energji e rinovueshme

“Energy Talk” mes EcoAlbania, ekspertëve të çështjeve së efiçencës së energjisë dhe të rinjve të qytetit të Tiranës

Në një takim të hapur të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë, ditën e djeshme më 28 shtator, Z. Gjergji Simaku, Drejtor në sektorin e Burimeve Energjitike të Rinovueshme dhe Efiçencës Energjetike, Z. Erjon Tase, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike, si dhe përfaqësues të stafit të EcoAlbania dhe Qendrës EDEN prezantuan problematikat dhe punën që po realizohet në lidhje me përdorimin efiçent të energjisë. “Deri në vitin 2013, në asnjë nga ligjet shqiptare dhe as në Strategjinë Kombëtare nuk përmendej fjala “energji e rinovueshme”.

15 qershor - Dita Botërore e Erës

Dita Botërore e Erës është një ngjarje mbarëbotërore që ndodh çdo vit më 15 qershor. Është një ditë për të zbuluar erën, fuqinë e saj dhe mundësitë që ajo ka për të ndryshuar botën tonë. Në më shumë se 80 vende në botë, fermat e erës janë në veprim, duke gjeneruar energji nga një burim i pastër dhe i rinovueshëm. Mijëra individë janë të përfshirë në prodhimin e energjisë nga era, por për shumë njerëz, energjia e erës është një mister.

AKBN promovon burimet natyrore në “Energy Expo e Forum 2017”

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore u bë pjesë e Panairit të organizuar nga Expocity Albania me titull “ Energy Expo e Forum 2017”, i cili hapi dyert për vizitorët dhe të interesuarit në 14 nëntor. AKBN u paraqit me stendën e saj të posaçme, duke i dhënë një rëndësi të veçantë promovimit të burimeve natyrore si energjia e diellit dhe e erës, hidrokarburet, minierat dhe hidroenergjitika. Vlen të theksohet se që në ditën e parë të këtij panairi, kjo stendë pati një numër të madh vizitorësh dhe grupe të interesuarish, të cilët u informuan rreth burimeve natyrore në Shqipëri, mundësive të shfrytëzimit të tyre dhe legjislacionin në fuqi.

Arritjet e Kinës eklipsojnë Europën – Objektivi i energjisë diellore për vitin 2020 realizohet para kohe

Kina ka realizuar objektivin e saj të vitit 2020 për energjinë diellore tre vite para kohës së planifikuar. Kapaciteti i instaluar i tejkaloi 105 GW, sipas të dhënave të publikuara nga AECEA, një kompani në industrinë e energjisë diellore. Ndërtimet e reja në qershor dhe korrik e shtynë kapacitetin përtej 112 GW, ndërsa rritja është mundësuar edhe nga ditët me diell që kanë shoqëruar Kinën në gjysmën e parë të këtij viti. Kjo arritje e shpejtë e Kinës forcon pozitat e saj si kombi lider në energjinë diellore dhe lë në hije përpjekjet e Europës.

Dielli shqiptar, biznesi 500 mln euro i dekadës

Çdo hektar tokë në Shqipëri mund të prodhojë në kufijtë e 250-320 mijë euro të ardhura nga energjia diellore. Në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë qëndrojnë aktualisht 9 projekte me një vlerë investimi prej 85 milionë eurosh dhe një sipërfaqe që i kalon 174 hektarët. Gjasat janë që me potencialet që ka Shqipëria dhe çmimi 100 euro/MW që caktoi qeveria, dielli të kthehet në biznesin e dekadës. Rastet e suksesit me sipërmarrjet dhe frika nga precedenti i HEC-eve.

Dubai ofron parkim falas për makinat elektrike – Strategjia për të kaluar drejt burimeve të rinovueshme

Synimi për Dubain, edhe pse është një vend i ngritur falë parave të naftës, është të kalojë drejt makinave elektrike që janë më miqësore për natyrën. Autoriteti i Elektricitetit dhe Ujit në këtë shtet synon që të ketë 32 mijë makina elektrike në rrugët e saj deri në vitin 2020 dhe për këtë arsye, kjo kompani ka hartuar një strategji për të nxitur kalimin në motorë elektrikë që funksionojnë me bateri. Dubai ka instaluar 100 stacione karikimi në qytet dhe pret të instalojë edhe 100 të tjera deri në fund të vitit tjetër.

