dita pa makina

“Bëhu zgjidhja, jo problemi”

Në Qytetin e Pogradecit shoqata “Unë, Gruaja” e ka bërë traditë organizimin e ditëve mjedisore. Për të realizuar projektet e saj shoqata bashkëpunon me shumë institucione lokale, shoqërinë civile në Pogradec, median lokale dhe komunitetin e gjerë, si në qytet ashtu edhe në zonat rurale. Gratë dhe të rinjtë janë protagonistët kryesorë të aktiviteteve të shoqatës, sidomos ato në fushën e mjedisit, duke siguruar kështu përfshirjen e tyre në jetën sociale, ekonomike, si dhe duke u bërë faktor ndryshimi për mjedisin.

“Një ditë në Kavajë” - Në mbrojtje të mjedisit dhe personave me aftësi ndryshe

Një mjedis i pastër dhe krijimi i kushteve për personat me aftësi ndryshe ishin në qendër të aktivitetit të organizuar ditën e djeshme në qytetin e Kavajës në kuadër të lëvizjes mbarëkombëtare “Për sot dhe nesër”, që “Albanian Exellence” në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare kanë nisur prej mëse tre vitesh. Me mbështetjen e bashkisë së qytetit të Kavajës, kjo iniciativë qytetare mblodhi në qendër të qytetit me tradita të Kavajës, qytetarë, nxënës të shkollave dhe autoritete lokale.

Bashkia e Tiranës në ditën pa makina dhuron biçikleta

Në Ditën Ndërkombëtare pa Makina, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një lajm të mirë që në bashkëpunim dhe me biznese do të dhurojnë për përdoruesit e biçikletave në kryeqytet 1 mijë të tilla. Edhe pse në rrugët tona nuk është se ishte respektuar kjo ditë Veliaj bëri apel që të përdoren sa më pak makinat, pasi ajri do të jetë më i pastër dhe banorët më të shëndetëshëm. “Trendi në Tiranë për ndotjen është në rënie me 15%. Po të vijojmë kështu, në 5 vite do kemi një ajër më të pastër. Tirana ende mbetet qytet i ndotur, por do të punojmë për uljen e mëtejshme të ndotjes.

Bashkia e Tiranës organizon “Dita pa makina”, aktivitete me nxënës

Qytetarë të shumtë iu bashkuan aktiviteteve të organizuara sot nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Skëndebej”, ku u zhvillua dita e radhës “Tirana pa makina”. Krahas aktiviteteve të ndryshme që përkuan edhe me Ditën e Mjedisit, të pranishmit patën mundësi të ndjekin edhe performancën e vecantë të disa qindra fëmijëve me gota plastike. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado, i cili u shpreh se synimi kryesor për kthimin e sheshit “Skënderbej” në pedonale është ulja e ndotjes dhe krijimi i hapësirave për qytetarët.

Dita pa makina - A e rrit cilësinë e ajrit?

Sot më 22 shtator Shqipëria i bashkohet, si çdo vit, Ditës Botërore pa Makina. Një sërë shtetesh përreth globit, morrin pjesë në iniciativën e Ditës pa Makina. E organizuar për herë të parë jozyrtarisht në vitin 1994, iniciativa u adoptua nga Komisioni Evropian në vitin 2000. Bogota, kryeqyteti i Kolumbisë, e themeloi Ditën Pa Makina nëpërmjet referendumit publik dhe këtë vit kremtoi 15 vjetorin e nismës duke miratuar kufizime madje edhe mbi motoçikletat.

Dita pa Makina, durrsakët marrin biçikletat

Dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme në qytetin e Durrësit i janë përgjigjur ftesës për të lëvizur me biçikleta në Ditën pa Makina që zhvillohet në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë. Me moton “Së bashku shkojmë më larg”, qytetarët kanë ecur gjatë paradites së djeshme me biçikleta në disa akse të qytetit, ku fillimisht janë nisur nga sheshi “Liria” pranë Pallatit të Kulturës. Përfaqësuesja e projektit të nisur nga bashkia, Ina Xhakoni, shprehet se qëllimi është promovimi i mënyrave të tjera të ecjes në rrugë.

Dita pa makina: Bashkia Tiranë publikon detajet

Tirana do i bashkohet edhe këtë vit “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe për të përqafuar gjithmonë e më shumë qasjet e reja të transportit që janë miqësore me mjedisin. Në kuadër të kësaj jave, Bashkia Tiranë do të organizojë një sërë aktivitetesh, që nga “Panairi i Botimeve për Lëvizshmërinë”, promovimi i mjeteve ekologjike të transportit publik apo aktivitete të tjera që kanë për qëllim nxitjen e të rinjve në përdorimin sa më shumë të biçikletës dhe për ta bërë atë një mjet popullor në Tiranë.

E diela pa makina, nisma e përjavshme e Bashkisë së Tiranës

Tashmë e diela pa makina do të kthehet në një ritual të përjavshëm në kryeqytet. Sipas Bashkisë së Tiranës, kjo nismë synon sensibilizimin e qytetarëve për të ndotur sa më pak mjedisin ku jetojmë por edhe për të bërë një jetë më aktive. Por ndërsa në qendrën e Tiranës do të mungojë zhurma e makinave, do të jenë të shumta aktivitetet e organizuara nga bashkia e kryeqytetit, për ta kthyer të dielën në një ditë festive.  Bashkia njoftoi dje se ky ritual do të vazhdojë deri mbylljen përfundimtare të sheshit “Skënderbej”, i cili do të vijë pas një viti me një pamje krejt të re.

