energjierinovueshme

Interes i jashtëzakonshëm për investime në energjinë diellore

Shqipëria po ndjek të njëjtën tendencë si Europa, ku ata që po investojnë gjithmonë e më shumë në energjinë diellore janë konsumatorët që duan të reduktojnë faturën e tyre të konsumit. Entela Çipa, Këshilltare e Ministrit për Infrastrukturën dhe Energjinë, sqaron se kjo praktikë është më e suksesshme pasi ka më pak burokraci, nuk përfshin çështje pronësie dhe kërkon financime më të ulëta.

Kosta Rika gati për të shfuqizuar lëndët djegëse fosile, në orvatje për të qenë vendi i parë i dekarbonizuar në botë

Mundet Kosta Rika të bëhet vendi i parë i dekarbonizuar në botë? Ky është një nga qëllimet e presidentit të ri Carlos Alvarado. “The Independent” raportoi gjatë inaugurimit të tij deklaratën e tij, "Ne kemi për detyrë të heqim përdorimin e lëndëve djegëse fosile nga ekonoma jonë për të hapur rrugën e përdorimit të energjive të pastra dhe të rinovueshme".

Pesë centrale fotovoltaikë në Shqipëri

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar licencimin e pesë centraleve fotovoltaikë për prodhimin e energjisë elektrike, katër nga të cilët do të ndërtohen në veri të vendit.

Pse produktet e qëndrueshme sjellin vetëm përfitime për ne

Çfarë e bën një produkt të qëndrueshëm ? Sipas Wikipedia, produktet e qëndrueshme janë ato që sigurojnë përfitime mjedisore, shoqërore dhe ekonomike ndërkohë që mbrojnë shëndetin publik dhe mjedisin gjatë gjithë ciklit të tyre, që nga marrja e lëndës së pare deri në nxjerrjen në treg. Kjo duket e kushtueshme.