Energjia diellore, përcaktohet çmimi i blerjes nga shteti

Energjia e prodhuar nga impiantet diellore me fuqi deri në 2 mega do të blihet nga shteti me çmimin 100 euro për megavat. Enti Rregullator ka miratuar tarifat, me të cilat shteti është i detyruar të blejë energjinë e prodhuesve privatë, jo vetëm për panelet diellore, por edhe për parqet eolike. Sipas vendimit, për energjinë e erës çmimi i blerjes është 76 euro për megavat dhe do të zbatohet për të gjitha parqet eolike me kapacitet deri në 3 megavatë. Përgjatë 10 viteve të fundit, thuajse të gjitha investimet private në burimet janë kanalizuar në ndërtimin e hidrocentraleve.

Energjia e rinovueshme, Shqipëria vlerësohet për ligjin, por kërkohet nxitje për investimet e huaja

Shqipëria ka arritur të marrë nota pozitive sa i përket hartimit të kuadrit ligjor për nxitjen e përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme. Në raportin e fundit të hartuar nga Sekretariati i Komitetit të Energjisë mbi masat e marra (Akti i Qëndrueshmërisë) ,vendi ynë është vlerësuar pozitivisht, ndërsa Serbia ka bërë progresin më të madh. Në këtë dokument thuhet se Serbia tashmë ka avancuar duke miratuar aktet nënligjore, si dhe duke shpallur tenderin për ndërtesat publike dhe ndriçimin e rrugëve. Sekretariati ka vlerësuar punën e bërë nga Shqipëria dhe Kosova për hartimin e kuadrit ligjor për përdorimin e burimeve të rinovueshme, por theksohet se ka ende shumë punë për të zbatuar të gjitha rekomandimet.

Harta interaktive e energjisë në Shqipëri – Perëndimi drejt energjisë diellore, Lindja shfrytëzon burimet hidrike

Muajt e fundit sektori i energjisë në vend ka patur një gjallërim për shkak të skemës së subvencioneve për burimet alternative, çka ka sjellë një interes të jashtëzakonshëm për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Nga muaji Korrik e në vijim, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur 18 kërkesa për ndërtimin e impianteve të tilla, por nuk kanë ngelur pas as aplikimet për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, vetëm dy më pak, me 16 aplikime (nga ku 2 janë tendera të hapur nga MIE).

Kina dhe India kalojnë SHBA, si vende më atraktive për energjinë e rinovueshme

Kina dhe India kanë tejkaluar Shtetet e Bashkuara për t’u bërë dy vendet më tërheqëse për investimet e energjisë së rinovueshme, njoftoi të martën një raport nga firma britanike e kontabilitetit Ernst & Young. Në një renditje vjetore të 40 tregjeve të energjisë së rinovueshme në mbarë botën në aspektin e tërheqjes, Kina ishte vendi më i lartë, pasuar nga India. Shtetet e Bashkuara, që kryesonin listën vitin e kaluar, kanë rënë në vend të tretë, për shkak të një ndryshimi në politikën e energjisë të SHBA në drejtimin e presidentit Trump.

Mblidhen në Bukuresht ministrat e Energjisë të Evropës Qendrore, Lindore dhe Kinës

Qendra rumune e Energjisë në bashkëpunim me Qendrën për Dialog dhe Bashkëpunim do të mbajnë një Konferencë Ministrore në Bukuresht. Konferenca do të zhvillohet nga data 8 deri në 10 nëntor, ku do të marrin pjesë ministrat e Energjisë nga shtetet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Kinës. Nëpërmjet kësaj konference synohet të arrihen strategji dhe bashkëpunim mes Evropës dhe Kinës në fushën e energjisë, duke zgjeruar praktikat rregullatorë, tregtinë dhe teknologjinë në një sërë fushash, si energjia e rinovueshme, energjinë bërthamore apo në qymyrin e pastër.

MEI-BERZH, memorandum per zhvillimin e energjise diellore

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe Drejtori i BERZH në Shqipëri Matteo Colangeli nënshkruan sot në Tiranë një Memorandum Mirëkuptimi për nxitjen e investimeve të qëndrueshme për gjenerimin e energjisë diellore. Memorandumi parashikon zhvillimin e projekteve në Shqipëri përmes një sistemi me ankand, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Implementimi i planit të përcaktuar në Memorandum do të rrisë ndjeshëm interesin ndaj investimeve për gjenerimin e energjisë diellore në vend dhe si rrjedhojë do të reduktojë varësinë e Shqiperisë nga importi i energjisë dhe energjia hidrike.

