Elbasan

‘Rafineri jo parfumeri’, banorët rreth Metalurgjikut ngrejnë zërin kundër ndotjes

Të toksikuar prej dy dekadash nga tymi i zi që del prej oxhaqeve të industrisë së rëndë që kryen aktivitetin rreth skeletit gjigand të ish-Metalurgjikut në Elbasan, banorët e fshatrave Balldren dhe Vidhas u përballën në fillim të verës me probleme të reja. Era e rëndë e naftës u shpërnda në ajrin e mbingopur nga metalet e rënda në këtë zonë, ndërkohë që mbetje të hidrokarbureve u shfaqën gjithashtu në kanalet e tyre të ujërave vaditëse. Banorët u zunë në befasi nga ndotjet e shkaktuara nga nafta dhe fajësuan për to rafinerinë e sapovënë në punë të bitumit.

“Fiks Fare”, mbetjet spitalore terrorizojnë banorët në Librazhd

Mbetjet spitalore janë kthyer në një rrezik serioz për banorët e lagjes “Dedashment” në Librazhd, duke u shpërndarë në një sipërfaqe prej 200 metrash rreth banesave të tyre prej rreth 6 vitesh. Deri me sot, Bashkia e Librazhdit nuk ka marrë masa për gjetjen e një zgjidhjeje. Madje, me një vendim të Këshillit Bashkiak, afër kësaj lagjeje do të ishte vendgrumbullimi i mbetjeve të qytetit. Mjafton të kalosh pranë lagjes “Dedashment”, ose siç njihet për të gjithë “Hekurudha”, ku jetojnë të paktën 13 familje, do të shohësh sesi janë shpërndarë shiringat, shishet e serumit, tubat e oksigjenit, etj.

5 qershori risjell në vëmendje problematikat mjedisore

5 qershori 2017 shënon festimin e Ditës Botërore të Mjedisit por gjithashtu edhe festimin e 26-vjetorit të shoqatës së parë mjedisore në Shqipëri, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri. Në kuadër të kësaj dite të shënuar, PPNEA zgjodhi të festojë ditëlindjen e saj të 26-të në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë duke organizuar disa aktivitete me nxënësit e shkollës së mesme Dorëz. Dita filloi me një prezantim mbi vlerat e mrekullueshme të këtij parku, gjitarët e mëdhenj dhe shpendët kryesorë që ndodhen në zonë dhe më pas duke prezantuar faqen syrigjelber.info, një portal që shërben për të mbledhur raste të krimeve mjedisore.

Arinjtë nuk flenë më në dimër në Elbasan! Shkak Ngrohja Globale

Në kamerat kurth të vendosura nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, për monitorimin e faunës së egër në Parkun Kombëtar të Shebenikut, janë vërejtur lëvizje të arinjve edhe në këtë kohë me dëborë. Specialistët e shpjegojnë këtë fakt me rritjet e temperaturave, gjë që do të thotë se ariu nuk po e bën më gjumin e tij letargjik.

Bashkia e Elbasanit shpall gjendjen e emergjencës mjedisore

Ndotja vazhdon të jetë e pranishme ne ish-kombninatin metalurgjik. Ndryshe nga vite më parë ku mbartësi i vetëm i ndotjes ishte vetëm kompania Kurum ,tani ndotja vjen dhe nga bizneset e tjera në ish-kombinat. Sipas banorëve, ndotja është tepër e madhe, veçanërisht në orët e para të mëngjesit e deri në mesditë, oxhaqet e firmave private nxjerrin veçse pluhura dhe gazra në atmosferë. Edhe pse është dhënë urdhër që në oxhaqet e këtyre fabrikave të vendosen filtra pastrimi, përsëri firmat nuk i kanë vendosur.

Bilanci i moratoriumit të pyjeve, në 2 vjet vetëm një gjobë që nuk vilet në Elbasan

Në fillim të vitit 2016 Shqipëria shpalli një moratorium për pyjet, duke e cilësuar situatën katastrofike. Qëllimi i moratoriumit është të kufizojë prerjet masive dhe të ripyllëzojë vendet e dëmtuara tashmë. Paralelisht u paralajmëruan masa të ashpra deri edhe penale dhe me këtë qëllim u ngrit edhe një task-forcë e pagëzuar si “Roja e Gjelbër”, në të cilën u përfshi edhe ushtria. Por 19 muaj më vonë në qarkun e Elbasanit, ku ndodhen disa zona të mbrojtura përfshi edhe parkun kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, edhe pse janë regjistruar 26 procedime penale në dy vitet e fundit, vetëm një person është dënuar me gjobë nga gjykata.

Cërrik, lumi rrezikon depot e ujit

Depot e ujit që furnizojnë Cërrikun dhe disa komuna rrezikohen nga lumi Shkumbin. Situata paraqitet kritike, pasi devijimi i shtratit të lumit mbërriti sot rreth 1.5 metra larg depozitave të ujit, që u ndërtuan në vitin 1952, në një distancë të konsiderueshme nga lumi. Altin Toska, kryetar i Bashkisë së Cërrikut bëri të ditur për Top Channel se “jemi vënë në lëvizje dhe kemi paraqitur pranë Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile një projekt që do ta përmirësonte dhe do ta siguronte një herë e mirë këtë situatë. U bëj apel instancave që të ndërhyjnë në kohë”.

