efiçenca e energjise

"Performanca e Energjisë në Ndërtesa”, drafti prezantohet në Kuvend

Zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Ilir Bejtja ishte sot i pranishëm para deputetëve të komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ku prezantoi projektligjin “Për Performancën e Energjisë në Ndërtesa”. Z.Bejtja argumentoi para deputetëve se pse ishte sjellë tani ky projektligj, duke theksuar se ligji i mëparshëm i miratuar në vitin 2002 ka sjellë që të gjitha ndërtesat që kemi sot të jenë jashtë çdo kushti eficience të përdorimit të energjisë.

A mund të jenë dallgët e detit të jenë burimi i ardhshëm më i madh i energjisë së rinovueshme?

Forca e përplasjes së valëve të detit mund të gjenerojë një sasi të madhe energjie. Por ka një pyetje: si do të zhvillohet një teknologji e cila do të përballojë valët e detit me minimumin e ndikimit në ekosistem? Një kompani me bazë në Izrael “Yam Pro Energy”, beson se mund të ofrojë zgjidhjen ideale dhe ka filluar të ndërtojë një impiant për energjinë nga valët në bregdetin e Accra, kryeqyteti i Ganës. Kjo teknologji shfrytëzon një burim – oqeanet – të cilët mbulojnë rreth 71% të planetit tonë, është miqësore me mjedisin, zakonisht kushton pak pasi instalohet si teknologji dhe do të jetë një revolucion për vendet bregdetare.

Bill Gates: Brenda 15 viteve bota do të zbulojë një “mrekulli energjitike"

Në publikimin e tyre më të fundit, Bill dhe Melinda Gates argumentojne se botës i nevojitet një “mrekulli energjitike” dhe shprehen me siguri se ky zbulim do të arrijë brenda këtyre 15 viteve. Bill Gates citon vlerësimet e shkencëtarëve të cilët thonë që për të shmangur efektet më të këqija të ndryshimeve klimatike duhet që vendet me te mëdha të ulin shkarkimet e gazeve serrë me 80% deri në 2050 dhe vendet e tjera duhet të ndalojnë këto shkarkime deri në 2100. Por sigurisht që kjo nuk do të jetë e mundur nëse ne vazhdojmë të ndjekim këtë trajektore politikash.

Bullgari: Përmirësimi i efiçencës së energjisë, një prej objektivave kryesore

“Përmirësimi i eficencës së energjisë është një prej objektivave kryesore të Bullgarisë”, tha Marina Kirova, Përfaqësuese e Komisionit Europian për Bullgarinë. Ajo u paraqiti gazetarëve, të dhëna nga vende të ndryshme europiane në lidhje me investimet që ata do të bëjnë në Bullgari, të cilat do të implementohen nëpërmjet instrumenteve të BE-së. Ajo theksoi edhe një herë faktin se autoritetet bullgare kanë vendosur një numër të caktuar objektivash në këtë drejtim. Ndër më ambiciozët është ai në fushën e mjedisit, ku kapaciteti i riciklimit të mbetjeve rritet me 105,000 tonë në vit.

Çfarë e vonon zbatimin e ligjit të efiçencës së energjisë

Gati një vit pas miratimit të ligjit për eficiencën e energjisë, ende aktet nënligjore nuk janë gati, gjithashtu është vonuar ngritja e institucioneve që do të bëjnë të mundur zbatimin e tij. Këto vonesa cilësohen si të dëmshme, nga ekspertë të fushës, duke qenë se edhe për Bashkimin Europian, fjala kyçe është eficienca e energjisë. Akademia e Studimeve Politike, me mbështetjen e Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (SORIS) ka realizuar një studim ku janë paraqitur fazat në të cilat ndodhet zbatimi i ligjit dhe ku jepen disa rekomandime në lidhje me problematikën që është vërejtur deri tani.

Efiçenca e energjisë, sa do paguajë çdo shqiptar sipas shtëpisë që ka

Efiçenca e energjisë në ndërtesa po merr një vëmendje të konsiderueshme e lidhur kjo me objektivat afatgjatë të vendit. Në raportin e konsulentëve dhe Ministrisë së Energjisë i vënë në dispozicion të Sekretariatit të Energjisë merren në vlerësim disa skenarë që shtrihen nga viti 2015 deri në 2030, raporton Tv Scan. Për të rritur efiçencën ndërhyrja në stokun e ndërtesave edhe pse është lajmëruar se do të zërë vend tek ato publike nuk përjashton ato private për t’u bërë pjesë e objektivit. Por sa është kostoja që llogaritet se do të paguajë çdo shqiptar sipas studimit.

Efiçenca energjetike mbledh në tryezë bizneset e ndërtimit

Ditën e premte, më 15 dhjetor 2017, EcoAlbania ka mbledhur së bashku në tryezën e diskutimit me temë “Efiçenca energjetike në ndërtesa” përfaqësues të bizneseve të ndërtimit, shoqatës së ndërtuesve, përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe vendore, si dhe ekpertë të fushës. Gjatë takimit u diskutua mbi ligjet e reja për efiçencën dhe performancën e energjisë, çertifikimin energjetik të ndërtesave, përmirësimin e infrastrukturës së konsumatorëve, si dhe lehtësirat që do të kënë kompanitë e ndërtimit nga zbatimi i këtij legjislacioni.