Park fotovoltaik në ish-Kombinatin Metalurgjik, dy kompani aplikojnë në MEI, investimi 3.3 milionë euro

Bizneset shqiptare duket se po priren gjithmonë e më shumë drejt eksplorimit të alternativave të reja për sigurimin e energjisë elektrike për konsum të brendshëm. Ndërtimi i parqeve fotovoltaike po rezulton si një praktikë që po ndiqet shpesh nëse vërejmë aplikimet që bëhen pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. Shoqëria “WONDERLAND” Sh.P.K., ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë, aplikimin për ndërtimin e një parku fotovoltaik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme.

Park fotovoltaik në Kaninë, aplikime edhe për HEC në Shkozë

Shoqëria “Ran Energji” sh.p.k., ka aplikuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e hidrocentralit “Lumshtylla”. Kapaciteti prodhues i hidrocentralit për të cilin kjo shoqëri ka aplikuar arrin deri në 2 MW dhe do të ndërtohet në pellgun ujëmbledhës të përroit të Shtjellës, në afërsi të fshatit Shkozë, Bashkia Pukë. Kjo është një shoqëri me objekt aktiviteti projektim, ndërtim dhe vënie në punë, administrim dhe mirëmbajtje hidrocentrali. Ndërkohë, pranë MIE vijojnë aplikimet dhe shprehjet e interesit për ndërtimin e impianteve për prodhimin e energjisë nga dielli.

Parqet fotovoltaikë, qeveria çmime favorizuese për prodhuesit deri në shlyerjen e investimit, maksimumi 15 vjet

Qeveria do të nxisë investimet në energji që janë të orientuara tek burimet e rinovueshme. Energjia nga dielli duket se do të marrë edhe një pjesë të politikave mbështetëse. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë një tryeze teknike me përfaqësues të rëndësishëm të sektorit por edhe Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e vuri theksin pikërisht tek politikat për afrimin e investitorëve serioze në sektor.

Presidenti i Koresë së Jugut zotohet t'i japë fund mbështetjes në energji bërthamore

Koreja e Jugut do të braktisë energjinë bërthamore në mes të shqetësimeve mbi një fatkeqësi të stilit Fukushima dhe në vend të kësaj përqëndrohet në burimet e ripërtëritshme të energjisë, u shpreh më 19 qershor presidenti i vendit. Moon Jae In njoftoi se kishte braktisur planet për të ndërtuar më shumë centrale bërthamore, duke i dhënë fund dekadave të mbështetjes në burimin e diskutueshëm të energjisë. Vendimi i tij shënon goditjen më të fundit të industrisë bërthamore, pas katastrofës bërthamore të Fukushima 2011 dhe ndjek premtimin e z. Moon për të zvogëluar përdorimin e qymyrit dhe energjisë bërthamore.

Rumani, pritet të ndërtohet fabrika e etanolit celulozik

Prodhuesi i kimikateve të specializuara, Clariant, tha se mori miratimin nga bordi i drejtorëve të saj për të investuar në ndërtimin e një fabrike të etanolit celulozik në Rumani. Kur të përfundohet, kjo fabrikë e re do të prodhojë etanol celulozik nga mbetjet bujqësore duke përdorur teknologjinë sunliquid. Me një kapacitet prodhues vjetor prej 50,000 tonësh, ky objekt do të jetë edhe një mënyrë e mirë për të treguar konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e teknologjisë sunliquid në shkallë komerciale, duke mbështetur strategjinë e biznesit të firmës Clariant për dhënien e licencave për përdorimin e kësaj teknologjie.

Vendet më të mira në Evropë për përdorimin e energjisë së rinovueshme

Pjesa e energjisë së rinovueshme të përdorur në BE është rritur afërsisht deri në 17% në vitin 2015. Ky është dyfishi i shifrës së vitit 2004 prej 8.5%, dhe deri në vitin 2020 synimi është 20%. Dy vite pas krizës financiare, BE vuri në zbatim një strategji 10-vjeçare për vendet e punës dhe rritjen, të quajtur Europe 2020. Ndër objektivat e tjera ishte synimi për të siguruar 20% të nevojave energjitike të BE-së nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2020.