energji e pashtershme

Dielli artificial po bëhet realitet: Energji e pashtershme

Vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel ishte e pranishme për të shtypur butonin. Fizikantja, tashmë politikane, i dha rrugë në Greifswald të Gjermanisë, një eksperimenti të rëndësishëm: përgatitjes së një fuzioni bërthamor, bëhet fjalë për një burim të pashtershëm të energjisë. Projekti Wendelstein 7-X ka kushtuar mbi 1 miliardë euro dhe ka për qëllim që të krijojë një diell artificial. Njësoj si në Diell, qëllimi është që të krijohet plazma nga fuzioni bërthamor. Sipas Spiegel, në dhjetor, në këtë reaktor ishte prodhuar plazma e heliumit. Tani ata kanë arritur të krijojnë plazmën e hidrogjenit.

Energjia e rinovueshme, studimi: Shqipëria mbetet prapa

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA) ka hartuar një studim të detajuar në lidhje me potencialin që kanë vendet e Europës Juglindore, përfshi këtu edhe Shqipërinë sa i përket këtij sektori. Sipas llogaritjeve i gjithë rajoni llogarit një fuqi të instaluar në rreth 118 gigavat, nga e cila energjia e rinovueshme llogaritet në 36 GW në 2015-ën ku rreth 75% realizohen nga burime hidro. Shqipëria është një nga vendet që varet tërësisht nga burimet hidro, Kosova nga linjiti, ndërsa vendet e tjera kanë një prodhim miks.