Çmimi i ulët i qershive, banorët e Godoleshit: Mbeten stok

Fshati Godolesh i Elbasanit është një nga prodhuesit më të mëdhenj të qershive në vend. Edhe pse tregtarë nga e gjithë Shqipëria shkojnë atje për grumbullimin e qershive, përsëri prodhuesit nuk janë të kënaqur. Sipas tyre, çmimi nuk justifikon shërbimet dhe mundin e një viti të tërë. Fermerët e Godoleshit janë gjithashtu prodhues të mëdhenj të ullirit. Por, ndërsa tregu i këtij të fundit është rregulluar, tregtimi i qershive mbetet problem dhe nuk ndodh rrallë, që qindra kilogramë të shkojnë dëm.

Debati për inceneratorët, banorët në Elbasan: Impianti na largoi ndotjen

Aty ku sot shtrihet një lulishte, jo më larg se një vit e gjysmë më parë ishte plaga më e madhe e qytetit të Elbasanit. Mijëra tonë mbetje urbane digjeshin në këtë zonë çdo ditë duke shkaktuar një ndotje katastrofike që përhapej në të gjithë qytetin, por më problematike situata ishte për banorët ngjitur fushës, për të cilët jetesa ishte bërë e pamundur. “Ka qenë jashtëzakonisht keq. E gjithë zona ka qenë e banuar. Smog i gjallë ka qenë. Nuk hapnim dot dyert dhe dritaret. Hidheshin mbetjet dhe digjeshin dhe tymi përhapej në gjithë Elbasanin”, thonë banorët.

Djegësi i plehrave në Elbasan dhe mashtrimi me tymin e bardhë

Nga Lavdosh Ferruni

Djegësi i Plehrave në Elbasan u inaugurua. Videoja promovuese u mbyll me një tym të bardhë nga oxhaku i shkurtër i tij, që dikujt të mund ti kujtonte tymin e bardhë kur zgjidhet Papa, por jo shumëkujt. Nga djegësit e plehrave nuk mund të pritet tym i bardhë, pasi ndotja nga djegia e plehrave është më e zezë se qymyri. Energjia prej djegies së mbetjeve më e ndotura ndër të gjithë të tjerat. Djegësit e plehrave are të mirënjohur si burimet më të mëdha të kimikateve më toksike të prodhuara nga njeriu të njohura në shkencë – dioksinat.

Ecovolis dhe Egnatia në mbrojtje të Parkut të Shebenikut në Librazhd

Parku Kombëtar i Shebenikut që ndodhet pranë qytetit të Librazhdit është një zonë tepër e dëmtuar, gati e zhveshur nga pyjet dhe bimësia. Për këtë arsye, një grup vullnetarësh nga EcoVolis morën pjesë aty në mbjelljen e 190 fidanëve të rinj, si pisha, gështenja dhe fidanë të tjerë. Mjedisi ndikon rrënjësisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, ndaj edhe zëvendësimi i pemëve të dëmtuara me fidanë të rinj është domosdoshmëri.

Egnatia: Nuk respektohet kontrata koncesionare për HEC-et

Tharja e ujit në shtratin e lumit të Rrapunit ka krijuar një situatë aspak normale. Fauna ujore dhe flora përgjatë këtij lumi është shkatërruar plotësisht. Shoqata Egnatia ka denoncuar një situatë katostrofike, e cila sa vjen dhe rëndohet nga HEC-et e ndërtuara mbi këtë lumë. Shoqata do të vazhdojë denoncimin e rasteve abuzive me lumenjtë në Librazhd. Këto shqetësime u janë vënë në dijeni edhe organizmave ndërkombëtare që merrren me mbrojtjen e florës dhe faunës.

Elbasan – Diskutim mbi politikat e strategjitë për inventarizimin kombëtar të pyjeve e kullotave

Në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Elbasan u zhvillua një takim me përfaqesues të Projektit të pyjeve në Shqipëri. Merrnin pjesë  perfaqesues nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve të Suedisë, Fakulteti i Pyjeve UBT, AdZM Elbasan, Drejtoria e pyjeve, Bashkia Librazhd, përfaqësues të shoqërisë civile, grupe interesi etj. Diskutimi u  fokusua në ndërtimin e politikave e strategjive për inventarizimin kombëtar të  pyjeve e kullotave me metoda të specializuara. Administrata e Zonave të Mbrojtura në Elbasan ka bërë një punë shumë të mirë për ta kthyer këtë zonë në një atraksion të vërtete turistik.

