energjiadiellore

Impianti më i madh diellor – MIE hap tenderin. Investimi në Akërni të Vlorës, 70 mln euro

Hapet zyrtarisht gara për ndërtimin e impiantit fotovoltaik 50 megavat në Akërni të Vlorës, më i madhi i këtij lloj në Ballkan. Investimi parashikohet të ka vlerën prej 70 milion euro ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u ka bërë thirrje kompanive të interesuara për ndërtimin e impiantit që të paraqesin ofertat brenda datës 17 shtator kur do të zhvillohet tenderi. Sipas projektit, parku diellor i Akërnisë do të ndërtohet nga një kompani private, e cila do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të tij për 30 vite. Qeveria garanton blerjen e energjisë nga OSHEE për 15 vite, ndërsa për pjesën e mbetur privati do ta shesë energjinë në tregun e lirë.

Interes i jashtëzakonshëm për investime në energjinë diellore

Shqipëria po ndjek të njëjtën tendencë si Europa, ku ata që po investojnë gjithmonë e më shumë në energjinë diellore janë konsumatorët që duan të reduktojnë faturën e tyre të konsumit. Entela Çipa, Këshilltare e Ministrit për Infrastrukturën dhe Energjinë, sqaron se kjo praktikë është më e suksesshme pasi ka më pak burokraci, nuk përfshin çështje pronësie dhe kërkon financime më të ulëta.

Tarifat e Trump “vrasin” energjinë diellore

Tarifat e presidentit Donald Trump mbi panelet e importuar diellore bënë që kompanitë amerikane të energjisë së rinovueshme të anulojnë ose ngrijnë investime në vlerë mbi 2,5 miliard dollarë në projekte të mëdha.