Eduard Shalsi

Investimet kundër natyrës. HEC-et mbi Valbonë, Shalsi: S’kemi informacion

“Janë dhënë leje për të ndërtuar hidrocentrale në një zonë që është lugina e Valbonës, park kombëtar, normalisht në parqet kombëtare nuk duhet të kishte HEC-e”. Kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit, Eduard Shalsi thotë se shumica e lejeve koncensionare të dhëna pa kriter, përfshirë këtu zonat e mbrojtura siç është lugina e Valbonës, bazohen mbi leje mjedisore që nuk parashikojnë me vërtetësi impaktin mjedisor. “Kanë qenë qoka për individë të ndryshëm”, thotë Shalsi gjatë intervistës.