dita nderkombetare e pyjeve

21 mars - Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Idea për Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve lindi në Ansamblenë e 23-të të Përgjithshme të Konfederatës Evropiane të Bujqësisë, në vitin 1971. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë e mbështeti idenë, me besimin se ngjarja do të kontribuonte në ndërgjegjësimin e publikut mbi rëndësinë e pyjeve dhe përfitimin prej tyre. Kjo ditë promovon tri aspektet kryesore të pyjeve: mbrojtjen, prodhimin dhe argëtimin dhe përkujtohet çdo vit më 21 mars, ekuinoksi pranveror në Hemisferën Veriore dhe ekuinoksi vjeshtor në hemisferën jugore.

Dita e kujtesës, veprimit dhe ndërgjegjësimit për pyjet

Në kuadër të 21 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Federata Rajonale e Pyjeve Gjirokastër zhvilloi sot aktivitetin për monitorimin e Moratoriumeve të Pyjeve dhe Gjuetisë në Njesitë Administrative Cepo dhe Picar. Kryetarët e fshatrave të zonës, Administratorët e Nj.A. dhe anëtarë të Shoqatave të PPK diskutuan për mbrojtjen e pasurisë pyjore dhe faunës së egër në zonën e tyre, për sensibilizimin e komunitetit për mbrojtjen dhe shtimin e kësaj pasurie kombëtare.

Ministri Koka mbjell pemë në “Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve”

Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka dhe Drejtori i Projektit Hidroenergjetik te Devollit, Z. Ola By mbollën pemë në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve në Gramsh. Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit të ripyllëzimit që kompania ka në projektet e saj, bazuar në detyrimet ligjore të Marrëveshjes së Koncesionit dhe Ligjit për Shpyllëzimin dhe Ripyllëzimin e pyjeve të prekura nga projekti (Ligji 10083, Ligji 4/2013). Projekti Hidroenergjetik i Devollit është një investim i kompanisë norvegjeze Statkraft. Ministri Koka shprehu rëndësinë që merr festimi i Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve në nivel global.