drin

Alarmi: Drini po kthehet ne lum të vdekur

Prurjet në Lumin Drin kanë rënë kaq shumë sa tashmë ai po kthehet në një lumë të vdekur. Alarmi jepet nga eksperti i mjedisit, Jak Gjini, sipas të cilit sipërfaqja e ujëmbledhësit të këtij lumi është zvogëluar nga ndërprerja e prurjeve që janë devijuar në Lumin Buna që në vitet 50-të. HEC-i i Ashtës i ndërtuar kohët e fundit e ka përkeqësuar më shumë situatën aq sa të duket se Drini është kthyer në një kanal të madh kullues. Sipas Jak Gjinit projekti për evitimin e përmbytjeve ka rezultuar fatal për Drinin.

Festimi i Ditës së Drinit 2017 në Kukës

GEF Drin Project/GWP-Med dhe Qendra EDEN festuan ditën e premte, më datë 5 maj, Ditën e Drinit, në zonën e Kënetës, qytetin e Kukësit. Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit me titull: “Mundësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar i burimeve ujore në pellgun e zgjeruar të lumit Drin”. Projekti zbatohet nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe ekzekutohet nga Global Water Partnership (GWP) përmes GWP-Mediterranean (GWP-Med), në bashkëpunim me Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara (UNECE).

Gara me kajak në lumin Drin – Promovohet turizmi në Lezhë

Gara me kajak në lumin Drin… Kjo është nisma më e re e bashkisë së Lezhës për të promovuar turizmin në Lezhë. Sektori i sportit në bashkinë Lezhë organizoi me të rinjtë këtë aktivitet, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Ndjesia për ata që e provuan një sport të tillë ishte e jashtëzakonshme. Edhe pse garuesit nuk ishin profesionistë, e morën shumë seriozisht pjesëmarrjen. Të ardhur edhe nga qytete të tjera, ata kërkuan që kjo të kthehet në një traditë, në Lezhë. Në garë u bënë pjesë edhe efektivë policie, që mendojnë se mund të jenë nesër pjesë e një ekipi.

Kanalizimet e ujërave të zeza në Lumin Drin, makthi i qytetarëve

Lumi Drin është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe në lumin e Bunës, degë që u formua pas një përmbytjeje në shekullin XIX. Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë, dhe Drinit të Zi që buron nga Shën Naumi, Maqedoni. Për shkak të liqeneve artificial të krijuar, si ai i Fierzës, Komanit, e Vaut të Dejës, një pjesë e Drinit është bërë i lundrueshëm. Megjithatë, përmbytjet në zonën e Lezhës janë të përvitshme edhe sot e kësaj dite.

Lidhja e fortë mes njerëzve dhe natyrës, kusht për menaxhimin e përbashkët të basenit të lumit Drin

Në vijimësi të organizimeve të suksesshme të mëparshme, dita e 4-t e Drinit u festua ne 5-6-7 Maj 2017 në katër vende me ekosisteme bregore për të sensibilizuar një gamë të gjerë të aktorëve lokale, për vlerat dhe rëndësinë e pellgut të Lumit Drin dhe shërbimeve të ekosistemit të tij, në cilësinë e jetës së përditshme së komuniteteve lokale dhe të aktiviteteve ekonomike. Rreth 1.5 milionë njerëz mbështeten në burimet e pellgut për ujë të pijshëm. Ata gjithashtu mbështeten në aktivitetet ekonomike që bazohen në përdorimin e ujit të Drinit, si bujqësia, peshkimi, industria, hidrocentralet dhe turizmi.

Lumi Drin, monitorimi tregon shifra alarmante për grumbullimin e mbetjeve

Hidrocentrali i Ashtës është i pari në vend që është ndërtuar me turbina tërësisht moderne, që prodhojnë maksimalisht energji elektrike, duke shfrytëzuar në maksimum kapacitetet ujore. Por edhe pse në kushte kaq optimale, nga të dhënat e furnizuara nga ky hidrocentral rezulton që prurjet e mbetjeve urbane dhe barishtore që vijnë nga kaskada e Drinit deri në Spathar janë shumë të larta. Ajo që duket edhe më shqetësuese është se ndotja urbane prej dy vitesh ka filluar të ndodhë edhe brenda territorit të hidrocentralit në stacionin e dytë të tij raporton Drejtori i Mjedisit të hidrocentralit, Z. Arjan Çela.

Menaxhimi i ujit në Drin, tunele të reja në Koman e Fierzë

Koorporata Elektro Energjitike Shqiptare po parashikon për të ndërhyrë në hidrocentralin e Fierzës dhe Komanit me qëllim zvogëlimin e pasojave nga përmbytjet. Një studim që kushton rreth 2 milionë euro do të mundësojë projektimin e dy tuneleve të reja shkarkuese në hidrocentralet më të mëdha të kaskadës së Drinit, me qëllim menaxhimin sa më të mirë të prurjeve dhe uljen e impaktit të përmbytjeve tek popullata.

Prezantohen faktorët ndotës në Lumin Drin nga Bashkia Vau Dejës në Bashkinë Shkodër

Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër, organizoi, me datë 28 prill 2017, workshopin me temë: “Prezantimi i faktorëve ndotës të Lumit Drin nga Bashkia Vau Dejës në Bashkinë Shkodër”. Në këtë aktivitet, ishin të ftuar dhe morën pjesë 27 përfaqësues të drejtorive të ndërlidhura me menaxhimin e Basenit të Drinit (Drejtoria e Mjedisit, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Emergjencave Civile) të Bashkisë Shkodër dhe Drejtoria e Sektorit Publik të Bashkisë Vau Dejës, Prefektura Shkodër, Agjencia e Basenit Drin-Buna, Inspektoriati i Mjedisit dhe Pyjeve Shkodër, Agjencia Rajonale e Mjedisit Shkodër, Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Shkodër, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik Shkodër, Energji Ashta, përfaqësues të REC Shqipëri ashtu si dhe shoqëria civile e cila punon në fushën mjedisore në nivel vendor.

Shtohen prurjet në Drin, Fierza mbetet e mbyllur

Pavarësisht reshjeve të dendura të këtyre ditëve të fundit, KESH bën të ditur se hidrocentrali kryesor i kaskadës së Drinit, ai i Fierzës vazhdon të mbahet i mbyllur, me qëllim grumbullimin e rezervës ujore. Sipas të dhënave të fundit nga KESH, sasia e reshjeve në këto 10 diët ka përmirësuar ndjeshëm bilancin energjitik të Korporatës, ku niveli në HEC e Fierzës tashmë është rreth 8 metra më lart se niveli më 31 dhjetor. Sekretariati teknik i komisionit të posaçëm të trajtimit të plotave ka rekomanduar që kuotat në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës të administrohen me tendencë ulje.