Ekolevizja

A përmirësohet cilësia e mjedisit me projektin e ri të sheshit të Tiranës?

Nga Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin: “Rigjallërim i QEndrës së Tiranës, Sheshi Skënderbej” evidentohet se nuk do të ketë pasoja domethënëse në mjedisin e zonës gjatë fazës së ndërtimit, ndërsa pas përfundimit cilësia e mjedisit do të rritet në mënyrë të ndjeshme. Kjo, si rrjedhojë e disa elementeve pozitive që projekti përmban:

• Projekti parashikon një shesh pa makina

• Shtim të numrit të pemëve nga 223 në 1832

Jo më qese plastike, vend e pa vend!

Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, Bashkia e Tiranës zhvilloi ditën e djeshme një aktivitet informues-ndërgjegjësues në disa markete mbi reduktimin e qeseve plastike dhe zëvendësimin e tyre me çanta të ripërdorëshme bezeje. Në aktivitetin e zhvilluar në marketin “Ecomarket” mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë z. Veliaj, i cili u bëri thirrje nxënësve nga gjimnazi “Sami Frashëri” dhe të pranishmëve të tjerë (blerës, persona të njoftuar nga organizata “Ekolëvizja”) që të reduktojnë sa të munden përdorimin e qeseve plastike në përditshmërinë e tyre, pasi plastika kërkon rreth 1000 vjet që të degradohet.

Jo politikë politikanësh por politikë mjedisi

Nga: Xhemal Mato Meqënëse në dy debate në media për ndërtimin e parkut të fëmijëve në Parkun e Tiranës i është referuar qëndrimit të shoqatës Ekolëvizja përfaqësuar nga unë, po sqaroj dhe një herë publikisht qëndrimin tonë për të mos u keqpërdorur nga politikat partiake. Ne e vlerësuam ftesën që ju bëri bashkia e Tiranës (ndonëse me vonesë) perfaqësuesvë të shoqatave mjedisore dhe shoqërisë civile, si një mundësi direkte për të komunikuar dhe ndikuar në ruajtjen dhe mirëmanaxhimin e Parkut të Madh të Tiranës në tërësi dhe për problematikën konkrete të parkut të fëmijëve në veçanti.

Modeli i energjisë 2050 mirëpritet në Komunitetin e Energjisë

Prej datës 6 prill 2016 Komuniteti i Energjisë nëpërmjet Grupit të nivelit të Lartë (Permanent High Level Group PHLG) ka miratuar dhe mirëpritur për herë të parë një model të energjisë në faqen zyrtare të Komunitetit të Energjisë. Modeli i energjisë “ Udhërrëfyesi im 2050”, është ndërtuar nga organizata të shoqërisë civile të Evropës Juglindore të cilat punojnë fort në sektorin e mjedisit, në advokaci, në lobim etj. “Udhërrëfyesi im 2050”, analizon sektorët e kërkesës dhe furnizimit me energji drejt zhvillimit të tyre deri në vitin 2050 për të përmbushur synimet e BE-së në zvogëlimin e çlirimeve të gazeve serë.

Procedurat ligjore, e drejta e informimit dhe pjesëmarrjes në vendimmarrje

Qendra “Grupimi Ekolevizja” zhvilloi, më datë 25.10.2016, në mjediset e Hotel Tirana International, një trajnim një ditor me tematikë: “Procedurat ligjore, lidhur me të drejtën e publikut për informim dhe pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse”. Trajnimin e drejtoi z. Xhemal Mato, drejtues ekzekutiv në Qendrën Grupimi Ekolëvizja”, i cili fillimisht bëri një përshkrim të shkurtër të projektit “Zbatimi i legjislacionit horizontal, nëpërmjet monitorimit dhe informim- ndërgjegjësimit mjedisor”, të mbështetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit, REC Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, në kuadër të programit ACHIEVE.

Projekt pilot për riciklimin e ujit të shiut, në kopshtin nr.55

Ndryshimet klimatike kanë sjellë pakësim të ujit. Ky fakt, sjell në vëmendje nevojën për përdorimin efiçent të ujit, si një element thelbësor për jetën në tokë. Mbledhja dhe përdorimi i ujit të shiut ka patur një përdorim të gjerë në të kaluarën, për larje, vaditje, madje dhe pirje. Në këtë kontekst, Qendra Grupimi Ekolëvizja zbatoi një miniprojekt pilot në kopshtin nr. 55: “Mbledhja dhe menaxhimi i ujit të shiut”. Në dt. 30 Shtator u realizua një trajnim i stafit të kopshtit 55, mbi mirëmenaxhimin e ujit. Gjithashtu ata u informuan mbi efektet pozitive të këtij projekti.

Takim informues mbi projektin “Rigjallërim i Qendrës së Tiranës, Sheshi Skënderbej”

Qendra “Grupimi Ekolevizja” zhvilloi, më datë 15.09.2016, në mjediset e Bashkisë Tiranë, një takim me drejtorin e Urbanistikës z. Joni Baboçi. Takimi synonte informimin mbi procesin e konsultimeve publike për projektin e ri të Sheshit të Tiranës. Z. Xhemal Mato, në cilësinë e drejtuesit ekzekutiv të Qendrës “Grupimi Ekolëvizja” kërkoi të informohej mbi zbatimin e legjislacionit horizontal për këtë projekt dhe pjesëmarrjen publike.

Takim me Drejtorinë e Planifikimit të Shërbimeve Publike mbi legjislacionin horizontal

Në vazhdën e takimeve që po realizon Ekolëvizja me drejtoritë përkatëse të Bashkisë Tiranë, u zhvillua së fundmi një takim me stafin e Drejtorisë së Planifikimit të Shërbimeve Publike. Qëllimi i takimit ishte përcaktimi i disa projekteve të reja që do të kenë ndikim mjedisor, të cilat do të shqyrtohen nga Ekolëvizja hap pas hapi. Nga diskutimi u evidentua se projekti i ri i sheshit të Tiranës është një projekt sensitiv, ku komuniteti ka ngritur problematika, në njësi të ndryshme ku janë zhvilluar konsultime publike.

Taksa mjedisore për një zhvillim të gjelbër

Taksat mjedisore mund të kontribuojnë për një planet dhe njerëz të shëndetshëm. Ato gjithashtu mund të nxisin teknologji dhe inovacione eko-miqësore që gjenerojnë të ardhura dhe vende pune. Raporti, “Taksat e mjedisit dhe politikat mjedisore të BE-së” jep një pasqyrë të instrumenteve të bazuara në treg të tilla si: taksat, tarifat e riciklimit, ndotësi paguan etj. krijuar në bazë të legjislacionit mjedisor të BE-së. Ai gjithashtu analizon aplikimin e taksave mjedisore në vendet anëtare të EEA (Agjencisë Europiane te Mjedisit) dhe konsideron perspektivat e ardhshme.

Zbatimi i legjislacionit horizontal

Qendra “Grupimi Ekolevizja” zhvilloi këtë të premte (datë 08.07.2016), një takim konsultativ me stafin e Drejtorisë së Mjedisit në Bashkinë e Tiranës (drejtoreshën znj. Diana Mile dhe ekspertët e mjedisit) për të diskutuar mbi projektet që do të zbatohen në mjediset që administrohen nga bashkia e Tiranës, si janë realizuar konsultimet publike dhe ndikimet mjedisore të këtyre investimeve publike. Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit ACHIEVE, mbështetur nga REC Shqipëri dhe financuar nga Bashkimi Evropian. Nga diskutimi u evidentuan disa problematika: