dron

Dron për të luftuar sëmundjet në natyrë

Një kompani spanjolle ka projektuar së fundi një dron që do të përdoret enkas për të luftuar sëmundjet në natyrë. ‘F300’ është projektuar për të luftuar në rast katastrofash natyrore, qoftë në të mirë të njeriut ashtu dhe në blegtori. Miza afrikane e quajtur Tsetse strehon parazitë të vdekjeprurës të quajtur tripanosomiaza, të cilën kjo mizë e transmeton te kafshët dhe njerëzit nëpërmjet kafshimit. Tek njerëzit, virusi i tripanosomiazës shkakton ‘sëmundjen e fjetur’, një gjendje potencialisht fatale që sulmon sistemin nervor qendror deri në vdekje. Tek kafshët efekti është gërryerje muskujsh, paraliza dhe vdekje në fund.