elasticiteti i mjedisit

Nga zjarret te përmbytjet e tërmetet, Shqipëria, e fundit për aftësitë rikuperuese

Elasticiteti i mjedisit të biznesit të një vendi, apo aftësitë rikuperuese të tij, kanë rëndësi kur planifikoni se ku të bëni biznes. Në këtë kontekst, indeksi i përvitshëm i FM Resilience jep një panoramë botërore për elasticitetin në ekonomi, zinxhirin e furnizimit dhe riskun. Shqipëria renditet e 103 nga 130 ekonomi të analizuara, ndër vendet e fundit. Në Ballkan, jemi të fundit. Kryeson Kroacia, e 39-a, Serbia e 66-a, plot 37 shkallë më mirë se ne, ndjekin Bosnja e Hercegovina e 70 dhe Maqedonia e 77-a.