elefant

Elefantët janë në rrezik

Numri i elefanteve ka pësuar rënie me 62% gjatë dekadës së fundit, dhe ata mund të zhduken deri në fund të dekadës së ardhshme. Në Afrikë, kontrabanduesit e fildishit dhe mishit, vrasin çdo ditë rreth 100 elefantë, duke lënë pas vetëm 400.000 elefantë të mbetur. Një etje për produktet e fildishta në tregun aziatik e bën tregtinë e paligjshme te fildishit jashtëzakonisht fitimprurëse, dhe ka çuar në masakrimin e dhjetëra mijëra elefantëve në Afrikë. Përgjatë viteve 2010 dhe 2014, çmimi i fildishit në Kinë u trefishua, duke rritur ndjeshëm gjuetinë e paligjshme.

Elefantët kalojnë provën e inteligjencës me “implikime të thella”

Elefantët kanë kaluar testin e inteligjencës, për të cilën shkencëtarët thonë se ka “implikime të thella” për kuptimin tonë të aftësive të tyre mendore. Ata zbuluan se elefantët ishin të aftë të kryenin një detyrë, çka tregon se kanë një nivel të vetë-kuptimit, si p.sh. aftësia për të njohur veten në pasqyrë, një veçori e cila shihet rrallë në botën e kafshëve dhe madje i mund njerëzit deri sa ata arrijnë moshën dy vjeç. Testi i ri, i cili u përshkrua si “i thjeshtë në pamje të parë”, përfshinte ngritjen e një shkopi dhe dorëzimit të tij te një hulumtues. Testi ishte një version i përshtatur i një prej provave të përdorura mbi fëmijët njërëzorë.

Elefanti ngordh nga lodhja gjatë transportit të turistëve

Gjithnjë e më shumë, elefantët po shfrytëzohen për transport të materialeve apo të turistëve në vendet aziatike, si Tajlanda, Vietnami apo Kamboxhia. Në temperatura mjaft të larta, këto kafshë detyrohen të transportojnë turistë për orë të tëra, ndërsa goditen në trup për të stimuluar ecjen. Por së fundi, një elefant femër, Sambo, ka ngordhur ndërsa ishte duke transportuar turistë në temperatura 40 gradë celsius dhe menjëherë fotot e kafshës kanë bërë xhiron e botës. Mediat vendase raportuan se autoritetet kanë nisur edhe hetimet ne lidhje me ngordhjen e kafshës, e cila dyshohet se pësoi sulm kardiak si pasojë e lodhjes.

Investimi për ruajtjen e elefantëve është një politikë e mirë ekonomike

Shumë shtete afrikane humbin të ardhura të rëndësishme nga turizmi kur nuk gjurmojnë gjuetinë e paligjshme. Të ndalosh gjuetinë pa leje në shumë vende te Afrikës nuk ndihmon vetëm elefantët dhe ambientin por është gjithashtu një lëvizje e mirë ekonomike. Turizmi i sjell miliarda dollarë Afrikës çdo vit. Por kur hyn në mes gjuetia pa leje, ka më pak shanse që turistët të vizitojnë zonat e mbrojtura dhe kështu të ardhurat fillojnë të veniten.

Lirohet elefanti i keqtrajtuar për 30 vjet

Është e padiskutueshme që keqtrajtimi i kafshëve nga njerëzit duhet të jetë një çështje e rëndësishme, gjithsesi ka akoma shumë raste ku “miqtë tanë” keqtrajtohen. Fatkeqësisht ky ishte realiteti i elefantit Kaavan i cili shpenzoi 30 vjet i mbyllur në zinxhirë në kopshtin zoologjik Murghazaar, në Islamabad, Pakistan. Kafsha e gjorë nuk e ka njohur kurrë lirinë. Fatmirësisht shumë aktivistë nëpërmjet misionit të tyre, i kanë dhënë elefantit një mundësi të jetë i lirë. Më në fund gjërat po përmirësohen për Kaavan.

Zhvillim për të mbijetuar, elefantët afrikanë lindin pa dhëmbë

Duket se është gjuetia e kontrabandistëve ajo që po përcakton linjën e evolucionit të elefantëve në Afrikën e Jugut. Për më shumë se 30 vjet, Koyce Pool, kreu i “Elephant Vocie”, ka studiuar nga afër gjitarët e mëdhenj në parkun natyror të Gorongosa-s në Mozambik. Me kalimin e kohës, ai vuri re gjithnjë e më shumë se femrat ishin pa dhëmbë dhe sipas tij kjo ishte një mënyrë që ata të mund t’i mbijetonin gjuetisë së paligjshme të njeriut. Ky është një zhvillim i ri, pasi këta elefantë femra rezultojnë të jenë fituese në mënyrën e tyre.