EPA

EPA shkurton gjysmën e bordit shkencor, kërkon zëvendësime të lidhura me industrinë

Agjencia amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) “çrrënjosi” një bord kyç vlerësues shkencor, duke hequr gjysmën e anëtarëve të saj, për t’i zëvendësuar ata me figura të lidhura me industrinë, sipas kreut të bordit. Scott Pruitt, administrator i EPA-s, ka zgjedhur të mos zgjasë kontratat e nëntë prej tetëmbëdhjetë anëtarëve të bordit të këshilltarëve shkencorë, i cili këshillon Agjencinë mbi cilësinë dhe saktësinë e shkencës që prodhon. Grupi, i përbërë kryesisht nga akademikë, do të zëvendësohet nga përfaqësues të industrive, të cilat i administron EPA.

Klima: SHBA hedh poshtë kritikat

Shtëpia e Bardhë ka reaguar fort ndaj valës së kritikave pas bërjes publike nga Donald Trump, se SHBA nuk do të jenë më palë në marrëveshjen e klimës nënshkruar në Paris. Kreu i EPA-s, Pruitt thotë se klima ekzagjerohet. USA Pressesprecher - Scott Pruitt und Sean Spicer (Getty Images/AFP/B. Smialowski) Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kreu i Autoritetit Amerikan për Mjedisin (EPA) Scott Pruitt u shpreh se ky është një "vendim i guximshëm".

Trump shpëton pesticidin toksik që helmoi disa fermerë

Nëse Presidenti Donald Trump po bën një luftë ndaj fermerëve në Kaliforni, ai është duke e fituar atë. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) i dha lejen përdorimit të një pesticidi të quajtur klorpirifat në bujqësi në mars dhe pastaj këtë muaj, kur të paktën 50 punonjës u ekspozuan ndaj pesticidit Vulcan, pjesë e të cilit është dhe klorpirifati si një përbërës aktiv, disa prej tyre vollën ose u ra të fikët. Një prej tyre duhet të shkonte në spital. Administratori i EPA-s Scott Pruitt mohoi një peticion i cili i bënte thirrje ndalimit të këtij pesticidi.