drejtoria e emergjencave civile

Emergjencat Civile - Ura të shembura, rrugë të bllokuara, ja situata në zonat e përmbytura

Drejtoria e Emergjencave informon se në disa qarqe situata vijon të jete ende problematike. Në Shijak nga dalja e lumit Erzen janë përmbytur 20 banesa poshtë urës. Ndërsa në Durrës 15 familje janë zhvendosur për shkak të rrezikut. Në Babrru ka ndodhur një rrëshqitje masive dherash, e cila ka bllokuar kalimin e mjeteve dhe të banorëve. Situata më problematike është në Shkodër, ku në Njësinë Administrative Pult janë prishur disa ura, ndërsa në Qarkun e Dibrës ka bllokim të rrugëve.

Fatura e përmbytjeve: 35 milion euro humbje çdo vit

Vetëm nga përmbytjet e 6 janarit, Shqipëria llogariti dëme prej 9 milion eurosh në infrastrukturë, banesa, kultura bujqësore dhe të ngjashme. Drejtoria e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, llogarit një kosto prej 35 milionë eurosh në vit që i krijohet vendit nga fatkeqësitë natyrore. Vetëm fatura paraprake e reshjeve të një dite (6 janarit) llogaritet 9 milionë euro. Kostot sociale nuk janë llogaritur. Sëmundjet dhe vdekshmëria do të jenë të larta në këto zona. Mungesa e fondeve kushtëzon mbrojtjen nga rreziqet dhe kompensimin e dëmeve. 

Temperaturat e larta, EC: Masa për rrezikun e zjarreve dhe thatësirës

Temperaturat e larta kanë shtuar rrezikun e zjarreve në gjithë vendin, duke pritur që ato të arrijnë mbi 40 gradë Celcius. Emergjencat Civile kanë marerë masat për rrezikun e shtuar nga temperaturat e larta. “Në veçanti fermerët e barinjtë duhet të bëjnë kujdes të shtuar, duke mos përdorur zjarrin për pastrimin e parcelave bujqësore apo kullotave. Kjo formë pastrimi ka sjellë rrezik jo vetëm të sipërfaqeve pyjore dhe kullotave, por djegie të masiveve pyjore dhe plantacioneve me pemë frutore pasi zjarri del jashtë kontrollit për shkak të ndryshimit të drejtimit dhe shpejtësisë së erës.