energjgji e rinovueshme

“Albanian Green Energy Forum”, bashkëpunimi i radhës Shqipëri-Britani

Dhoma Shqiptaro-Britanike të Tregtisë dhe Industrisë, ambasada e RSH në Londër, me mbështetjen e Lord Watson of Richmond CBE, si dhe të një sërë kompanish prestigjioze britanike në Mbretërinë e Bashkuar, organizuan “Albanian Green Energy Forum”. Ndër panelistët kryesorë ishte z.Gëzim Musabelliu–Zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, si dhe përfaqësues analistë të kompanive eksperte në fushën e energjetikës, të studiove të ndryshme ligjore, që operojnë si në Shqipëri, ashtu edhe në MB, por jo vetëm.

Arabia Saudite “çudit” botën – Do të ndërtojë një megaqytet prej 500 miliardë USD. Zbulohet arsyeja e projektit të quajtur “NEOM”

Qeveria e Arabisë Saudite thotë se do të ndërtojë një mega-qytet prej 500 miliardë dollarësh. Qëllimi i ndërtimit të këtij qyteti është që të diversifikohet ekonomia e vendet, për t’u përqendruar më pak në industrinë e naftës. Projekti i quajtur NEOM do të shtrihet në 10.230 kilometra katrorë, nga ku do të zhvillohet 100% energjia e rinovueshme. Arabia Saudite është eksportuesi më i madh i naftës në botë, por çmimet e ulëta të saj e kanë bërë më të vështirë për vendin shlyerjen e pagesave të punonjësve në këtë sektor.

BB: 46% e shqiptarëve paguajnë 10% të të ardhurave për energji

Banka Botërore ka publikuar raportin periodik mbi energjinë e qëndrueshme që shërben si një kornizë globale për sektorin. Ky raport publikohet çdo dy vjet dhe është një bashkëpunim i Bankës Botërore me institucione mjaft të rëndësishme, si: Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), Organizata Botërore e Shëndetësisë, Këshilli Botëror i Energjisë, etj. Në këtë raport të gjerë merret në analizë edhe Shqipëria. 46% e familjeve shqiptare shpenzojnë më shumë se 10% të të ardhurave të tyre për energji, thuhet në këtë raport.

Eurostat: Shqipëria, e 7-ta në Europë për energjinë e rinovueshme

Zyra e Statistikave e Bashkimit Europian (Eurostat) në raportin e publikuar mbi përdorimin e energjisë së rinovueshme në Europë, e rendit vendin tonë në vendin e shtatë me 34,9% të konsumit të energjisë së rinovueshme ndaj prodhimit të përgjithshëm energjetik të Shqipërisë. Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria ka tejkaluar edhe mesataren e BE-së e cila përllogaritet në vlerën e 16.7%, si dhe është një ndër 15 vendet që e ka nivelin mbi 20%, i cili është edhe objektivi i BE-së. Të dhënat e publikuara nga Eurostat i referohen vitit 2015 dhe shërbejnë si bazë krahasuese me vendet e tjera të Europës dhe të rajonit.

IRENA, studim mbi energjinë e rinovueshme

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA)ka hartuar një studim të detajuar në lidhje me potencialin që kanë vendet e Europës Juglindore, përfshi këtu edhe Shqipërinë sa i përket këtij sektori. Sipas llogaritjeve i gjithë rajoni llogarit një fuqi të instaluar në rreth 118 gigavat, nga e cila energjia e rinovueshme llogaritet në 36 GW në 2015-ën ku rreth 75% realizohen nga burime hidro. Shqipëria është një nga vendet që varet tërësisht nga burimet hidro, Kosova nga linjiti, ndërsa vendet e tjera kanë një prodhim miks.

Kosova prodhon 81 MWh nga burime të ripërtëritshme

Prodhimi më i madh i energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme bëhet nga hidrocentralet, kapaciteti instalues i tyre është 79.49 megavate. Nga energjia me erë prodhohen 1.35 megavate dhe nga ajo solare 0.602 megavate. Energjia më e madhe e ripërtëritshme në Kosovë vjen nga hidrocentralet, nga energjia me erë dhe nga ajo solare. Totali i përgjithshëm i prodhimit të energjisë elektrike të ripërtëritshme është 81 megavate.

