EcoAlbania

HELP-CSO, vazhdimësi e iniciativave të përbashkëta

Milieukontakt Shqipëri, EcoAlbania dhe LexFerenda organizuan më 14 qershor 2016 takimin prezantues të projektit “HELP – CSO, Forcimi i Legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i Organizatave të Shoqërisë Civile”. Në fjalën e tij Z. Rezart Kapedani, menaxher i granteve të programit Achieve theksoi se një nga rezultatet e pritshme të këtij projekti do të jetë organizimi i forumeve të OSHC-ve dhe dalja me rekomandime në lidhje me zbatimin e legjislacionit horizontal, për të cilat do të lobohet që të përfshihen në kapitullin 27 të Raportit të BE për Shqipërinë.

Parlamenti Europian i kërkon qeverisë krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës

Organizatat mjedisore kanë përshëndetur rezolutën e PE-së për progresin e Shqipërisë në vitin 2016, ku i kërkohet qeverisë së kryeministrit Edi Rama pezullimi i projekteve energjetike dhe krijimi i Parkut Kombëtar të Vjosës. Në rezolutën e PE-së për Shqipërinë shprehet shqetësim mbi politikën energjetike të ndjekur nga qeveria për ndërtimin e hidrocentraleve dhe i sugjerohet Tiranës të marrë në konsideratë ndërtimin e parkut të Vjosës, në të gjithë gjatësinë e lumit, si dhe braktisja e projekteve për të ndërtuar hidrocentrale në rrjedhën e tij.

Vjosa në Konventën e Bernës

Ashtu siç disa nga ju janë në dijeni të peticionit për mbrojtjen e lumit të Vjosës nga ndërtimi i pakontrolluar i HEC-eve dhe mbi idenë e shpalljes së gjithë luginës zonë të mbrojtur EcoAlbania së bashku me ekipin e fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, është duke vlerësuar dhe ndërmarrë përpjekjet e nevojshme për ta ruajtur lumin e Vjosës të paprekur. Kjo do të mundësonte ruajtjen e këtij ekosistemi si një “laborator në natyrë” por edhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të zonës dhe rritjen e mirëqenies së komunitetit lokal që jeton në këtë luginë.