dora e njeriut

Mos po hakmerret natyra ndaj nesh?

Shqipëria noton në ujë, sot fatet e mijërave shqiptarëve ndodhen në mëshirë të fatit me sytë nga qielli që loton pa pushim dhe me këmbët e tyre të mbuluara me ujë, kjo gjendje ndodhet prezente në shumë qytete të vendit tonë. Mos është faji i motit apo është faji i shtetit për dëmtimet e pafundme e pa kriter të pasurive natyrore ( tokë, ujë, pyje, ajër) për keqmenaxhimin e fondeve, nuk disponohet asnjë plan për basenet e vendit, projeket për rimëkëmbjen e shtretërve të lumenjve, forcimin e digave, argjinaturave, apo pastrimin e kanaleve kulluese.