Dubai

Dubai ndërton një fabrikë për të shndërruar mbetjet urbane në energji

Bashkia e Dubait ka njoftuar më herët se do të vendosë në fund të qershorit impiantin më të madh në Lindjen e Mesme, në rrethin e Warsan 2, për të kthyer mbetjet e ngurta në energji. Projekti kushton 2 miliardë AED, dhe arrin vizionin qytetar për ta bërë Dubain qytetin më të urbanizuar, më të qëndrueshëm dhe më të zgjuar deri në vitin 2021. Ky veprim gjithashtu vjen në përputhje me axhendën kombëtare për të reduktuar deponinë me 75 % deri në vitin 2021, si dhe për të mbrojtur mjedisin nga gazi metan i shkarkuar nga deponia.

Dubai ofron parkim falas për makinat elektrike – Strategjia për të kaluar drejt burimeve të rinovueshme

Synimi për Dubain, edhe pse është një vend i ngritur falë parave të naftës, është të kalojë drejt makinave elektrike që janë më miqësore për natyrën. Autoriteti i Elektricitetit dhe Ujit në këtë shtet synon që të ketë 32 mijë makina elektrike në rrugët e saj deri në vitin 2020 dhe për këtë arsye, kjo kompani ka hartuar një strategji për të nxitur kalimin në motorë elektrikë që funksionojnë me bateri. Dubai ka instaluar 100 stacione karikimi në qytet dhe pret të instalojë edhe 100 të tjera deri në fund të vitit tjetër.

Spital për devetë në Dubai

Devetë kanë rëndësi të veçantë për trashëgiminë e Emirateve të Bashkuara Arabe, prandaj është hapur në Dubai një spital i veçantë vetëm për trajtimin e tyre. Qendra mjekësore ku janë investuar rreth 10 milionë euro, ka pajisjet më moderne, ndërsa janë angazhuar veterinerët që janë specializuar në shtete perëndimore, transmeton Telegrafi. Aty mund të trajtohen deri në 20 deve njëherësh, ndërsa jashtë spitalit ndodhet dhe një pistë e vogël garash, ku stërviten ato që janë shëruar prej problemeve fizike.