Divjake-Karavasta

A po shkatërrohen zonat e mbrojtura me lejen e autoriteteve?

Në një prej ditëve të dhjetorit të shkuar, Presidenti i “Balfin Group” në cilësinë e ortakut të vetëm, depozitoi 500,000 euro, si zgjerim kapitali për “BFI Invest” sh.p.k., një prej kompanive të shumta të këtij grupi të fuqishëm financiar në Shqipëri. Me ç’dukej kompania, me një moshë relativisht të re, kishte ndezur motorrët. Krahas shtimit të kapitalit me para, objekti i veprimtarisë, gjithashtu ndryshoi. “Produktet bujqësore” u zëvendësuan me “investime mbi pasuritë e paluajtshme”. Dhe ende pa dalë dimri, një ekip specialistësh mjedisi zbarkoi në terren. Vendndodhja: Laguna e Nartës. Misioni: vlerësimi mbi mundësinë e një projekti të ardhshëm turistik.

Aleanca Mesdhetare e Ligatinave i kërkon Ramës dhe Kokës të mbrojnë Divjakën

Duke e konsideruar projektin për ndërtimin e blloqeve të apartamenteve, të hoteleve dhe të vilave në zonën e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, “jashtëzakonisht negativ” dhe “të papranueshëm”, një aleancë me 20 organizata mjedisore europiane e quajtur Aleanca Mesdhetare e Ligatinave, i bëri thirrje përmes një letre Kryeministrit dhe Ministrit të Mjedisit të anulojnë projektin e kompanisë Matebex. “Gjatë dekadave të fundit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për konservimin më të mirë të trashëgimisë natyrore të Shqipërisë, në veçanti përmes kontributit në Administrimin e Zonave të Mbrojtura, në ruajtjen dhe fuqizimin e vlerave të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta,” shkruhet në letrën dërguar Ramës dhe Kokës.

Çfarë mësuam nga këshillimi publik mbi Master Planin e Divjakës?

Në mesditën e 6 Prillit, u organizua në Ministrinë e Mjedisit konsultimi me grupet e interesit në lidhje me hartimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Master Planin “Resort Divjakë Albania". Resorti turistik i Divjakës është një projekt që mendohet të realizohet nga kompania Mabetex Group, në një nga zonat simbol të natyrës Shqiptare, Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Organizatat mjedisore argumentuan, duke dhenë fakte shkencore se përse nuk duhet të autorizohet Vlerësimi Strategjik Mjedisor ose Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis.

Divjaka kundër Divjakës: banorët brohorasin projektin ‘betonizues’ të Behgjet Pacollit

Të premten në drekë, në kinoteatrin e qytetit të Divjakës, disa dhjetëra banorë të zonës u mblodhën për të dëgjuar një prezantim nga kompania Mabetex, ndoshta shfaqja më e madhe në historinë e qytezës, e cila ka 8 mijë banorë dhe në përgjithësi e konsideron veten fshat, pavarësisht se është shpallur qytet në vitin 1996. Ata qenë mbledhur për të dëgjuar disa prezantime nga kompania Mabetex për një megaprojekt që synon të urbanizojë një segment të virgjër të bregtetit shqiptar, nga zona e Vilë Bashtovës pranë grykëderdhjes së Shkumbinit deri te pika ku deti lidhet me Lagunën e Karavastasë, rreth pesëmbëdhjetë kilometra më në jug.

Edhe Laguna e Karavastasë ngrin, zogjtë strehohen në spjaxhe me ujë të kripur

Ka ngrirë çdo gjë, thotë Ardian Koçi, Drejtori i AdZM-së në Qarkun e Fierit, që administron Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Ky park është tepër i vizitueshëm në të katër stinët e vitit edhe tani kur çdo gjë ka ngrirë. Vizitorë dhe turistë nga vendi dhe Europa, vijnë të shikojnë vallëzimin e mjelmave dhe të zogjve të tjerë ujorë. Turizmi i vëzhgimit të shpendëve është tipik në këtë hapësirë lagunore. Aty rriten dhe shumohen mjaft specie zogjsh ujorë dhe mbi të gjitha specia e rrallë e Pelikanit Kaçurrel. Së fundmi kjo lagunë popullohet edhe nga flamingot që zbresin nga Europa Lindore dhe dimërojnë aty.

