ekologji

Ekoturizmi forma më e re dhe më efikase e turizmit sot në botë

Turizmi është një nga industritë me rritje më të shpejtë në botë dhe është një burim kryesor i të ardhurave për shumë vende. Duke qenë një industri e orientuar drejt njerëzve, turizmi gjithashtu siguron shumë vende pune që kanë ndihmuar në ringjalljen e ekonomive lokale. Sidoqoftë, si format e tjera të zhvillimit, edhe turizmi mund të shkaktojë probleme, siç janë zhvendosja sociale, humbja e trashëgimisë kulturore, varësia ekonomike dhe degradimi ekologjik.

Shkolla fillore ekologjike

Të marrësh zero pikë në një provim nuk është gjë e mirë. Por shkolla fillore Discovery është krenare për vlerësimin zero në një kategori. Net zero përshkruan një ndërtesë në të cilën sasia e energjisë së siguruar nga burimet e rigjenerueshme barazon sasinë e energjisë që përdor ndërtesa. Discovery është e para shkollë që e siguron këtë në Virxhinia. Siç njofton korrespondentja Faiza Elmasry tiparet novatore në ndërtesë e kanë kthyer shkollën në një mjet mësimi apo një laborator të hapur ku fëmijët nuk kanë rrugë tjetër veçse të mësojnë rreth shkencës. Shkolla Discovery – Zbulim është si vetë emri.