energji e paster

“Energy Talk” mes EcoAlbania, ekspertëve të çështjeve së efiçencës së energjisë dhe të rinjve të qytetit të Tiranës

Në një takim të hapur të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë, ditën e djeshme më 28 shtator, Z. Gjergji Simaku, Drejtor në sektorin e Burimeve Energjitike të Rinovueshme dhe Efiçencës Energjetike, Z. Erjon Tase, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike, si dhe përfaqësues të stafit të EcoAlbania dhe Qendrës EDEN prezantuan problematikat dhe punën që po realizohet në lidhje me përdorimin efiçent të energjisë. “Deri në vitin 2013, në asnjë nga ligjet shqiptare dhe as në Strategjinë Kombëtare nuk përmendej fjala “energji e rinovueshme”.

A mund të jenë dallgët e detit të jenë burimi i ardhshëm më i madh i energjisë së rinovueshme?

Forca e përplasjes së valëve të detit mund të gjenerojë një sasi të madhe energjie. Por ka një pyetje: si do të zhvillohet një teknologji e cila do të përballojë valët e detit me minimumin e ndikimit në ekosistem? Një kompani me bazë në Izrael “Yam Pro Energy”, beson se mund të ofrojë zgjidhjen ideale dhe ka filluar të ndërtojë një impiant për energjinë nga valët në bregdetin e Accra, kryeqyteti i Ganës. Kjo teknologji shfrytëzon një burim – oqeanet – të cilët mbulojnë rreth 71% të planetit tonë, është miqësore me mjedisin, zakonisht kushton pak pasi instalohet si teknologji dhe do të jetë një revolucion për vendet bregdetare.

Arritjet e Kinës eklipsojnë Europën – Objektivi i energjisë diellore për vitin 2020 realizohet para kohe

Kina ka realizuar objektivin e saj të vitit 2020 për energjinë diellore tre vite para kohës së planifikuar. Kapaciteti i instaluar i tejkaloi 105 GW, sipas të dhënave të publikuara nga AECEA, një kompani në industrinë e energjisë diellore. Ndërtimet e reja në qershor dhe korrik e shtynë kapacitetin përtej 112 GW, ndërsa rritja është mundësuar edhe nga ditët me diell që kanë shoqëruar Kinën në gjysmën e parë të këtij viti. Kjo arritje e shpejtë e Kinës forcon pozitat e saj si kombi lider në energjinë diellore dhe lë në hije përpjekjet e Europës.

BB, sytë nga energjia e rinovueshme në Shqipëri

“Ndryshimet klimatike nuk janë shaka”. Kjo shprehje është thënë aq shpesh nga liderë botërorë, aq sa nuk duket mjaftueshëm për të treguar rrezikun që na kanoset nga rritja e temperaturave me vetëm 2 gradë celcius. Sipas Bankës Botërore, ato 2 gradë në 15 vitet e ardhshme do të zhysin në varfëri ekstreme 100 milionë më shumë njerëz, nëse çështja e klimës nuk shihet me seriozitet. Dhe Banka Botërore e ka nisur nga vetja, duke investuar një pjesë të madhe të fondeve të saj për të zhvilluar energjinë e rinovueshme dhe bujqësinë e qëndrueshme në 40 vende vende në zhvillim.

Bill Gates themelon Fondin për Investime në Energji 1 miliard USD

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, bëri të ditur krijimin e një fondi investimesh për energjinë alternative – Breakthrough Energy Ventures Fund, që ka si qëllim zgjidhjen e problemeve që lidhen me ndryshimet klimatike. Breakthrough Energy Ventures Fund përfshin John Doerr, drejtuesin e Kleiner Perkins Caufield & Byers; Jack Ma, themeluesin e Alibaba; Vinod Khosla, themeluesin e Khosla Ventures; John Arnold, drejtuesin e Laura and John Arnold Foundation; Jeff Bezos, CEO i Amazon dhe Hasso Plattner, bashkëthemelues në SAP SE, pasuria e të cilëve arrin në 170 mld dollarë.

Bimët në shtëpi mund të ngarkojnë telefonin tuaj së shpejti

Kur Nëna Natyrë krijoi fotosintezën, ajo me siguri nuk priste që të përfshihej ndonjë kabllo USB. Një kompani evropiane është duke zhvilluar një pajisje intriguese e cila do ju lejojë të ngarkoni telefonin tuaj nga bimët në vazot tuaja. Sistemi i quajtur Bioo Lite, shfrytëzon fuqinë e fotosintezës dhe prodhon energji elektrike duke përdorur vetëm ujin, tokën dhe çdo bimë të zakonshme që keni në shtëpi. Energjia e prodhuar nga Bioo Lite është e barabartë me ngarkimin USB nga kompjuteri, kanë thënë projektuesit.

Britani: Fermat diellore krijojnë habitate natyrore për speciet e rrezikuara

Kafshët e egra të kërcënuara duke përfshire këtu Alauda arvensis dhe Streptopelia turtur mund të përfitojnë nga skema e prezantuar për krijimin e habitateve natyrore në fermat diellore në Britani. Projekti nga shoqata e bamirësisë RSPB dhe kompania Anesco synon të përkrahë fermat diellore në të gjithë Anglinë dhe Uellsi-n. Skema do të insistojë në habitatet e humbura të cilat u zhduken nga shtimi i kulturave bujqësore të ndryshme. Nga ky projekt do të ndihmohen specie si:

Danimarka theu rekordin botëror për prodhimin e energjisë së erës në vitin 2015

Vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare, Danimarka ka arritur të prodhojë 42% të energjisë nga turbinat e erës, pavarësisht se dy mullinjtë e mëdhenj të erës kanë qenë të fikur. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar botërisht në këtë sektor. Shifrat e reja në fund të vitit kanë treguar një rritje me 3% në krahasim me vitin 2014, e cila ishte në vetvete ishte rekord për gjeneratën daneze të energjisë së erës. Ministri i vendit për energjinë, shërbimet komunitare dhe klimën, Lars Kristian Lilleholt, e quajti rekordin të rëndësishme dhe tha:

Deklarata e REC në COP21 në Paris

Deklarata e prezantuar nga Marta Szigeti Bonifert, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), COP21, Paris, 8 Dhjetor, 2015

Deri në 2025, kostot për energjinë diellore dhe atë të erës mund të ulen me 59%

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA) publikoi një raport të ri duke zbuluar se rënia dramatike e kostove të energjisë së diellit dhe asaj të erës do të vazhdojë të pësojë rënie edhe në vitet e ardhshme. Ky raport tregon se deri në vitin 2025 – me një kuadër ligjor dhe rregullator të duhur – kostoja mesatare e energjisë elektrike do të bjerë me 59% për fotovoltaikët diellore (PV), 35% për energjinë e erës në det të hapur, 26% për energjinë e erës të instaluar në tokë, dhe rreth 45% për energjinë diellore të përqëndruar, krahasuar kjo me vitin 2015.

Dubai ofron parkim falas për makinat elektrike – Strategjia për të kaluar drejt burimeve të rinovueshme

Synimi për Dubain, edhe pse është një vend i ngritur falë parave të naftës, është të kalojë drejt makinave elektrike që janë më miqësore për natyrën. Autoriteti i Elektricitetit dhe Ujit në këtë shtet synon që të ketë 32 mijë makina elektrike në rrugët e saj deri në vitin 2020 dhe për këtë arsye, kjo kompani ka hartuar një strategji për të nxitur kalimin në motorë elektrikë që funksionojnë me bateri. Dubai ka instaluar 100 stacione karikimi në qytet dhe pret të instalojë edhe 100 të tjera deri në fund të vitit tjetër.

Energji nga dielli dhe era, si do ndahet dhënia e kapacitetit 50 MW mes operatorëve

Shqipëria ka vendosur në objektiv të saj rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme. Në përputhje me Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Energjisë së Rinovueshme, 2015-2020, i cili për të arritur targetin e vendosur në masën 38% te konsumit total nga energjitë e rinovueshme, ka parashikuar ndërtimin e impianteve fotovoltaike dhe eolike, respektivisht me një fuqi totale të instaluar 50 MW dhe 30 MW.

