EcoNord

Mbahet në Shkodër Forumi i Hapur Qytetar

Përfitimet dhe Shërbimet e Ekosistemeve Ligatinore ka qenë tema e forumit qytetar mbajtur në Shkodër më 1 Mars 2016. Ky forum mblodhi së bashku banorët e zonave Zogaj, Shirokë, Oblikë dhe Muriqan përfshirë këtu grupet e interesit që përfitojnë nga burimet natyrore të ekosistemit ligatinor Liqeni i Shkodrës – Lumi Buna dhe Laguna e Vilunit. Forumi i hapur me bazë komunitare ishte i pari i këtij lloji për të evidentuar dhe prurë sa më afër informacionin që lidhet me shërbimet e ekosistemeve.