dldp

Mjedis i pastër – Jetë më e shëndetshme!

Në datë 15 Prill 2016, zyra e Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (dldp) në kuadër të programeve mbështetëse për Bashkinë Shijak organizoi një vizitë të Z. Cristoph Graf Ambasador i Zvicres në Shqipëri. Në takimin e hapur publik të organizuar në qendrën kulturore të qytetit për prezantimin e punës së bërë për strategjinë e zhvillimit të territorit, Z. Cristoph Graf dhe Kryetari i Bashkise Z. Ardian Kokomani diskutuan mbi nevojat dhe problematikat që bashkia e Shijakut ka në kuadër dhe të ndarjes së re administrative.

Planet vendore, Zvicra jep “Ok” për Malësinë e Madhe

Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (DLDP) financuar nga Qeveria Zvicerane i është përgjigjur interesimit për asistencë financiare dhe teknike për bashkinë  e Malësisë së Madhe, në hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor. DLDP ushtron aktivitetin në veri të Shqipërisë që prej vitit 2006, në mënyrë të veçantë në fushën e planifikimit dhe menaxhimit financiar në nivel vendor, rajonal dhe kombëtar. Pak javë pas ftesës së Ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni për donatorët ndërkombëtarë kjo është përgjigja e parë që ka mbërritur për financimin e hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, për një prej 30 bashkive ku ende nuk nisur puna për këtë plan.