dita ndërkomëtare e lumenjve

27 Shtator - Dita Botërore e Lumenjve

Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara iniciuan “Dekada e Ujit për Jetën”, për të ndihmuar në një ndërgjegjësim më të madh mbi nevojën për përkujdesje më të mirë për burimet tona ujore. Në plotësim të kësaj fushate, më 25 Shtator 2005, u shpall Dita Botërore e Lumenjve, e përkrahur nga miliona njerëz në mbi 30 shtete të botës. Dita Botërore e Lumenjve përkujtohet çdo vit të dielën e fundit të shtatorit dhe bazohet në suksesin e madh të Ditës së Lumenjve në Kolumbian Britanike, Kanada, e cila filloi në vitin 1980.

Dita Ndërkomëtare e Lumenjve, Shqipëria në alarm

Në Ditën Ndërkombëtare të Lumenjve, autoritetet shqiptare kanë dhënë alarmin. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të mbrojtura Zamir Dedej, gjatë një aktiviteti të zhvilluar me këtë rast, tha se shtratet e lumenjve dhe grukëderdhjet e tyre janë dëmtuar seriozisht. “Nga të dhënat që kemi, lumenjtë më të dëmtuar janë pjesa e Erzenit dhe Ishmit basene që depërtojnë në pjesën ku kemi popullatën më të madhe Tiranë dhe Durrës dhe kuptohet që dhe pjesa e mbetjeve është më e madhe. Ndërkohë kemi lumenj të ndotur, Gjanica që është efekti i naftës.