Elbasan, bashkia masakër me pemët. Revoltohen ambientalistët

“Lulishtja e Portokalleve”, një prej zonave identitare të Elbasanit është shkatërruar me miratim të bashkisë, për t’i hapur rrugë rikonstruksionit të rrugës. Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë masakrën ndaj pemëve dhjetra vjeçare të portokalleve, limonave dhe qitrove. Prerja e pemëve siç shihet edhe në fotot e hedhura në rrjetet sociale, përveç masakrës mjedisore, ka krijuar edhe një “rrogos” të vërtetë portokallesh të shkelura dhe shtrydhura në tokë, duke shkaktuar keqardhjen dhe indinjatën e qytetarëve.

Elbasan, dogji 2 dynym tokë procedohet 67 vjeçari

Ndaj një 67 vjeçari në Elbasan ka filluar një procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Procedimi ka nisur ndaj B.Ç, pasi nga pakujdesia ka shkaktuar një zjarr, prej të cilit u dogj një sipërfaqe prej 2 dynym me barishte dhe ullinj. Nga flakët janë djegur pjesërisht 35 rrënjë ullinj. Njoftimi i policisë: Proçedohet penalisht në gjëndje të lirë një shtetas për veprën penale "Shkatërrim të pronës me zjarr".

Elbasan, fshati Polis pa ujë, burimi i vetëm u privatizua nga një familje

Banorët e fshatit Polis prej shumë vitesh mbushin ujin e pijshëm me krahë tek një burim i fshatit. Por edhe kjo mundësi që ata kishin i është hequr, pasi vendi në të cilin ndodhet burimi është privatizuar nga një familje. Banorët e fshatit Polis në njësisë administrative Shushicë të Elbasanit të gjendur përballë këtij fakti, kanë bërë kërkesa në të gjitha institucionet, të paktën për lirimin e burimit ku mbushin ujë me krahë, por deri tani nuk kanë gjetur asnjë mbështetje. Ata kanë vendosur të protestojnë me shpresën që dikush do t'i dëgjojë dhe do t'ju zgjidhë hallin që kanë. Banorët shprehen se kanë shumë vite që kërkojnë të zgjidhet çështja e ujit por deri tani asgjë nuk është bërë, përveç premtimeve.

Elbasan, Parku Kombëtar i Gjinarit i harruar, prej vitesh pa investime

Qendra e pikës turistike në Gjinar ndodhet në gjendje të mjerueshme. Vetë banorët shprehen të pakënaqur me këtë gjendje. Ata radhisin një sërë faktorësh. Megjithatë dy prej tyre duket se janë më kryesoret. Qendra skandaloze dhe mungesa e ujit të pijshëm. Banorët e Gjinarit deklarojnë se u vjen turp për fshatin e tyre pasi u bë kohë e gjatë që nuk është vënë dorë për të. Më keq paraqitet aksi nga shkolla e mesme dhe sheshi në qendër. Ata shprehen se turistët janë reduktuar shumë. Vijnë njëherë e nuk kthehen më.

Elbasan, Sejdini: Ndotja brenda niveleve të lejuara, tregon studimi

Këshilli Bashkiak Elbasan ka diskutuar sot në lidhje me ndotjen dhe që është paraparë të futet në paketën fiskale 2018. Ndërkohë një muaj më parë Këshilli Bashkiak shpalli emergjencën mjedisore. Që në fillim kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini u shpreh se të dhënat e grumbulluara nga matjet tregojnë se ndotja në Elbasan është brenda parametrave të Bashkimit Europian. “Sa kemi përfunduar një projekt, të cilët ndër vite anëtarët e Këshillit Bashkiak e kanë kërkuar dhe ka të bëjë me matjen e ndotjes së mjedisit në bashkinë e Elbasanit.

Elbasan, zjarri në Kodër Krastë bëhet alarmant

Zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë Kodër Krastën, në Elbasan, ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha. Zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë pyllin, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, forcave të policisë dhe punonjësve të Bashkisë së Elbasanit. Temperaturat e larta e kanë bërë të vështirë izolimin e flakëve dhe situata vazhdon të jetë emergjente. Ish-depot e dikurshme të ushtrisë në Kodër Krastë janë një tjetër shkak për t’u alarmuar, nga frika e ekzistencës së municioneve të mbetura luftarake.

Elbasan: Dita e parë e pranverës, Bashkia aksion për pastrimin e qytetit

Edhe këtë vit, qyteti i Elbasanit, i cili njihet si mikpritësi i festës pagane të Ditës së Verës , parashikohet që të ketë me mijëra vizitorë. Në këtë kuadër, bashkia e Elbasanit ka ndërrmarë një aksion të përgjithshëm për pastrimin e qytetit, përfshirë Njësitë Administrative dhe akset kombëtare. Në këtë aksion janë angazhuar punonjësit e bashkisë, qytetarët, por edhe Shoqëria Civile. Nënkryetari i Bashkisë, Ervin Saraçi, i pranishëm në këtë aksion tha se, “kjo është një ditë për të dhënë mesazhin se të gjithë mund të bëjmë një qytet të pastër dhe të shëndetshëm”.