Entela Cipa

Plani 5-vjeçar për energjinë e rinovueshme, prodhim nga dielli e era

Shqipëria prodhon 100% të energjisë nga burimet ujore, por kjo sasi nuk plotëson të gjithë nevojën e brendshme për konsum, e cila kompensohet përmes importit. Në një plan, që parashikon sesi do të zhvillohet energjia e rinovueshme në 5 vitet e ardhshme, qeveria ka planifikuar të mbrojë investimet që do të kryhen për të prodhuar energji nga dielli dhe era, për të zbutur varësinë nga hidroenergjia, e cila sot është e ndikuar nga luhatjet e shpeshta të motit. “Për herë të parë parashikohen kapacitete të reja me skema mbështetëse për burimet eolike dhe fotovoltaike.