Elbasan: Dita pa makina, nxënësit mbushin qytetin

Bashkia Elbasan, në kuadër të javës Europiane të Lëvizshmërisë, prej datës 16-22 Shtator i është bashkuar nismës së Ministrisë së Mjedisit për të organizuar një sërë aktivitetesh për mbrojtjen e mjedisit. Prej orës 10:00 deri në 11:00 qarkullimi i makinave në Bulevardin “Aqif Pasha” nga stadiumi deri tek kryqëzimi “1 Maj” u bllokua duke i dhënë qytetit, jo vetëm më shumë liri, por edhe një pamje më të bukur të qindra të rinjve që lëviznin me biçikleta.

Ja si u festua Dita pa Makina në Pogradec

Një bashkëpunim i Shoqatës Unë, Gruaja dhe Bashkisë Pogradec, Zyrës Arsimore Pogradec dhe angazhimit të shkollave të qytetit bëri të mundur një fushatë ndërgjegjësimi për të përdorur sa më pak mjetet motorrike që dëmtojnë mjedisin. Data 22 shtator nisi me një marshim masiv me biçikleta në shëtitoren e qytetit. Në këtë marshim u bashkuan edhe këmbësorë, të gjithë dashamirës të mjedisit dhe shëndetit të mirë. Karvani me biçikleta dhe ecja në këmbë synon të kthehet në një traditë për Pogradecin.

Java Evropiane e Lëvizshmërisë në Vlorë

Sot në Vlorë u kurorëzua Java Evropiane e Lëvizshmërisë, mbas një jave aktivitete me qytetarët, në partneritet të ngushtë me Bashkinë e qytetit, OSHC lokale, shkollarët etj. Aktivitetet kanë pasur qëllim informimin e qytetarëve për Javën Evropiane të Lëvizshmërisë, për ndikimin në ekonominë e tyre të lëvizjes alternative, për korsite e reja që u ndërtuan nga bashkia me rastin e këtij eventi në trotuaret e bulevardit Ismail Qemali, përdorimin e tyre nga qytetarët. Të rinjtë vullnetarë vlonjatë punuan sëbashku me punonjësit e bashkisë për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme në korsitë e reja të biçikletave.

Nesër në Tiranë “Dita pa makina”, rrugët ku do ndalohet qarkullimi

Nesër në Tiranë është “Dita pa makina” dhe bashkia informon qytetarët për 4 segmentet ku nuk lejohet qarkullimi i automjeteve në Tiranë. Rrugët ku do ndalohet qarkullimi i automjeteve ditën e premte do jenë: 1. “Dëshmorët e Kombit”, segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës; 2. Rruga “Kont Urani” (te klubi “Heminguej”), do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”; 3. Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “Vaso Pasha”; 4. Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Paris: Champs-Élysées pa makina një herë në muaj

Gjatë kësaj jave, Kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo njoftoi datën e hyrjes në fuqi të nismës më të re në përpjekjen për të ulur nivelin e ndotjes në kryeqytetin francez. Duke filluar nga 1 maji, të dielën e parë të çdo muaji, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave në sheshin me famë botërore Champs-Élysées. Zgjedhja e ditës së dielë nuk është aspak rastësore, sepse përkon me ditën kur vizitorëve iu ofrohet hyrje e lirë në muzeumet e Parisit. Ky vendim i fundit është vetëm një prej një sërë plani masash që synojnë të ulin në mënyrë të konsiderueshme trafikun rrugor në qytetin e dritave.

Shkodra "mbi biçikleta", në Kukës s'ndalen makinat në rrugët kryesore

Jo vetëm Tirana i ka kushtuar vëmendje pedalimit, duke lënë në shtëpi makinat, por edhe në Shkodër qytetin e bicikletave qytetarë të shumtë i janë bashkuar aktivistëve për të udhëtuar në qytet mbi një dyrrotakësh. Teksa bëhen gati për të pedaluar aktivistët bëjnë thirrje që të ketë më shumë korsi për biçikletat ndërsa Bashkia e këtij qyteti nuk i është bashkuar nismës së aktivistëve. Nga ana tjetër, një tjetër qytet verior, Kukësi, nuk e ka respektuar këtë aktivitet. Nëpër rrugët kryesore të qytetit është parë që makinat jo vetëm nuk janë ndaluar, por përkundrazi kishte më shumë se zakonisht.

Sot dita botërore pa makina, aktivitete me biçikleta në Prishtinë

Çdo vit me 22 shtator, njerëzit nga gjithë bota bashkohen në rrugë dhe lagje për t’iu përkujtuar njerëzve se nuk duhet të pranojmë të bëhemi shoqëri e dominuar nga makinat. Në Kosovë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor planifikoi që bashkërisht, së paku për një ditë të lëmë makinat dhe të promovojmë përmirësimin e transportit publik, çiklizmit dhe ecjes. Me këtë ngjarje simbolike MMPH-ja i bëri thirrje qytetarëve, institucioneve dhe të gjithë faktorëve tjerë që kanë ndikim, në mjedisin tonë ku jetojmë dhe veprojmë, që të përdorin sa më pak makina dhe në vend të tyre të gjejnë forma alternative të qarkullimit.

Tiranë: Gati flota e autobusëve elektrikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një intervistë të veçantë për Report Tv me gazetaren Rashela Shehu, gjatë udhëtimit me biçikletë në kuadër të "Ditës pa Makina". Veliaj foli për vizionin e Bashkisë së Tiranës për të promovuar mjetet ekologjike të cilat reduktojnë ndotjen dhe mbrojnë mjedisin. Kryetari i Bashkisë paralajmëroi masa drastike me gjoba për të gjithë ata që bllokojnë me automjete korsitë e dedikuara për biçikleta.