Eltjana Shkreli

Kur flasim për Tirana Smart…

Para disa ditësh Tirana, kryeqyteti dinamik organizoi konferencën e radhës “Tirana Smart City”, ku u tha se 112 projekte konkrete në 5 fusha presin investimet. Nuk po ndalemi te dilema, sesi u shkruan 112 projekte në një hark kohor vetëm 6 muaj që kur Bashkia e re e Tiranës ndërroi pushtetin dhe për më tepër që njësitë e qeverisjes vendore janë në proces të plotë ristrukturimi për shkak të reformës territoriale?! Në fakt, nga titulli dukej nismë intriguese dhe ambicioze, pavarësisht se boria e makinës filloi të lëshonte alarmin që aty në sallë – Tirana (me) makina.