Në Gjermani të paguajnë për të konsumuar energjinë

Gjermania është ndër vendet lider në Europë në shumë fusha dhe njëra prej tyre është edhe në sektorin e energjisë së rinovueshme. Vendi ka njohur një superprodhim vitet e fundit në këtë sektor, aq sa në maj të vitit të kaluar çmimi ra me 130 euro për MWh. Në atë kohë, erërat e forta bënë që impiantet që e shfrytëzojnë atë për prodhim energjie të tejkalonin kërkesën e tregut. Kjo detyroi disa shpërndarës që operonin në treg që të zeronin çmimin e madje edhe të paguanin shtresa të caktuara që të konsumonin energjinë e prodhuar. Periudha të tilla përsëriten herë pas here dhe këtyre u shtohen edhe investimet e vazhdueshme në këtë sektor, që ka njohur një rritje të madhe në dekadën e fundit.

Në Londër do të mbahet Forumi për Investimet në Energjinë e Rinovueshme

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe vazhdon të promovojë Shqipërinë, Kosovën në Britani të Madhe e me gjerë, prej 15 vjetësh. Kësaj radhe në fokus është prodhimi i energjisë elektrike duke shfrytëzuar rrezet e Diellit dhe burimet ujore. Aktiviteti është kërkuar nga investitorët Britanikë, të cilët e shikojnë vendin tonë si më të përshtatshmin në rajonin e Ballkanit për prodhimin e energjisë të rinovueshme. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe njofton të gjithë ato kompani që janë të interesuar për të paraqitur projektet e tyre në Forumin që do të organizohet në Londër më 27 prill 2017 nën kujdesin e Lord Watson of Richmond.

Projekti në Vlorë, ujë të ngrohtë në kopshte e çerdhe me panel diellor

Kopshtet dhe çerdhet e qytetit të Vlorës do të kenë ujë të ngrohtë përmes paneleve diellore. Ka qënë vetë ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri i cili ka inspektuar implementimin e projektit të mbështetur nga PNUD. Si pjesë e Nismës Globale të GEF/UNDP/UNEP për Transformimin e Tregut për Panelet Diellore për Ujë të Ngrohtë, programi i Shqipërisë synon të përshpejtojë zhvillimin e tregut për këto sisteme si mënyrë për të kursyer energjinë elektrike dhe burime të tjera energjitike të përdorura për prodhimin e ujit të ngrohtë dhe zbutur fenomenin e ndryshimeve klimatike.

Skoci: Ndërtohet ferma e parë lundruese e erës

Ka filluar ndërtimi për fermën e parë lundruese e cila furnizohet prej erës, rreth 15 milje larg bregut të Skocisë veri-lindore. Pesë turbinat sëbashku pritet të sigurojnë 30 megavat energji - të mjaftueshme për të furnizuar 20,000 shtëpi. Një nga turbinat është aktualisht e instaluar, ndërsa pjesa tjetër pritet të instalohet deri në fund të gushtit. Leif Delp, drejtuesi i projektit prej 190 milionë funte të quajtur Hywind, tha se qëllimi ishte "të demonstronte mundësinë e realizimit të fermave të ardhshme komerciale të erës, me kosto të ulët".

Suedia synon tërësisht energji të rinovueshme deri në vitin 2040

Vitin e kaluar 57 përqind e energjisë së Suedisë u sigurua nga burime të ripërtëritshme. Suedia ka për qëllim të përdorë tërësisht energji të rinovueshme brenda 25 viteve të ardhshme, ka thënë një zyrtar për mediat. Vitin e kaluar, 57 përqind e energjisë së Suedisë u sigurua nga burime të ripërtëritshme si hidrocentralet dhe mullinjtë e erës, ndërsa pjesa e mbetur vjen nga energjia bërthamore. Vendi tani ka në plan të kapërcejë "potencialin e tij të madh" për fuqinë e erës, për ta bërë vendin plotësisht të lirë nga fosilet deri në vitin 2040.

Tjetër park fotovoltaik në Fier, investimi 2.4 milionë euro zgjidh prodhimin e energjisë për zonën

Korriku është mbyllur me një kërkesë të re, për një park fotovoltaik në zonën e Fierit. Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëri me dije se operatori që ka shprehur interes është “Hydro Valbona” sh.p.k. Shoqëria ka aplikuar për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën në “Perëndim të fshatit Topojë (Fier)”me një sipërfaqe totale të projektit rreth 20,000 m2 ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 MW me një vlerë investimi rreth 2.4 milionë Euro.