Foletë e shpendëve në Divjakë-Karavasta rrezikojnë të shkatërrohen nga pallatet shumëkatëshe

Prej dekadash Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ka qenë shtëpi e 24 specieve në rrezik zhdukje dhe e miliona shpendëve të tjerë, që e përzgjedhin atë për folenizim apo shtegëtim. 22 hektarët e kësaj zone gëzojnë mbrojtje më të lartë me ligj dhe janë një ekosistem unik flore dhe faune, ku spikat pelikani kaçurrel. Çdo vit, disa mijëra vizitorë vijnë këtu veçanërisht për të admiruar nga larg shpendët e rrallë në habitatin e tyre natyror, ndërsa i vrojtojnë ato me dylbi dhe teleskopë.

KARAVASTAJA, LAGUNA QË MAGJEPS ME BUKURINË NATYRORE DHE ZOGJTË

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta të ofron një peizazh mbresëlënës në këto ditë dhjetori, ndërkohë që magjia në këtë lagunë shtohet duke parë shumëllojshmërinë e shpendëve. Sapo hyn në pjesën e pyllit, të shoqërojnë cicërimat e zogjve, ku veshi i mësuar i studiuesve dhe i specialistëve dinë të bëjnë dallimin se çfarë specieje i përkasin. Por edhe për ata që bëjnë për herë të parë një tur ‘birdwatching’, magjia nuk shuhet nëse nuk dinë t’i dallojnë. Shpendi që çdokush mund ta dallojë në lagunën e Karavastasë është pelikani kaçurrel, i cili në 2015-ën ka një shtim të popullatës.

Mrekullia e Lagunës së Karavastasë dhe rruga e re e Divjakës

Laguna e Karavastasë dhe e gjithë fauna dhe flora në të po marrin frymë lirisht. Prej tre vitesh ka ndryshuar çdo gjë tërësisht, që nga pastërtia, bllokimi i gjuetisë, respekti i ligjit dhe i rregullave, duke e rikthyer në shkëlqimin e dikurshëm dhe në një pasuri të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Pelikanët kaçurrelë dhe flamingot, pas masakrës në vite, janë tashmë mbretërit e Lagunës. Për pushuesit dhe admiruesit e kësaj zone, siç shihet dhe në këto foto, tani në dimër po ndërtohet dhe zgjerohet rruga që në pranverë e në verë të jetë çdo gjë gati.

Ndal urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta!

Koalicioni i Shoqërisë Civile në Mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta ka mbajtur një konferencë në Tiranë paraditen e kësaj të premte, për të shprehur shqetësimin e lartë në lidhje me propozimin për ndërtimin e një kompleksi urban në zemër të Parkut Kombëtar dhe në shkatërrim të vlerave të tij, të Zonës Ramsar të Lagunës së Karavastasë, Zonës Emerald, Zonës së Rëndësishme për Shpendët, Epiqendrës së Larmisë Biologjike dhe Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë. Urbanizimi i emërtuar si Master Plani “Resort Divjakë Albania” dhe i propozuar në formën e sotme pranë autoriteteve shqiptare nga Kompania Mabetex Group nuk është asgjë tjetër veçse një projekt i ri ndërtimi në një Zonë të Mbrojtur.

