durres

“Urbanizimi” dhe “zhvillimi” si terminologji joshëse

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Mjedisin (EEA), zonat urbane në vendet në zhvillim do të thithin pjesën më të madhe të rritjes së popullsisë botërore, me 67% të njerëzve që jetojnë në qytete deri në vitin 2050. Shumica e rritjes pritet të jetë në mega-qytete, veçanërisht lagjet e të varfërve. Qytetet kompakte janë mënyra më efikase dhe ekologjikisht më e qëndrueshme për të siguruar mirëqenien e një popullsie në rritje.

Bregdeti i Durrësit, jo më në zonat e ndotura

Ata që do të zgjedhin bregdetin e Durrësit për të kaluar pushimet, nuk duhet të shqetësohen më për kushtet e higjienës. Në këtë përfundim është arritur pas matjeve që janë bërë nga specialistet në zona të ndryshme të bregdetit. Nestor Memsuri, Shef i Shëndetit Mjedisor pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik është shprehur se investimet e fundit, kanë ndikuar pozitivisht rritjen e pastërtisë se ujit të detit në plazhet e Durrësit dhe atë te Shkëmbit të Kavajës. Durrësi ka një vijë bregdetare prej 62 km nga Gjiri i Lalëzit deri në kufi me Golemin, tek përroi i Agait.

Bregdeti i papastër - Në Durrës dynden pushuesit, por në maj nis plugimi i rërës

Kur na ndajnë pak ditë nga çelja zyrtare e sezonit turistik, përgjatë vijës bregdetare të plazhit të Durrësit nuk është marrë asnjë masë për infrastrukturën e përgjithshme pritëse. E gjithë vija bregdetare është e mbushur me alga dhe mbetje të tjera, ndërsa edhe këtë sezon veror do të mungojnë tualetet publike. Pushuesit e parë që kanë nisur të frekuentojnë plazhin e Durrësit shprehen se situata nuk është normale. Pritet që në fillim të muajit maj të nisë pastrimi, plugimi dhe disinfektimi i rërës, ndërsa në 15 maj Bashkia do të çelë zyrtarisht sezonin turistik veror.

Bregdeti me naftë, dy mjete lundrimi do të riekspertohen

Gati pesë javë nga ndotja masive që shpërtheu në plazhin e Durrësit, për rreth 3.5 km vijë bregdetare, autoritetet ende nuk kanë një përgjigje konkrete për të vënë para drejtësisë, subjektin apo individin që shkaktoi këtë ndotje. Burimet nga policia kufitare në Durrës, pjesë e grupit hetimor, kanë bërë të ditur se tashmë rrethi i mjeteve lundruese të dyshuara ka mbetur vetëm dy. “Është kërkuar riekspertim i karburantit dhe mbetjeve të një prej trageteve të linjës Durrës-Bari dhe një prej anijeve tregtare që transporton konteinerë në portin e Durrësit.

Cop21 në Durrës, përmes transportit "Green"

COP21 e sollëm në komunitetin tonë, konkretisht përmes transportit dhe logjistikës ‘Green’, me qëllim reduktimin e shkarkimeve të CO2 në qytet e me një ndikim pozitiv në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Dita pa Makina, durrsakët marrin biçikletat

Dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme në qytetin e Durrësit i janë përgjigjur ftesës për të lëvizur me biçikleta në Ditën pa Makina që zhvillohet në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë. Me moton “Së bashku shkojmë më larg”, qytetarët kanë ecur gjatë paradites së djeshme me biçikleta në disa akse të qytetit, ku fillimisht janë nisur nga sheshi “Liria” pranë Pallatit të Kulturës. Përfaqësuesja e projektit të nisur nga bashkia, Ina Xhakoni, shprehet se qëllimi është promovimi i mënyrave të tjera të ecjes në rrugë.

Durrës, betonizohet plazhi, hotelet po hedhin blloqe betoni

Pak ditë më parë Report Tv ka denoncuar hedhjen e betonit në plazhin e Durrësit, ku një përfaqësi e hoteleve po hidhnin beton për të përfituar hapësira të rërës. Ndërsa sot ambjentalisti, Sazan Guri dhe përfaqësues të shoqërisë civile denoncuan zyrtarisht pranë Gjykatës Administrative dhe Prokurorisë së rrethit Durrës masakrën mjedisore që po ndodh në bregdetin Adriatik në sektorin Apolonia, ku dhjetëra biznese, me qëllim përfitimi të hapësirave me rërë, kanë betonizuar bregdetin në mënyrë të paligjshme.

