Egjipt

Egjipt: Arrestohet kuvajtiani, transportoi dy këlyshë luani në valixhe

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aeroportin e Kajros ku një person kishte futur brenda valixhes së udhëtimit dy këlyshë luani të gjallë por të droguar. Ngjarja u zbulua nga punonjësit e kontrollit në aeroportin e Kajros, kur kontrolluan në monitor brendësinë e valixhes. Ajo që i bëri inspektorët të dyshojnë, kanë qenë dy format e pazakonta në brendësi të bagazhit. Kafshët e vogla ishin vendosur “kokë e këmbë” bashkë, duke i kufizuar thonjtë për të mos çarë valixhet.

Ekzistenca e Egjiptit varet nga Nili, por tani kjo është në rrezik!

E vetmja arsye që Egjipti ka ekzistuar që nga kohërat e lashta deri sot është për shkak të lumit Nil, i cili siguron një shtresë të hollë gjelbërimi, shumë pjellore nëpër shkretëtirë. Për herë të parë, vendi ka frikë nga një kërcënim i mundshëm për atë litar shpëtimi, dhe duket se nuk ka asnjë ide se çfarë të bëjë me të. Etiopia po finalizon ndërtimin e “Grand Ethiopian Renaissance Dam”, diga e saj e parë e madhe në Nilin i Kaltër, dhe më pas do të fillojë të mbushë rezervuarin gjigant prapa tij për të pushtuar digën më të madhe hidroelektrike në Afrikë.