Në lagunën e Divjakës rikthehen krillat, spektakli filloi

Jemi futur në stinën e shtegtimit të zogjve migratorë dhe spektakli që ata sjellin bëhet mjaft tërheqës. Sinjalin e parë e dha këto ditë një flamingo Juvenil që nuk dihet prej nga fluturonte, por synimi i tij ishte laguna e Karavastasë. Erërat e forta dhe lodhja ia kanë devijuar itinerarin dhe ai u gjet në gjendje të drobitur fizike në breg të detit pranë Malit të Robit. Disa qytetarë e gjetën dhe njoftuan institucionet që kujdesen për kafshët e braktisura. Ai u mor nga punonjësit e AdZM -së Fier dhe pasi u kontrollua për dëmtime të ndryshme, u lëshua në lagunën e Karavastasë atje ku dhe ishte destinacioni i tij.

Një investim i dyshimtë shkatërrues për Parkun Kombëtar të Divjakës

11 organizata mjedisore kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik “Divjaka Albania” në parkun kombëtar të Karavastasë. Ato në një letër, dërguar Ministrit të Mjedisit Lefter Koka pohojnë shkeljet ligjore që paraqet masterplani i resortit. Sipas tyre, nuk është zbatuar afati kohor i njoftimit të dëgjesës me publikun i përcaktuar në ligjin Nr. 91/2013 “Për Vlerësimin Strategjik Mjedisor” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 219, datë 11.3.2015 “Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikun, si dhe dëgjesën publike gjatë procesit të vlerësimit strategjik mjedisor”.

Organizatat mjedisore paralajmërojnë shkatërrimin e parkut Divjakë-Karavasta nga megaresorti

Koalicioni i organizatave mjedisore në mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta organizoi të enjten një forum ndërgjegjësues, duke paralajmëruar ndikimin shkatërrues të projektit turistik të planifikuar për t’u ndërtuar në lagunën kryesore shqiptare. Duke analizuar me detaje shpendët dhe kafshët që kanë për shtëpi parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, Ferdinand Bego, profesor në Universitetin e Tiranës argumentoi se 22 mijë hektarët e këtij parku- zonë Ramsar, janë një ekosistem i pasur dhe një parajsë për shpendët në Mesdhe.

Pajisje zjarrfikësish për Administratën e Parkut Kombëtar të Divjakës

Katër kostume zjarrfikësish iu dhuruan ditën e djeshme AdZM-së së Fierit nga Kisha Ungjillore ”Rruga e Paqes”, pjesë e fondacionit ”Shpresë për Shqipërinë” dhe pastori Bert Dosti. Këto kostume u shtohen pajisjeve të tjera zjarrfikëse qe ka Parku, duke rritur më tej aftësitë e stafit në luftë kundër zjarreve. Ky park nuk ka pasur rënie zjarresh falë kujdesit që tregojnë administratorët e tij. Parku i Divjakës është një park ku zotëron kryesisht pisha e butë, që gjatë periudhës së nxehtë bëhet shumë i mundshëm rënia e zjarreve por deri më sot nuk ka një historik të zjarreve masive.

Parku i Divjakës, ndalesa e radhës e producentit dhe regjisorit të dokumentarëve për jetën e egër, Erich Proll

Erich Proll, producenti, regjizori dhe kameraman i filmave dokumentarë për botën e egër Erich Proll, vizitoi Parkun Kombëtar të Divjakës për një dokumentar të faunës dhe florës së kësaj zone. Drejtori i këtij parku, Ardian Koçi sjell përshtypjet për takimin me producentin e filmave për natyrën në mbarë botën. “Më shprehu dëshirën për të filmuar në parkun e Divjakës. Sigurisht që i krijuam të gjitha kushtet për filmim. Na premtoi që filmimet do na i dërgonte edhe ne”, thotë Ardiani. U rrit me interesin për natyrën.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta në fokus të Radio BBC 4

Elizabeth Gowing, bashkëthemeluese e shoqatës “Ideas partnership” rrëfen mrekullitë e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta në programin ‘From Our Own Correspondent’ – në Radio BBC 4. Gjatë vizitës së saj në këtë park u shoqërua nga kryetari i shoqatës Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA), Kujtim Mersini për të treguar bukurinë, rëndësinë e kësaj zone dhe punën e madhe që PPNEA ka bërë ndër vite në këtë park, veçanërisht me anë të programit “Menaxhimi i Ligatinave dhe Ruajtja e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut”.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta pasurohet me një specie të re