Durrës, bizneset private hedhin blloqe betoni në zonën e plazhit

Hidhen blloqe betoni në plazhin e Durrësit. Prej rreth një muaji në sektorin Teuta, një sipërfaqe prej 200 m gjatësi vijë bregdetare dhe 30 m thellësi në det është rrethuar nga blloqe betoni. Një situatë e tillë ka shqetësuar jo vetëm banorët e zonës së plazhit por edhe ato të qytetit të Durrësit. Blloqet janë vendosur nga disa biznesmenë, pronarë hotelesh, të cilët janë mbledhur së bashku dhe kanë vendosur të investojnë për zgjerimin e brezit të rërës. Sipas tyre një ndërhyrje e tillë është ndërmarrë për dy arsye, e para për të luftuar erozionin pasi deti është afruar fare pranë hoteleve dhe e dyta për të zgjeruar sipërfaqen e rërës për plazhistët.

Durrës, fushatë ndërgjegjësimi mbi cilësinë e ujit të detit

Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit mbi cilësinë e ujit të detit, sot (15 shtator) Qendra e Informimit e BE-së Tiranë në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik Durrës monitoruan cilësinë e ujit të detit në Gjirin e Lalëzit. 5 mostra në 5 pika të ndryshme u morën sot në këtë zonë. Fushata e monitorimit synon të ndërgjegjësojë në mbajtjen pastër të plazheve dhe përmirësimin e cilësisë së ujit të detit.

Durrës, Klosi: Masa penalizuese për subjektet që shkaktojnë ndotje

Nga Durrësi ka nisur ditën e djeshme aksioni “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” fushata e ndërmarrë nga ministri i ri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Ndarë në disa faza, Ministri Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi lançoi nga Durrësi në një tryezë me kryetarët e bashkive ne vend, fillimin e operacionit mbarëkombëtar. I ngjashëm me mega operacionin e energjisë elektrike kundër vjedhjes përsa i përket masave të ashpra penalizuese, Klosi foli për një mjedis të ndotur dhe aspak mikpritës për turistët.

Durrës, pas ankesave të banorëve për ujin, nis puna për tubacionet e reja

Pas ankesa të përsëritura të qytetarëve durrsakë, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës ka ndërhyrë për përrmirësimin e infrastukturës. Pas shtrirjes së tubacionit të ri të furnizimit me ujë të pijshëm për një pjesë të lagjes nr 1 të qytetit të Durrësit, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka nisur punën për të bërë të njëjtën gjë në krahun tjetër të rrugës “Taulantia”, në mënyrë që të krijohet sistemi unazë për furnizimin e zonës me ujë të pijshëm. Akualisht, zona në fjalë furnizohet me ujë të pijshëm nga një linjë e përbërë nga tubacion çeliku me diametër 100 mm dhe banorët kanë shprehur shpesh ankesa për ndotje të ujit dhe mungesë të tij.

Durrës, punimet për kolektorin drejt fundit; jo më shkarkime në det

Në plazhin e Durrësit vijon puna për lidhjen e qindra godinave dhe bizneseve me kolektorin kryesor, për të shmangur përfundimisht derdhjen e ujërave të zeza në det. Sipas ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, investimi prej 7.8 milionë eurosh për ndërtimin e rrjetit dytësor dhe tretësor të kanalizimeve të ujërave të zeza në Plazhin e Durrësit, nga Ura e dajlanit në Plepa, po shkon drejt fundit. Aktualisht ka përfunduar lidhja e të gjitha banesave dhe bizneseve nga ana e detit, ku nuk ka shkarkime të ujërave të zeza në det.

Durrës, transport jashtë standardeve, sekuestrohet qumësht e mish

Drejtoria e AKU-se në Durrës ka ndërmarrë një aksion, për kontrollin e akseve hyrëse – dalëse në qarkun e Durrësit, në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së , Isuf Shehu, për inspektimin e mjeteve të cilat transportojnë produkte ushqimore me origjinë shtazore dhe joshtazore . Gjatë kontrollit në akset rrugore, në rrugët hyrëse të Plazhit, Ura –Plepa, në hyrjet e autostradës Tiranë-Durrës, rreth-rrotullimit të ‘Royal Gazit’ dhe Ura e Dajlanit, ka rezultuar se:

Durrës: Nafta, katastrofa mjedisore zhvendoset në Porto Romano

Hidrokarburet, që ndotën ditë më parë bregdetin e Durrësit nga “Iliria” deri në sektorin “Apolonia”, kanë përfunduar në Porto Romano. Ato kanë kaluar nëpërmjet kanalizimeve të ujërave të zeza të lagjes nr. 13, duke shkaktuar një tjetër ndotje të rëndë në këtë zonë.

