doomsday clock

Doomsday Clock, ora që llogarit fundin e botës

Quhet Doomsday Clock dhe është simbol i afrimit të botës me zhdukjen e saj, dhe ka qënë shumë afër mesnatës vetëm në një rast. Ora supozohet të parashikojë apokalipsin.Vetëm në 1953 ajo ishte shumë afër mesnatës, kur Amerika prodhoi bombën e hidrogjenit. Në këtë kohë thonë shkencëtarët koha u vendos 2 minuta para mesnatës. Ndërsa më larg se mesnata ka qënë në 1991, afërsisht 17 minuta, kohë që përkonte me deklarimin e fundit të Luftës së Ftohtë mes Rusisë dhe SHBA duke hequr armët bërthamore.

Ora e katastrofës qëndron tre minuta e pandryshuar deri në mesnatë

Fundi i botës ka ardhur shumë më afër në tre vitet e fundit, aq sa çdo person tani është në rrezik, thonë shkencëtarët të cilët qëndrojnë pas “Doomsday Clock”, një orë simbolike e cila numëron minutat mbrapsht deri në ditën e Apokalipsit. Shkencëtarët atomikë kanë vendosur të mos i lëvizin akrepat e orës që numëron mbrapsht minutat e fundit të botës. Pavarësisht testimit të bombës me hidrogjen nga Koreja e Veriut, forcimit të Shtetit Islamik dhe tensioneve Rusi - Turqi, akrepat e orës kanë “ngecur” në 11:57 para mesnate, ndërsa ora 12:00 simbolizon fundin e botës.