Edukimi

"Hapat e Gjelbër", revista më e re e edukimit natyror

Revista “Hapat e Gjelbër” nisi si ide rreth dy vjet më parë në konkursin e ideve të Ekonomisë së Gjelbër të organizuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit, REC Shqipëri. Sot publikimi i saj është bërë i mundur përmes Projektit të Financuar nga Bashkimi Europian, nga Projekti NaturAL (IPA Natura 2000 & Protected Areas) “Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Ruajtjen e Natyrës-Përgatitja për Rrjetin Natura 2000” si dhe me mbështetjen e partnerëve: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Ministria e Mjedisit dhe IUCN.

20 te rinj filluan aktivitetin lumenjtë me të egër ende- Riverwalk 2016!

Projekti Riverwalk filloi sot në Shkodër me qëllimin e mbrojtjes së lumenjve të egër Evropian dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm
Shkodër, 19 korrik 2016 - “Riverwalk” është një eksperiencë që ndryshon fuqishëm jetën e të rinjve (mosha 15-30 vjeç) të cilët dëshirojnë të zbulojnë dhe mbrojnë lumenjtë e egër dhe të kenë një eksperiencë intensive kulturore, por është njëkohësisht një projekt që sjell një mesazh të qartë: megjithëse është e nevojshme energjia e rinovueshme, ajo nuk mund te vijë me çfarëdo kostoje. Nisur nga numri i pakësuar i lumenjve të egër që rrjedhin të lirë në Evropë, është e rëndësishme të mbrohen ato që kanë mbetur të paprekur dhe ekologjikisht të rëndësishëm.

Dita e Tokes, edhe ne duam...te kujtojme dhe te mendojme per te ardhmen tone!

Me 22 Prill per here te pare ne Tropoje, REC – Albania ne zbatim te projektit Senior-A, nepermjet shoqates Alpin dhe bashkepunimit me drejtorine Arsimore Tropoje bashkon nxenesit perfaqesues te gjitha shkollave te rrethit per te bere te qarte se uji, ajri dhe toka e ndotur jane evidente dhe ne zonen tone.

Edukimi mjedisor në Bulqizë

Shoqata Ekspertet e Rinj Mjedisor (SHERM) realizoi me sukses aktivitetet edukuese në kuadër të projektit Eco-Nord, "Rritja e kapaciteteve të Shoqërisë Civile në Shqipërinë e Veriut për përmirësimin e biodiversitetit dhe mbrojtjes së mjedisit”, të mundësuar nga ALCDF dhe i financuar nga Fondet IPA të Delegacionit Evropian në Tiranë. Titulli i Projektit është “Mbrojtja e specieve floristike endemike të rrezikuara në rrethin e Bulqizës” që po zbatohet nga SHERM në partneritet me Federatën Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale FKPKK.

Mbrojtja e vlerave natyrore në Parkun Kombëtar Shebenik–Jabllanicë

Ekipi i PPNEA-së bashkë me AdZM Elbasan dhe organizatën lokale Agri-En, po zhvillojnë fazën e dytë të programit të edukimit për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave natyrore në Parkun Kombëtar Shebenik –Jabllanicë. Nxënesit e shkollës "Sali Halili" në Rrajcë, Ambasadorë të Parkut Shebenik-Jabllanicë, së bashku me mësuesen e biologjisë dhe drejtorin e shkollës po vizitojnë dy shkolla, në Gizavesh dhe Zgosht, ku dhe po i mesojnë bashkëmoshatarëve të tyre për vlerat e biodiversitetit që parku i tyre mbart. Ambasadorët e parkut, të trajnuar nga ekipi i PPNEA-së, Administrata e Zonave të Mbrojtura-Qarku Elbasan dhe Agri-en NGO, po ndajnë informacionin për bimët, shpendët dhe gjitarët e mëdhenj të këtij parku.

Ministri Koka mesazh urimi nxënësve: Me rëndësi edhe edukimi mjedisor

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka i ka uruar të gjithë nxënësit në këtë fillim viti shkollor. Në facebook, ministri ka përcjellë mesazhin e urimit për fëmijët me aftësi të kufizuara, për ata që kanë më pak mundësi se shokët e tyre të klasës, për ata fëmijë që ecin minuta të tëra në këmbë drejt shkollës, familjet e të cilëve përpiqen çdo ditë me përkushtim e dashuri e sakrifica për të rritur një brez të denjë për Shqipërinë. Gjithashtu, ministri u sjell në vëmendje mësuesve rëndësinë e edukimit mjedisor.

Paketa e Ajrit për mjedis të brendshëm të shëndetshëm

Paketa e Ajrit për Shqipërinë është një mjet edukues i bazuar në rekomandimet e tri programeve kërkimore evropiane, SINPHONIE, SEARCH I dhe SEARCH II (2006-2014), si dhe në rekomandimet specifike për Shqipërinë.

Qendër në ndihmë të turistëve në AdZM-në e Elbasanit

Administrata e Zonave të Mbrojtura (AdZM) Elbasan ka ngritur një qendër për vizitorët dhe turistët në Fushë Studën, Stëblevë, e cila përveç informacionit të bollshëm që ofron për turistët dhe vizitorët, ka një kënd të gjerë dhe shumë të pasur me informacione në funksion të edukimit mjedisor.

Shkolla fillore ekologjike

Të marrësh zero pikë në një provim nuk është gjë e mirë. Por shkolla fillore Discovery është krenare për vlerësimin zero në një kategori. Net zero përshkruan një ndërtesë në të cilën sasia e energjisë së siguruar nga burimet e rigjenerueshme barazon sasinë e energjisë që përdor ndërtesa. Discovery është e para shkollë që e siguron këtë në Virxhinia. Siç njofton korrespondentja Faiza Elmasry tiparet novatore në ndërtesë e kanë kthyer shkollën në një mjet mësimi apo një laborator të hapur ku fëmijët nuk kanë rrugë tjetër veçse të mësojnë rreth shkencës. Shkolla Discovery – Zbulim është si vetë emri.

Zhvillimi i qëndrueshëm në programet lëndore të shkollave të mesme të rajonit

Që prej vitit 2016, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) është duke zbatuar projektin rajonal SEEDLING i cili ka si qëllim përfshirjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në programet mësimore të shkollave të mesme në vendet e Evropës Juglindore. Projekti është duke u zbatuar paralelisht në gjashtë vende të rajonit: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë*, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Moldavi, Malin e Zi dhe Serbi. Të gjitha këto vende po përballen me sfida të ngjashme në procesin e reformimit të sistemeve të tyre arsimore.