Dumre

Dumreja dhe Liqenet e Belshit, një bukuri turistike që duhen zgjuar

Edhe tani në dimër mund të udhëtosh për në Belsh e të kënaqesh. Ndodhen fare pranë Elbasanit,Tiranës, Gramshit dhe Kuçovës, me një bukuri të rrallë dhe një histori tepër intriguese. Në përgjithësi është një zonë me një peizazh natyror që të bën për vete në të katër stinët por më interesante është pranvera dhe vjeshta, ku bimësia pikas me ngjyrat e saja të theksuara. Gjithë krahina numëron rreth 84 liqene, midis tyre ka dhe të vegjël fare, por të gjithë janë të bukur dhe kanë karakteristikat e tyre. Kanë një florë befasuese sidomos në pranverë.

Liqene dhe pedalim, aventurë me biçikletë në pllajën e Dumresë

Shiu i vjeshtës gjatë muajit tetor shpesh ia ndërlikon kalendarin aventurierëve të natyrës, por e shtuna e kaluar pati veçse një vrenjtje të lehtë të motit dhe si pasojë qe ideale për një udhëtim të gjatë me biçikletë në pllajën e Dumresë. Pllaja e Dumresë e cila shtrihet nga lumi Devoll në jug deri në lumin Shkumbin në veri dhe që përkufizohet nga fusha e Pazhokut në lindje dhe ajo e Myzeqesë në perëndim, është e njohur për liqenet e shumta karstike të cilat mendohet se të shpërndara nëpër zonë arrijnë në 85.