ekosistem

"Kanarinat" që paralajmërojnë shkatërrimin e ekosistemit

Hulumtimet shkencore thonë se ka disa specie që përmes shtimit apo pakësimit të tyre na mundësojnë vlerësim të gjendjes së përgjithshme të një ekosistemi të tërë dhe parashikim të së ardhmes së tij. Biodiversiteti i planetit Tokë është në rrezik. Do të na duhet të kthehemi pas në kohë mbi 65 milion vjet për të gjetur një përqindje kaq të lartë të specieve të cilat po zhduken, në krahasim me atë çka dëshmojmë sot. Mbrojtja e specieve të rrezikuara shpesh fokusohet tek kafshët me përmasa të mëdha dhe enigmatike siç janë tigrat, arinjtë polarë dhe balenat.

Analizë socio-ekonomike për mbrojtjen e ekosistemit të lumit Buna

Përfaqësues vendorë në Shkodër, zhvilluan një analizë socio-ekonomike për mbrojtjen e ekosistemit të lumit Buna. Do të jenë vetë banorët e zonës që do të japin opinionet e tyre nëpërmjet pyetsorëve mbi praktikat e përdorimit të bujqësisë, përdorimin e tokës dhe menaxhimin e ujërave në Peizazhin e Mbrojtur të Lumit Buna-Velipojë. 

Ekosistemet, potencial për zhvillimin e turizmit natyror

Në kuadër të Ditës Botërore te Biodiversiteti, Administrata e Zonave të Mbrojtura(AdZM) Lezhë, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC), kanë organizuar disa aktivitete edukuese mjedisore e me nxënësit e shkollës Ishull-Lezhe dhe disa shkolla të tjera të qytetit.

Infrastruktura e gjelbër dhe menaxhimi i përmbytjeve

Promovimi i reduktimit të rrezikut nga përmbytjet me kosto efektive, përmes zgjidhjeve të infrastrukturës së gjelbër Tokat e përmbytura të Evropës dikur mbulonin shtrirje të gjerë përgjatë lumenjve evropianë dhe vlerësoheshin për rëndësinë e lartë ekologjike. Gjatë viteve janë pastruar për qëllime bujqësore dhe janë ndryshuar përmes zgjerimit urban dhe strukturave artificiale të kontrollit të përmbytjeve. Ujërat ujore ekzistuese jo gjithmonë kanë kapacitet të mbajnë teprica të cilat mund të çojnë në përmbytjen e zonave në drejtim të rrymës.

KARAVASTAJA, LAGUNA QË MAGJEPS ME BUKURINË NATYRORE DHE ZOGJTË

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta të ofron një peizazh mbresëlënës në këto ditë dhjetori, ndërkohë që magjia në këtë lagunë shtohet duke parë shumëllojshmërinë e shpendëve. Sapo hyn në pjesën e pyllit, të shoqërojnë cicërimat e zogjve, ku veshi i mësuar i studiuesve dhe i specialistëve dinë të bëjnë dallimin se çfarë specieje i përkasin. Por edhe për ata që bëjnë për herë të parë një tur ‘birdwatching’, magjia nuk shuhet nëse nuk dinë t’i dallojnë. Shpendi që çdokush mund ta dallojë në lagunën e Karavastasë është pelikani kaçurrel, i cili në 2015-ën ka një shtim të popullatës.

Lajme të mira për ripërtëritjen e ekosistemeve të lumenjve

Ekziston një besim i përbashkët se zakonisht “shërimi” i shumicës së ekosistemeve pas dëmeve të shkaktuara nga njeriu zgjat një jete të tërë. Megjithatë, hulumtuesit në Ohio State University kanë gjetur se rimëkëmbja fillestare mund të jetë dramatike, nëse janë të pranishme kushtet e duhura. Zbulimi u bë gjatë monitorimit të ndikimit të heqjes së digës në speciet lokale. Studimet fokusohen në ripërfshirjen e zogjve dhe salmonit në habitat. Rezultoi se nëse në habitat përfshihen vetëm zogjtë, ata priren të kenë peshë të ulët dhe numër të varfër të të vegjëlve.