Energjia, expo-forumi i parë në Tiranë

Energjia dhe fokusi i veçantë tek burimet e rinovueshme mund të quhet padiskutim kryefjala e debateve dhe zhvillimeve të këtij viti. Per herë të parë këtë vit Shqipëria miratoi ligjin “Për burimet e rinivueshme të energjisë” duke i hapur kështu rrugë investimeve potenciale që kapin qindra milionë euro. E në këtë kontekst disa nga aktorët më të rëndësishëm janë bashkuar për t’i dhënë vëmendje dhe përgjigje disa prej çështjeve dhe pikëpyetjeve që lidhen me këtë aspekt.

Gjermania udhëheqësja botërore për efiçencën e energjisë

Me çmimet e energjisë në rritje dhe burimet e energjisë të pamjaftueshme, prosperiteti dhe konkurrenca gjithnjë e më shumë varen në aftësinë tonë për të përdorur energjinë në mënyrën më efiçente të mundshme. Kjo është e vërtetë në sektorin e industrisë, të ekonomive familjare private si dhe në sektorin e transportit. Gjermanisë i duhet të importojë pjesën më të madhe të burimeve të saj të energjisë. Kjo është arsyeja pse, për disa dekada deri më tani, Gjermania ka pasur një traditë të trajtimit të burimeve me respekt dhe ruajtjes së energjisë, ndërkohë që ende siguron një standard të lartë jetese.

Gjermeni: Eficienca e energjisë në pallate, reduktohet fatura e energjisë

16 familje në qytetin e Përrenjasit këtë dimër e kanë kaluar në shtëpi më të ngrohtë dhe me fatura të energjisë elektrike 50% më të ulta. Ministrja e Zhvillimit Urban, Znj. Eglantina Gjermeni e shoqëuar nga kryebashkiakja e Përrenjasit, Znj. Miranda Rira dhe deputeti socialist Z. Taulant Balla kanë vizituar disa prej familjeve që jetojnë në pallatin e ndërtuar në vitin 1973, që u rikonstruktua me parametra të eficiencës së energjisë, një projekt i Ministrisë së Zhvillimit Urban, me vlerë 9.8 mln lekë. “Bashkia Përrenjas është një nga 6 bashkitë përfituese që morën fonde nga programi i eficienës për vitin 2016.

KEDS këshillon nxënësit për kursimin e energjisë

Në kuadër të përgjegjësisë shoqërore të Korporatës, KEDS ka filluar projektin e “Efiçiencës së Energjisë Elektrike” me nxënës të shkollave fillore. Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës janë përzgjedhur në fazën pilot 4 shkolla. Nën ligjërimin e studentëve të KEDS Akademisë, lidhur me masat efiçientë që duhet t’i zbatojnë në shtëpitë e tyre, janë pajisur me njohuri të gjithë nxënësit e klasave të katërta të shkollave fillore “Shkëndija” në Hajvali, “Andon Zako- Çajupi” në Bardhosh, “Hilmi Rakovica” në Kodër të Trimave.

Komunikimi - Arti i sigurtë i pyetësorëve cilësorë

Më datat 20-21 korrik 2017, organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, ka nisur një trajnim dy ditor në lidhje me teknikat që përdoren për realizimin e tërheqjes së opinioneve nga banorët e institucionet, në lidhje me efiçencën e energjisë. Nëpërmjet këtij projekti kjo organizatë ka si synim të bashkërendojë punën e saj me institucionet përkatëse që mbështesim e monitorojnë punën për nxitjen e politikave dhe praktikave më të mira që sigurojnë efiçencën e energjisë, diversifikimin e burimeve për energji të pastër dhe me kosto të përballueshme nga qytetarët, shtresat e varfra dhe të mesme në Berat e më gjerë.

MEI zbaton projektin “AlterEnergy” për rehabilitimin e shkollave në Lushnje dhe Lezhë

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka zbatuar me sukses projektin “AlterEnergy”- energjia e qëndrueshme për Komunitetet e Vogla të Zonës së Adriatikut. Granti, financim në shumën prej 2.5 milione euro nga IPA-CBC mundësoi rehabilitimin e shkollave 9-vjeçare në katër fshatra të rajonit të Lushnjes: Sulzotaj, Çermë e Sipërme, Çermë, Proshk dhe Grabian. Gjithashtu, u rehabilituan shkollat në rajonin e Lezhës: Kakarriq, Ura e Muratit, Marcelaj, Komuna Balldre, Gurrëz, Komuna e Fushë Kuqes, Tale, Komuna e Shënkollit.

