Eco Tirana

A po përgatitet Veliaj të ndërtojë inceneratorin e mbetjeve në Tiranë?

Këshilli Bashkiak Tiranë miratoi sot kalimin e vendimmarrjes nga Këshilli Bashkiak tek Kryetari i Bashkisë për kompaninë EcoTirana, shoqëria aksionare që menaxhon mbledhjen e plehrave në Tiranë. Tani kryebashkiaku Erion Veliaj do të marrë çdo vendim mbi EcoTirana—përfshi aktivitetin, shpenzimet dhe investimet e kompanisë— pa patur nevojë të konsultohet apo të bëjë transparencë përpara Këshillit Bashkiak. Këshilli ka lejuar, gjithashtu, EcoTiranën ta shtrijë aktivitetin e saj në gjithë vendin e jo vetëm në qarkun e Tiranës, siç ishte më parë.

Korsitë e reja të biçikletave te liqeni, drejt fundit

Ndërprerja e reshjeve të shiut u ka dhënë mundësi ndërmarrjeve të Bashkisë Tiranë që të rinisin me një ritëm më të lartë punimet për përfundimin e një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore në qytetin e Tiranës. Një prej tyre është edhe ai për një nga projektet më të rëndësishme për rigjallërimin e Parkut të Liqenit, ndërtimi i një piste të posaçme për çiklistët që preferojnë pedalimin në natyrë dhe freskinë e liqenit.

Plehrat një biznes i mbijetesës, ja si fitojnë grumbulluesit për çdo kilogram

Në një studim të posaçëm Bashkia e Tiranës thotë se sasia e mbetjeve që do të prodhohet në Tiranë do të vijë në rritje për shkak të rritjes së mirëqenies dhe numrit të popullsisë. Sasia e mbetjeve bashkiake rritet nga 683 tonë në ditë më 2012 në 11,148 tonë në ditë në 2027. Duke numëruar mbrapsht përqindjen e prodhimit të mbetjeve, norma e prodhimit të mbetjeve bashkiake për frymë rritet nga 1176 gram në ditë në 2012 në 1365 gramë në ditë në 2027.

Tiranë, dështon eksperimenti për diferencimin e mbetjeve

Pas një vit eksperimentimi, Bashkia e Tiranës duket se ka hequr dorë nga projekti i mbledhjes së diferencuar të mbetjeve urbane. Në vitin 2016, kur u shpall lindja e Eco Tiranës, një shoqëri me pronësi 51% të Bashkisë së Tiranës dhe 49% të një shoqërie të kontrolluar nga bashkia e Veronës, projekti ishte të niste një ekperimentim për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve në zonën Tirana-1, dmth në brendësi të Unazës së Vogël dhe brenda 18 muajve, domethënë deri në fund të vitit 2017, mbledhja e diferencuar do të shtrihej në të gjithë kryeqytetin.