar sot Ditën Ndërkombëtare të Tokës. I pari që mbolli lule ka qenë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili tha se gjatë tërë ditës do të mbillen shumë lule dhe shumë fidane, sikurse do të bëhet edhe pastrimi i mbetjeve në të gjithë territorin e komunës. “Në kuadër të Ditës së Tokës, Gjilani në bashkëorganizim me organizatat e fëmijëve, të të rinjve, shkollave fillore dhe organizatën ‘Gjilani Riciklon’, po mbjellim lule, gjelbërim, po pastrohen mbetjet dhe shumë aktivitete të tjera.

Horizont EU bashkohet në nismën kombëtare për pastrimin e vendit; Fëmijët, partnerë kyç në ndërgjegjësimin mjedisor

Horizont EU i është bashkuar nismës kombëtare për pastrimin e vendit nga mbetjet, e shpallur nga Ministri Mjedisit, e cila do të finalizohet në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, më 22 prill 2017. Në kuadër të kësaj nisme kombëtare, për të pastruar territorin nga mbetjet, Horizont EU sëbashku me radio Lushnjen në partneritet me Zyrën Arsimore e pushtetin vendor në bashkitë Lushnje dhe Divjakë, ndërmori një fushate edukimi dhe ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e mbajtjes pastër të mjedisit nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare. 13,800 nxënës në 46 shkolla u bënë pjesë e përfitimit të fazës së parë dhe njëherazi u orientuan mbi përfitimin e secilit nxënës nga një mjedis i pastër dhe i shëndetshëm.

Kukës: Aktivitete mjedisore në kuadër të Ditës së Tokës

Në kuadër të veprimtarive të edukimit mjedisor dhe Nismës Mbarëkombëtare për Pastrimin nga Mbetjet në kuadër të Ditës së Tokës që është më 22 prill, lançuar nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Kukës sëbashku me Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Kukës, organizuan një takim sensibilizues me nxënës të shkollës nëntëvjeçare Topojan. Me nxënësit u fol për rëndësinë e jetës së egër, Zonave të Mbrojtura dhe ruajtjes së mjedisit. Në mbyllje të takimit, nxënësve iu shpërndanë fletëpalosje dhe broshura informative për Parkun Natyror Korab-Koritnik.

  • 1
  • 2