Durrës: Rrjeti i organizatave ECIM, shpalos sugjerimet dhe zgjidhjet për problemet mjedisore

Ditën e martë, më 12 shtator, në Bashkinë Durrës, u zhvillua një takim i kërkuar nga rrjeti i organizatave ECIM. Në fokus të këtij takimi ishin problemet mjedisore që shfaqen sot në Durrës. Përfaqësuesit e organizatave shpalosën problemet mjedisore përpara zyrtarëve të bashkisë ku dhe u diskutuan se si mund të zgjidheshin. Problematikat ishin të shumta, por u veçuan si më të rëndësishme mos pastrimi i qytetit gjatë sezonit të verës dhe djegia e tyre në vendgrumbullim. Gjithashtu dhe cilësia e ujit në det dhe hedhja e mbetjeve përgjatë kanaleve dhe lumenjve.

Fotoekspozita e gjuetarëve sfidon imazhin e tyre si armiq të natyrës

Gjuetarët e vërtetë të Durrësit që prej tre vitesh i kanë varur në gozhdë armët e tyre çifte në zbatim të moratoriumit qeveritar, megjithatë ata nuk kanë reshtur kurrë së menduari për gjahun dhe natyrën. Disa ditë më parë drejtuesit e shoqatës së qytetit hapën një ekspozitë me foto, që rikrijojnë historinë 80-vjeçare të gjuetisë në rrethin bregdetar, dhe që jo pak ngjasojnë si sfidë për paligjshmërinë dhe institucionet shtetërore.

Gjuetia e paligjshme, 3 persona kapen në flagrancë

Më datën 17.1.2016 pas sinjalizimeve të ardhura pranë AdZM, Durrës se në Kepin e Rodonit kryhej gjueti e kafshëve të egra, (ndërkohë që është ende në fuqi moratoriumi), Rojet Mjedisore të AdZM, Durrës sëbashku me drejtues dhe inspektor të Inspektoriatit të Pyjeve dhe Mjedisit për Qarkun e Durrësit u nisën për të inspektuar zonën. Ata kapën në flagrancë 3 persona, Xh.Sh, H. Sh. dhe N. Gj., të cilëve ju sekuestruan armët përkatëse. Më pas personat dhe armët ju dorëzuan Komisariatit të Policisë, për të vazhduar procedurat e mëtejshme sipas ligjeve në fuqi.

Ish-Këneta e rrezikuar nga epidemitë, banorët në alarm

Qindra banorë të ish-Kënetës në Durrës prej më shumë se 25 vjetësh jetojnë mes ujërave të zeza. Kanali i hapur përshkon përmes zonën, e cila përbëhet nga rreth 43 mijë banorë të ardhur nga rrethe të tjera të vendit. Banorët thonë se jetojnë me frikëm e kërcënimit nga sëmundje të ndryshme infektive. Sipas tyre, janë regjistruar raste të shumta të banorëve kur janë prekur nga sëmundje të ndryshme, sidomos fëmijët e vegjël, që kanë imunitet më të ulët.

Kafshë të ngordhura në bregdetin e Durrësit, kreu i Ndërmarrjes Komunale: Ndërhymë për shmangien e epidemive

Përveç mbetjeve plastike në bregdetin e Durrësit tashmë të pranishme janë dhe kafshët e ngordhura. Drejtori i Ndërmarrjes Komunale të plazhit, pranon situatën, ndërsa thotë se ndërhyrjet për pastrimin kanë qenë të menjëhershme për të shmangur epidemitë. Shkak i ndotjes janë depozitimi i këtyre mbetjeve në lumenjtë Ishëm e Shkumbin, që më pas derdhen në det. Ditën e djeshme në një pjesë të vijës bregdetare të Durrësit u gjetën kafshë të ngordhura, pamje që krijuan panik tek qytetarët.

Koka: Ndotja në detin Adriatik, e rënduar; po përballemi me situatën

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka deklaroi fundjavën e kaluar se “situata në detin Adriatik për shkak të mbetjeve është vërtetë e rënduar, kryesisht nga Lezha në Vlorë, pasi për 25 vite mbetjet e çdo komune janë derdhur në lumenj e kanë kaluar në det përmes 6 grykëderdhjeve që ne kemi.” Në takimin e zhvilluar në Kryeministri me përfaqësues të industrisë së riciklimit dhe krerëve të bashkive në vend, Koka tha se nga ana tjetër “mbetjet spitalore janë ende një problem i pazgjidhur”.