ekspozite

"Ditar i një hapësire": Një ekspozitë për të zgjuar vetëdijen

“Ditar i një hapësire” më shumë se sa një ekspozitë është udhëtim në kohë në hapësirën e quajtur Shqipëri dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse duhet ta vizitoni nëse ende nuk e keni bërë këtë. Ekspozita prezantohet si një rrugëtim në kohë e në hapësirë, si një ditar ku është shkruar historia e territorit, ku flitet për të tashmen e projektohet vizioni i së ardhmes. Në të komunikohet me imazhe dhe video, instalacion dhe model 3 dimensional, komunikohet nëpërmjet figurës dhe tingulllit. Këtu janë ekspozuar edhe plane të hartuara shumë vite më parë, ndaj kemi çfarë të mësojmë e të reflektojmë mbi të kaluarën.

“Është Gjanica”, ekspozita ‘e çuditshme’ sjell kavanozë me ujë të ndotur e veshje me naftë

Një reagim për të mbrojtur natyrën, e sidomos lumenjtë, vjen nga Xhentiana Muskaj, një aktiviste e cila përmes 40 fotografive sjell shqetësimin e saj si qytetare për ndotjen e lumit Gjanica. Përveç imazheve dhe videove pasqyruese të realizuara, janë ekspozuar edhe disa kavanozë qelqi me ujë të mbledhur përgjatë 42 km të lumit Gjanica. Por, nuk mjaftojnë vetëm disa minuta, për t’u ambientuar me erën mbytëse të mbetjeve që ndodhen brenda ujit. Lumi i Gjanicës është lumi me ndotjen më të rëndë në Shqipëri. Si pasojë, Gjanica është e ndotur me mbetje, me origjinë nafte dhe nënprodukte të saj.

“Evoked”, strukturat gjysmake në (sh)ndërtim, arkitektët ‘rivizatojnë’ bregdetin

Kaosi i krijuar në bregdet me ndërtime të paligjshme, që ngrenë krye në zona të ndryshme, me dhe pa leje, e gjithsesi të pavend, ka krijuar një tjetër imazh të peizazhit natyror të Shqipërisë. Herë dy e herë tri katëshe, herë godina përdhese që nuk iu përshtaten zonave ku kanë vënë themelet, herë të përfunduara e herë të lëna në mes si zgërdalla betoni, ndërtimet e pas 1990-ës duket të kenë krijuar një rast të rrallë në mënyrën se si mosrespektimi ose mungesa e planeve urbanistike, mundet të shndërrojë a ta transformojë një zonë, e më tej një shtet.

7 marsi ekologjik në shkollën "Androkli Kostallari"

Sot në ditën e mësuesit nxënësit e shkollës "Androkli Kostallari" në kryeqytet, kanë zgjedhur ti urojnë mësuesit e tyre nëpermjet punimeve artistike, shumica prej tyre të realizuara me materiale të riciklueshme. Gjatë paradites së sotme u mbajt edhe një ekspozitë prezantuese me punimet fituese të përzgjedhura për tu ekspozuar. Mësuesit thanë se koncepti i riciklimit dhe i përpunimit i ka gjetur nxënësit tepër entuziastë dhe përpos të qenurit në mbrojtje të mjedisit, i ka nxitur atyre edhe kreativitetin.

Ekspozita “Arkitektura tradicionale – Kullat” sjellë në kryeqytetin shqiptar kodin e dizajnit të Thethit

Në të njëjtën ditë kur në luginë po shtrihej përjetësisht albanologu Robert Elsie, Thethi tërhoqi përsëri vëmendjen dhe këtë herë për kullat e tij. I fshehur mes malesh të larta në një luginë rreth 800m mbi nivelin e detit, Thethi është i pari fshat i Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare që po bëhet me një Kod Dizajni. Drafti i këtij kodi u prezantua mbrëmë në Kinema Millennium të Tiranës, me pjesëmarrjen e qindra të ftuarve, profesionistë dhe studentë të arkitekturës, planifikues urbanë, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, të Agjencisë Kombëtarë të Zonave të Mbrojtura (AKZM), të bashkisë Shkodër, të Ambasadës Gjermane, GIZ, të kompanisë së konsultimeve GOPA/DIAVA, të shoqërisë civile etj.

Fotoekspozita e gjuetarëve sfidon imazhin e tyre si armiq të natyrës

Gjuetarët e vërtetë të Durrësit që prej tre vitesh i kanë varur në gozhdë armët e tyre çifte në zbatim të moratoriumit qeveritar, megjithatë ata nuk kanë reshtur kurrë së menduari për gjahun dhe natyrën. Disa ditë më parë drejtuesit e shoqatës së qytetit hapën një ekspozitë me foto, që rikrijojnë historinë 80-vjeçare të gjuetisë në rrethin bregdetar, dhe që jo pak ngjasojnë si sfidë për paligjshmërinë dhe institucionet shtetërore.

Malet e Shqipërisë lartësohen në qytetin çek, Louny

Gjatë gjithë muajit prill në qytetin çek, Louny do të qëndrojë e hapur foto-ekspozita, “Malet e Shqipërisë”, me autor Petrit Imeraj. Hapja e kësaj ekspozite vjen pas suksesit të saj një vit më parë në Gjermani. Autori shprehet se ndihet i nderuar për suksesin e promovimit të vlerave të vendit të tij, Shqipërisë. Hapja e kësaj foto-ekspozite në Louny (30 km larg Pragës) dhe ngjarja tragjike që u shoqërua me humbjen e jetës të turistëve çekë në Alpe vitin që shkoi, i japin këtij aktiviteti shpirtin dhe dimensionin human, duke njxerrë në pah vlerat pozitive që na bashkojnë.

Rrugëtim në natyrë

Një shëtitje kurioze përreth natyrës dhe gjurmëve të saj që përfshin brenda edhe një album herbariumesh, duke hulumtuar anatominë e natyrës. Është kjo ndjesia që përftohet teksa vëzhgohet ekspozita me foto e artistit Ervin Berxolli. Një imazh, ku emocionin paraprak nuk mund ta marrësh që në fillim, por sa më shumë i afrohesh, aq më shumë vëren detaje, sepse për të kuptuar foton e tij artisti të imponon kohë. “Zakonisht kur ti sheh një vepër arti siç është piktura, skulptura, fotografia, imazhin e merr me shikim të parë dhe unë desha që të krijoj një kohë në momentin ku ti sheh një imazh ta kthej pak a shume në një muzikë që të duhet një periudhe kohe që ta shijosh gjer në fund, nuk mund ta marrësh ndjesinë që në fillim”, tha Ervin Bërxolli, pedagog në Universitetin e Arteve.