Energji nga dielli dhe era, si do ndahet dhënia e kapacitetit 50 MW mes operatorëve të tregut

Shqipëria ka vendosur në objektiv të saj rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme. Në përputhje me Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Energjisë së Rinovueshme, 2015-2020, i cili për të arritur targetin e vendosur në masën 38% të konsumit total nga energjitë e rinovueshme, ka parashikuar ndërtimin e impianteve fotovoltaike dhe eolike, respektivisht me një fuqi totale të instaluar 50 MW dhe 30 MW.

Energji nga dielli, “Novoselë Photovoltaic” i propozon qeverisë investimin 72 mln euro në Vlorë

Shoqëria “Novoselë Photovoltaic Power Plant” i ka kërkuar një autorizim paraprak Ministrisë së Energjisë për të ndërtuar një park fotovoltaik që synon prodhimin e energjisë elektrike nga rrezet diellore. Sipas projektit që kompania ka dorëzuar, synohet të prodhohen 50 MW energji për të cilat është planifikuar një vlerë investimi prej 72 milionë eurosh. Parku është planifikuar të ndërtohet në zonën e Novoselës në Vlorë, por ndërtimi i tij, sipas burimeve nga Ministria e Energjetikës, do të kalojë në një procedurë të ndryshme nga ai i koncesioneve të HEC-eve.

Energji nga dielli, 11 kërkesa në muaj për parqe fotovoltaike

Investimet në parqet diellore po shndërrohen në një nga bizneset më të preferuara në Shqipëri. Vetëm muajin tetor Ministria e Transporteve dhe Energjisë ka pranuar 11 aplikime nga kompanitë private për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Gjeografia e tyre është e shpërndarë thuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas dokumenteve zyrtare, shuma totale e investimeve që parashikohet për këto 11 vepra është rreth 25 milionë euro. Sipas procedurës së parashikuar nga ligji, kërkesat e kompanive private do ti nënshtrohen shqyrtimit nga ministria e transporteve.

Energji nga dielli. Dy kërkesa për t’i ndërtuar në Elbasan dhe Lushnje

Pas hidrocentraleve, tendenca më e re e investimeve private në energjetikë duket se janë bërë panelet diellore. Top Channel ka mësuar se vetëm gjatë kësaj jave në Ministrinë e Energjisë kanë mbërritur dy kërkesa të reja nga kompani private për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Projekti i parë parashikon instalimin e paneleve me kapacitet dy megavat në zonën e ish-kombinatit metalurgjik të Elbasanit. Parku do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 50 mijë metrash katrorë dhe investimi parashikohet të jetë 2.3 milionë euro.

Energji nga era, parku i parë do ndërtohet në Tepelenë

Qeveria i ka hapur dritën jeshile ndërtimit të një centrali të prodhimit të energjisë nga era nga një kompani shqiptare në fshatrat e Tepelenës. Bëhet fjalë për një investim prej rreth 13 milionë euro, krejtësisht privat dhe kompania ka rreth 5 vite që ka nisur studimin e fizibilitetit, atë teknik dhe ka marrë autorizimet për lidhjen me rrjetin e OST-së. Po ashtu ajo ka marrë të drejtat e pronësisë mbi vendet ku do të ngrihen kullat e centraleve të erës. Kullat do të jenë 6, me lartësi nga 80 deri në 92 metra, diametër 100 metra dhe me një fuqi të instaluar prej 12 megavatë. I gjithë investimi duhet të përfundojë brenda 7 muajsh nga dita e marrjes së lejes së ndërtimit.

Energjia e rinovueshme arrin rekord në vitin 2015

Burime të reja energjie nga dielli, era dhe uji u shtuan në vitin 2015 me ritmin më të shpejtë në histori. Sipas raportit për statusin global të energjisë së rinovueshme, në vitin 2015 u shpenzuan dy herë më shumë para’ për burime të pastra energjie në krahasim me investimet për centrale me lëndë djegëse. Gjithashtu, për herë të parë në histori, ekonomitë në zhvillin shpenzuan më shumë për energjinë e gjelbër sesa ekonomitë e pasura. Aktualisht, mbi 8 milionë njerëz në të gjithë botën punojnë në sektorin e energjisë së rinovueshme.