energjia

 Zhvillimi i Turizmit në Alpe – Klosi: Investime në infrastrukturë dhe në energji

Investimet në infrastrukturë dhe në energji në zonën malore të Alpeve janë pjesë e projektit të prezantuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Në takimin e zhvilluar me operatorë të ndryshëm turistikë dhe investitorë, Klosi theksoi se do të ofrohen lehtësira fiskale për biznesmenët që do të investojnë në atë zonë pa e dëmtuar mjedisin.

#IAmOnEnergySavingMode

Rrjeti i vigjilencës mjedisore, "Një sy për mjedisin"  në kuadër të Javës Evropiane të Qëndrueshmërisë Energjetike 4-8 Qershor 2018, zhvilloi një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese nën moton #IAmOnEnergySavingMode .

Performanca e energjisë në ndërtesa në qytetin e Vlorës

Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim (CRCD) në kuadër të projektit “Një sy për mjedisin” organizoi ditën e premte Konferencën me temë “Performanca e energjisë në ndërtesa në qytetin e Vlorës”. Në këtë konferencë u prezantuan gjetjet e vlerësimit të performancës së energjisë në ndërtesa në qytetin e Vlorës të realizuar nga Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim – CRCD në periudhën maj-shtator 2017.

Qeveria, 9.65 milionë euro për Efiçencën e Energjisë

 

Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë tre marrveshje të cilat i japin asaj 9.65 milionë euro për t’i përdorur në dy programe të ndryshme. E para është marrveshja me bankën gjermane KfW lidhur me eficencën e energjisë dhe që ka në fokus programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës.

Roli i ndriçimit publik për hapjen e tregut të shërbimeve te energjisë

Nxjerrja e sektorit te energjisë prej situatës se emergjencës, është një premise e mire për rivitalizimin e iniciativave afatgjata te zhvillimit te sistemit energjetike shqiptare. Ne këtë drejtim, efiçienca energjetike është një instrument strategjike, duke u konsideruar “burimi me i mire i energjisë”.

Shqipëria më përqindjen më të lartë të përdorimit të energjisë së pastër në Europë me 2016

Në vitin 2016 pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin final bruto të energjisë arriti në 17% në Bashkimin Evropian (BE), ose sa dyfishi i sasisë në vitin 2014. Sipas krahasimit që ka bërë Eurostat, Shqipëria dhe Islanda kanë përdorimin më të lartë të energjisë së rivonueshme në Europë përkatësisht me 69.4 dhe 72.6 %, teksa në vendet e tjera ky tregues është shumë më i ulët.

Varfëria energjitike ne Berat

Pas një pune nëntë mujore, në kuadër të projektit “Së bashku-Një sy për mjedisin”, pjesë e programit SENiOR-II, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, financuar nga Qeveria Suedeze, organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”Berat, solli gjetjet e saj të përcjella nga publiku. Në përfundim të Konferencës së saj, kjo organizatë solli disa përfundime të rëndësishme si dhe rekomandime, të cilat i adresoheshin më shumë pushtetit lokal.