Dritan Leli

Vazhdon puna për pastrimin e kanalizimeve në Vlorë

Bashkia e Vlorës po vazhdon me intensitet punën për pastrimin e sistemit të kanalizimeve të qytetit. Megjithëse në vigjilje të festave, të gjithë punonjësit e strukturave në varësi të kësaj bashkie, janë në terren. Puna është përqendruar në të gjithë gjatësinë e Kanalit të Ujërave të Larta, që zbret nga Ujëmbledhësi mbi godinën e spitalit dhe vazhdon në drejtim të Nartës, për në det. Tonelata të tëra mbetjesh po largohen çdo ditë, duke krijuar “frymëmarrje” në këtë kanal, më i rëndësishmi në të gjithë sistemin e shkarkimit të ujërave në qytet dhe ku nuk ishte ndërhyrë prej 30 vjetësh. Pamja tashmë ka ndryshuar.