EMMAUS

1 milionë zogj deti dhe 100.000 gjitarë vdesin çdo vit nga mbetjet plastike!

Vullnetarë të Qendrës së Informacionit AARHUS – Vlorë, u angazhuan sot përgjatë vijës bregdetare në plazhin e ri, për të pastruar mbetjet urbane të grumbulluara aty si pasojë e erërave detare. Këto mbetje janë pasojë e papërgjegjshmërisë tonë si qytetarë, pasi ato janë grumbulluar këtu në plazhin e ri, por zanafilla e këtyre mbetjeve është shumë larg nga këtu, por edhe afër. Çdo njëri nga ne, pa u menduar gjatë i flakim mbetjet që ne prodhojmë, në natyrë, në përrenj, në pyll, në lum, në anë të rrugës.

Australia fshihet nga raporti i OKB-së për ndryshimet klimatike

Të gjitha referencat për ndikimin e ndryshimeve klimatike në sitet e trashëgimisë botërore në Australi janë hequr nga raporti për klimën i Kombeve të Bashkuara. Një draft i raportit fillestar përmban një kapitull për strukturën më të madhe të koraleve Great Barrier Reef dhe referenca nga Kakadu dhe Tasmania. Por Departamenti i Mjedisit në Australi kundërshtoi raportin dhe kërkoi që Unesco mos t’i përfshinte këto seksione në versionin përfundimtar për arsye se raporti mund të ndikojë në turizmin australian. Gjithashtu u tha se titulli i raportit, “Destinacionet në Rrezik”, shkakton konfuzion të konsiderueshëm.