eficienca e energjise

A mund të jenë dallgët e detit të jenë burimi i ardhshëm më i madh i energjisë së rinovueshme?

Forca e përplasjes së valëve të detit mund të gjenerojë një sasi të madhe energjie. Por ka një pyetje: si do të zhvillohet një teknologji e cila do të përballojë valët e detit me minimumin e ndikimit në ekosistem? Një kompani me bazë në Izrael “Yam Pro Energy”, beson se mund të ofrojë zgjidhjen ideale dhe ka filluar të ndërtojë një impiant për energjinë nga valët në bregdetin e Accra, kryeqyteti i Ganës. Kjo teknologji shfrytëzon një burim – oqeanet – të cilët mbulojnë rreth 71% të planetit tonë, është miqësore me mjedisin, zakonisht kushton pak pasi instalohet si teknologji dhe do të jetë një revolucion për vendet bregdetare.

Aeroplani me energji diellore Solar Impulse

I pajisur me asgjë tjetër përveç energjisë diellore, avioni Solar Impulse 2, u nis nga aeroporti John F. Kennedy në Nju Jork sot paradite në segmentin e 15 të një udhëtimi përreth botës. Ky është segmenti më i rrezikshme të këtij udhëtimi, me fluturimin mbi Oqeanin Atlantik. Avioni po drejtohet nga piloti zvicerian Bertrand Piccard.Ai dhe kolegui tij Andre Borschberg janë ndërruar me rradhë, në pilotimin e avionit me një vend. Fluturimi mbi Atlantik pritet të zgjasë 90 orë.Piloti Piccard do të bëjë bëjë pushime të shkurtëra për të fjetur.Së bashku me kolegun Borschberg ata kanë ndjekur seanca meditimi dhe hipnoze si pjesë e trajnimit për t’i ndihmuar të qëndrojnë zgjuar për një periudhë të gjatë kohe.

Energji nga dielli, “Novoselë Photovoltaic” i propozon qeverisë investimin 72 mln euro në Vlorë

Shoqëria “Novoselë Photovoltaic Power Plant” i ka kërkuar një autorizim paraprak Ministrisë së Energjisë për të ndërtuar një park fotovoltaik që synon prodhimin e energjisë elektrike nga rrezet diellore. Sipas projektit që kompania ka dorëzuar, synohet të prodhohen 50 MW energji për të cilat është planifikuar një vlerë investimi prej 72 milionë eurosh. Parku është planifikuar të ndërtohet në zonën e Novoselës në Vlorë, por ndërtimi i tij, sipas burimeve nga Ministria e Energjetikës, do të kalojë në një procedurë të ndryshme nga ai i koncesioneve të HEC-eve.

Gjermeni: Eficienca e energjisë në pallate, reduktohet fatura e energjisë

16 familje në qytetin e Përrenjasit këtë dimër e kanë kaluar në shtëpi më të ngrohtë dhe me fatura të energjisë elektrike 50% më të ulta. Ministrja e Zhvillimit Urban, Znj. Eglantina Gjermeni e shoqëuar nga kryebashkiakja e Përrenjasit, Znj. Miranda Rira dhe deputeti socialist Z. Taulant Balla kanë vizituar disa prej familjeve që jetojnë në pallatin e ndërtuar në vitin 1973, që u rikonstruktua me parametra të eficiencës së energjisë, një projekt i Ministrisë së Zhvillimit Urban, me vlerë 9.8 mln lekë. “Bashkia Përrenjas është një nga 6 bashkitë përfituese që morën fonde nga programi i eficienës për vitin 2016.

Parisi, Tirana dhe ekonomia e mjedisit

Ne kemi pak lidhje me ekonominë e Parisit dhe ndaj titulli mund të jetë çorientues për lexuesin. Në fakt fundviti i 2015-s i la Parisit vëmendjen botërore për dy arsye: e para, kishte të bënte me sulmet e tmerrshme terroriste me qindra të vdekur dhe e dyta, me mbledhjen e gjithë vendeve të botës për të vendosur politikat e koordinuara për të ulur pasojat negative në njerëz dhe në ekonomi të ngrohjes globale. Në një shkrim të botuar në revistën “The New Yorker”, më 7 dhjetor 2015, thuhej se lufta civile në Siri dhe aktet terroriste në Paris ishin të lidhura njëra me tjetrën si pasojë e ngrohjes globale.

Prezantohet monitorimi i zbatimit të ligjit të Efiçencës së Energjisë përgjatë vitit 2016

Një punim monitorues mbi zbatimin e ligjit të Efiçencës së Energjisë u prezantua më 19 dhjetor në Tiranë në një tryezë të rrumbullakët me qëllim nxitjen e një diskutimi konstruktiv mes aktorëve të ndryshëm në këtë sektor. Një vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji ka ende shumë punë për të bërë në respekt të detyrimeve të përcaktuara prej tij si dhe zotimeve të marra përsipër nga institucionet shqiptare. Punimi kërkimor u përgatit me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros), në kuadër të projektit “I-M-P-akt – Koalicioni qytetar për ndikimin, monitorimin dhe promovimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë“.

Të shpëtoni nga faturat e larta të energjisë

Teksa shumë prej nesh mendojnë të bëhen më konservativë me përdorimin e energjisë, për të kursyer në faturat e tyre, ka nga ata që nuk dinë se nga t'ia nisin për këtë qëllim. Një eksperte buxheti australiane, Michelle Thompson-Laing thotë se ka kursyer gjithë vitin 5400 dollarë nga fatura e energjisë. Nëna e tre fëmijëve thotë se gjithçka duhet nisur që nga llampat që përdorni për ndriçim. Dritat halogjene përdorin 75-80 për qind më shumë energji se ato LED.