Lista e shpendëve të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta pasurohet me një specie të re: Rosa kuqaloshe (Tadorna ferruginea). Ky shpend i paraqitur dhe në foton e marrë në terren, u vrojtua më 26 Shkurt 2017 nga Louis Seiller, një nga anëtarët më të rinj të shoqatës AOS-Albanian Ornithological Society. Kuqaloshja mendohej e zhdukur nga territori i Shqipërisë duke qenë se vrojtimi i saj mungonte që prej të paktën 25 vitesh. Por dy vrojtime të fundit, fillimisht një individ, për fat të keq i vrarë, në vitin 2014 dhe tashmë një individ në fluturim në 2017 e fusin sërish në listën e specieve të vrojtuara në Shqipëri.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, 1500 turistë të huaj në periudhën pranverë-vjeshtë

Divjaka është një prej destinacioneve më të afërta për të kaluar një fundjavë në natyrë të qetë dhe në ajër të pastër në mënyrë argëtuese. Kjo për vetë mundësitë që të jep parku i madh i saj. Një park që ka një shtrirje gjeografike të konsiderueshme ku rriten lloje të ndryshme drurësh e shkurresh, por mbi të gjitha mbretëron Pisha e Butë, ajo romake. Tani është fillim vjeshte dhe fillon zverdhja e gjetheve te drurët stinor, por pishat ngelen të gjelbërta në çdo stinë, kështu që, tani krijohet aty një kolor shumëngjyrësh.

Pelikanët shqiptarë në prag të zhdukjes

Vetëm disa dhjetëra pelikanë dalmacianë, të njohur si pelikani kaçurel, mbeten në lagunën e Karavastasë nga qindra të tillë që qenë në vitet 1980 si pasojë e gjuetisë dhe zhvillimit të pa kontrolluar. Ura që lidh fshatin e Divjakës me lagunën e Karavastasë është pothuajse e kalueshme. Dragamina që ndihmon për thellimin e kanalit mes lagunës dhe detit duket se nuk ka punuar shumë kohët e fundit. Për aq kohë mbajnë mend njerëzit, pelikanët kaçurelë kanë ngritur foletë e tyre në një nga ishujt e ulët të lagunës, të cilin konservacionistët dhe banorët vendës e njohin si Ishulli i Pelikanëve.

Punimet në Divjakë-Karavasta kërcënojnë Pelikanin Kaçurrel

Gjatë vizitës së radhës në lagunën e Karavastasë, për monitorimin e Pelikanit kaçurrel, Shoqata për Ruajtjen e Mbrojtjen e Mjedisit Natyror (PPNEA), u ndesh me një pamje aspak të zakontë për Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Në zonën pranë kanalit të Vaut kryen gërmime dhe konkretisht brenda në lagunën e Karavastasë. Zona më e rëndësishme ligatinore në Shqipëri, i vetmi vend fole për pelikanin kaçurrel po kërcënohet drejtpërdrejt nga ndërhyrje akoma të paqarta dhe të pa bëra publike me projekte konkrete.

Resorti i Mabetex kërcënon Parkun Kombëtar “Divjakë – Karavasta”

Në një konferencë për shtyp në lagunën e Divjakës, disa shoqata mjedisore, kanë kundërshtuar ndërtimin e resortit nga Mabetex në Divjakë. Sipas organizatave AOS, EcoAlbania, PPNEA dhe EuroNatur, projekti është parashikuar të ndërtohet brenda Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta”, i cili është shpallur si zonë e mbrojtur që prej vitit 1964. Ky projekt do të rrezikonte biodiversitetin dhe habitatet natyrore më të rëndësishme në brigjet e Adriatikut.

  • 1
  • 2