Nxitja e burimeve të rinovueshme, prezantohet në Kuvend projektligji

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri prezantoi gjatë kësaj jave para Komisionit Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese projektligjin e ri për “Nxitjen e Përdorimit të Energjisë nga Burimet e Rinovueshme”. Ky ligj do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së furnizimit, shfrytëzimin e të gjitha burimeve kombëtare dhe krijimin e mundësive për prodhimin e energjisë për përdorim vetjak familjar apo për nevoja prodhimi e shërbimi.

Panairi “Energjia & Ndërtimi”, Gjiknuri: Promovim efiçencës së energjisë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë z. Damian Gjiknuri ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së panairit “Energjia & Ndërtimi 2016”, organizuar nga “Tirana Expo Centre” në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Inovacione në produkte, projekte me rëndësi kombëtare, kompani të reja, janë prezantuar në edicionin e tretë të këtij eventi, në një mjedis që promovon marrëdhëniet bilaterale të biznesit. Në axhendën e këtij panairi gjithashtu janë planifikuar disa takime, seminare si dhe aktivitete sociale nga organizata jo-qeveritare.

PUZZLE ENERGJIE - Ekspozitë fotografish

Ditën e premtë datë 28 tetor 2016 qendra EDEN organizoi një ekspozitë fotografish me temë “Energjia” e titulluar “PUUZLE ENERGJIE”, e cila u mbajt në Qendrën Rinore, rruga e Kavajës, Tiranë. Fotografitë e paraqitura në këtë ekspozitë ishin sjellë nga qytetarët nga e përditshmja dhe tregonin perceptimin e secilit për këtë sektor i cili është i pranishëm në çdo sferë të zhvillimit të shoqërisë. Fotografi të tjera të paraqitura në ekspozitë ishin sjellë nga Qendra EDEN në sajë të vizitave në familje të ndryshme për hartimin e botimit “Varfëria Energjetike në Evropën Juglindore: Mbijetesë e të ftohtit”, ku paraqiten kushtet e familjeve në rajon të cilat kanë vështirësi në sigurimin e nevojave të përshtatshme të të ngrohtit, të të ftohtit, etj. në familjet e tyre.

Raporti: Shqipëria harxhon shumë energji, ja sa duhet të kursejë

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor vlerësohen si vende me potencial të madh për efiçencën e energjisë dhe janë angazhuar që të adoptojnë parametrat evropiane, për të mbështetur investimet e gjelbra. Fondi i Investimeve i Ballkanit Perëndimor, në një studim të fundit të realizuar, ka arritur në përfundimin se ky rajon e përdor energjinë me intensitet 1.6 deri në 3 herë më të lartë sesa shtetet e BE-së. Sipas të dhënave të Komunitetit të Energjisë deri në vitin 2020 do të duhet të kursehen rreth 805 milionë euro nga përdorimi me efiçencë i energjisë.

Shqipëria në mesin e 17 më të mirëve në Indeksin e Performancës së Infrastrukturës së Energjisë 2016

Në kuadër të trendeve të fundit dhe të tranzicionit që po ndërmerr energjia, Indeksi i Performancës së Infrastrukturës së Energjisë 2016 mundëson, përmes disa treguesve, vëzhgimin e progresit si dhe ofrimin e perspektivave të reja që sfidojnë ekonomi të ndryshme në botë. Përpiluar nga Forumi Ekonomik Botëror, ky raport e rendit vendin tonë në top 20 shtetet më të mira botërore për nga infrastruktura e energjisë. Shqipëria gjendet në vendet kryesore të listuara për nga pikët më të larta të këtij studimi, e renditur e 17-ta nga 125 ekonomi të ekzaminuara.

Si ta zerojmë faturën e energjisë, kur kemi panele diellore?

Përveçse kursejnë në faturën e energjisë elektrike, familjet dhe bizneset që do të instalojnë panele diellore tani mund të shndërrohen edhe në prodhues energjie. Ligji i ri parashikon sesi këto konsumatorë mund t’i shesin kompanisë së shpërndarjes, sasinë e tepërt të energjisë që prodhojnë përmes paneleve diellore, por që nuk arrijnë ta konsumojnë. “Për shkak të hapjes së tregjeve, panelet janë kthyer në vlera të ulëta. Pra, me një investim minimal ty të reduktohet në 0 fatura e energjisë, por ka edhe raste kur përfiton, sepse t’i mund të prodhosh më shumë sesa ke konsumuar.

Tiranë, policia rrugore me makina elektrike

Policia rrugore e Tiranës do të patrullojë me 11 mjete ekologjike që punojnë pa karburant dhe nuk ndotin ambientin. 11 mjetet janë “Volkswagen Hybrid 7” me motor elektrik. Burime pranë Ministrisë së Brendshme thanë se ky është një projekt pilot që do të nisë në Tiranë. Tashmë ka nisur trajnimi i disa efektivëve të policisë, për të mësuar mënyrën si funksionon makina, për ruajtjen e sigurisë së saj apo si të veprojnë në rast defekti. Shqipëria bëhet vendi i parë në rajonin e Ballkanit dhe i 10-i në Evropë, që fut në përdorim automjetet elektrike.

  • 1
  • 2