Mbahet në Shkodër Forumi i Hapur Qytetar

Përfitimet dhe Shërbimet e Ekosistemeve Ligatinore ka qenë tema e forumit qytetar mbajtur në Shkodër më 1 Mars 2016. Ky forum mblodhi së bashku banorët e zonave Zogaj, Shirokë, Oblikë dhe Muriqan përfshirë këtu grupet e interesit që përfitojnë nga burimet natyrore të ekosistemit ligatinor Liqeni i Shkodrës – Lumi Buna dhe Laguna e Vilunit. Forumi i hapur me bazë komunitare ishte i pari i këtij lloji për të evidentuar dhe prurë sa më afër informacionin që lidhet me shërbimet e ekosistemeve.

Nevoja e ujit të ëmbël, keqpërdorimi dhe mundësitë për efiçencë

E drejta e ujit është thelbësore për mbijetesën njerëzore, shumë më pak për progres njerëzor. Civilizimi njerëzor i hershëm nga Egjiptianët e lashtë tek Mesopotamët në Kinën e hershme- u ngritën dhe lulëzuan përgjatë lumit. Me pamjaftueshmërinë e ujit për të pirë dhe për të rritur ushqimet, asnjë shoqëri, sado e avancuar të jetë, nuk mund të zgjas. Këtu qëndron problemi. Ujit ka mbaruar. Sot, volumi i ujërave të ëmbla në Tokë është njësoj siç e vendosi Çezari në Romën e lashtë. Akoma, në këto 2,000 vite, popullsia njerëzore është rritur nga 250 milion, në më tepër se 7 miliardë.

Një transformim rrënjësor kërcënon ekosistemet e Tokës

Pyjet, shkretëtirat, peizazhet edhe ekosistemet jetësore të Tokës rrezikojnë të pësojnë një transformim të madh gjatë shekullit të ardhshëm për shkak të ndryshimeve klimatike, paralajmëruan sot shkencëtarët. Disa ndryshime të konsiderueshme kanë nisur të shfaqen në jugperëndim të SHBA-së, ku vatrat gjigante të zjarreve kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha me pyje. “Në 100 deri në 150 vitet e ardhshme, këto ndryshime me shumë gjasa do të zgjerohen deri në savana dhe shkretëtira duke transformuar ekosistemet dhe vënë në rrezik faunën dhe florën. Kryesisht në Europë dhe në SHBA”, sipas punimeve të publikuara në revistën ‘’Shkencë’’.

Njerëzit dhe Natyra

Të jesh me profesor Vezir Muharremaj, duket sikur të jepet mundësia të kthesh kohën pas e të jesh si studenti me profesorin. I nderuari profesor Veziri është mësues e nxënës i përjetshëm, ndihem me fat që e patëm si gjeneratë, profesor korrekt, këmbëngulës, e fati shansi e të tjera rrethana na mundësuan që të vazhdojmë së bashku rrugëtimin, me debate, përpjekje e bashkëpunim 40 vjeçar.

Performanca mjedisore, Shqipëria e 40-ta në botë, çalon në cilësinë e ajrit

Shqipëria renditet e 40-ta në rang botëror dhe ndër të fundit në rajon për gjendjen mjedisore, sipas Indeksit Botëror të Performancës mjedisore. Indeksi i Performancës mjedisore (EPI) rendit vendet në të gjithë botën sipas performancës së tyre në 2 çështjet prioritare mjedisore: mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mbrojtja e ekosistemeve dhe përpilohet nga Universiteti Yale në SHBA.

Teknologji e re për mbrojtjen e ekosistemit në Malin e Zi

Në Ulqin dhe në përgjithësi në Mal të Zi, për herë të parë u përdor një teknologji e re në mbrojtjen e ekosistemit dhe në pastrimin e zonave të ndotura. Teknologjia japoneze për herë të parë u përdor në Ulqin në një zonë, burim ndotjeje me materiale të ndryshme kontaminuese, që rrezikonte ndotjen e plazheve në vend. Ekspertët e kësaj fushe theksojnë se kjo metodë pastrimi është tejet efikase dhe realizohet përmes topthave me mikroorganizma që shkaktojnë fermentim dhe brenda disa ditëve pastrojnë mjedisin.