ditaboteroreemjedisit

Dita Botërore e Mjedisit 5 Qershori

Dita botërore e Mjedisit 5 Qershori shënohet në shumicen e vendeve të Botës. Shënohet me te vetmin qellim që njerëzimit dhe botës së civilizuar të ua tërheq vëmendjen për Mjedisin e pastër dhe ambjentet e tjera të cilat na rrethojnë në jetë dhe punën tonë të përditëshme. Duam që me keqardhje të konstatojmë se shteti ynë, më i riu në botë, në këtë drejtim nuk ka lëviz nga vendënumerimi.

Dita ndërkombëtare e Mjedisit, tema e vitit: Lufta kundër plastikës

Në Ditën botërore të Mjedisit, caktuar nga OKB-ja për të promovuar ndërgjegjësimin dhe veprimin në mbrojtje të mjedisit që na rrethon, ai që ngrihet si shqetësimi më i madh është fare i qartë: Si të ndihmohet lufta kundër plastikës së kthyer në njërin prej kërcënimeve kryesore ndaj ekosistemit në ditët tona.