epidemi

Epidemi ngordhjesh të hipopotamëve

Më shumë se 100 hipotamë janë gjetur të ngordhur në një park kombëtar të Namibisë, ndërsa autoritetet dyshojnë se antraksi mund të jetë fajtor. Kafshët besohet të kenë ngordhur të gjitha javën e fundit në parkun Kombëtar të Bwabwata, në veri-lindje të vendit. Një zyrtar i ministrisë tha se Namibia kurrë nuk kishte parë ndonjë rast të tillë më parë. Anthraksi është një sëmundje vdekjeprurëse bakteriale, e cila është e njohur për vrasjen e kafshëve të egra, ato shtëpiake dhe në disa raste edhe njerëzit, shkruan BBC.

Gripi H5N8 përfshin Italinë, mijëra pula do asgjësohen

Epidemia e gripit të shpezëve H5N8 ka shpërthyer në fermat e pjesës qëndrore dhe veriore të vendit që nga fillimi i muajit dhe mbi 880 mijë pula,rosa dhe gjela do asgjësohen. Shpërthimi më i madh i virusit H5N8, që çoi në vrasjen e miliona zogjve ndodhi një vit më parë ne Evropën Perëndimore në një fermë të madhe të prodhimit të vezëve në provincën e Ferrara. Epidemia e fundit u konfirmua më 6 tetor dhe rreth 853,000 pula do të asgjësohen brenda 17 tetorit thanë zyrtarë të Institutit Zoologjik.

Ish-Këneta e rrezikuar nga epidemitë, banorët në alarm

Qindra banorë të ish-Kënetës në Durrës prej më shumë se 25 vjetësh jetojnë mes ujërave të zeza. Kanali i hapur përshkon përmes zonën, e cila përbëhet nga rreth 43 mijë banorë të ardhur nga rrethe të tjera të vendit. Banorët thonë se jetojnë me frikëm e kërcënimit nga sëmundje të ndryshme infektive. Sipas tyre, janë regjistruar raste të shumta të banorëve kur janë prekur nga sëmundje të ndryshme, sidomos fëmijët e vegjël, që kanë imunitet më të ulët.

Mbetjet e bagëtive rrezikojnë fshatin Valare nga epidemitë

Banorët e fshatit Valare në Gjirokastër japin alarmin se mbetjet e bagëtive po bëhen shkak për shfaqjen e epidemive në këtë fshat. Ata ankohen se po jetojnë çdo ditë me kafshët, pasi disa prej banorëve kanë ndërtuar kasolle pranë objekteve të banimit. Vitin e fundit në këtë fshat janë rritur ndjeshëm sëmundjet e transmetueshme nga kafshët te njerëzit. Vitin e kaluar, sëmundshmëritë pësuan një shtim të konsiderueshëm sidomos tek fëmijët në masën 50% kryesisht ato virale apo dhe ato që transmetohen nga kafshët tek njerëzit.

Ndotja në Ishëm, rrezik epidemie për banorët, zhduken edhe gjallesat

Lumi Ishëm është një nga lumenjtë më të ndotur në vendin tonë. Lumi i Terkuzit, i Lanës dhe i Tiranës bashkohen në veri të aeroportit të Rinasit duke formuar këtë lumë. Të gjithë këta lumenj sjellin me vete plehra të të gjitha llojeve, ku një pjesë e madhe përfundon në det dhe pjesa tjeter ngelet ne barishtet e shkurret e lumit Ishem, duke shkaktuar ndotje të madhe. Ndërsa një pjesë e këtij lumi është pastruar, kjo vetëm në segmentin që kalon në qytetin Tiranës, pjesa tjetër, deri në grykëderdhjen në det, është krejtësisht i ndotur.

Rusia planifikon vrasjen e plot 250 mijë drerëve, ja pse

Të ballafaquar me një krizë të shëndetit publik, zyrtarët në një rajon të largët të Siberisë kanë propozuar vrasjen e 250.000 krerë drerësh për të minimizuar përhapjen e mundshme të baktereve vdekjeprurëse “antraks”, sipas “The Washington Post”. Alarmi ka filluar në korrik, kur shpërthim i një sëmundjeje që gjendet më së shumti në këto kafshë, ka vrarë një djalë 12-vjeçar dhe ka sëmurur rreth 100 njerëz, një rajon të gjerë Veriperëndimor dhe më shumë se 2300 kafshë kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Ujë me krimba, gjysma e banorëve përfundon në spital

Konsumonin ujë me krimba, shtrohen në spital për shkak të intoksikimit. Situata alarmante është shënuar në fshatin Shamollë të qytetit të Korçës, ku banorë, mes tyre fëmijë të grupmoshave të ndryshme, prej disa ditësh janë paraqitur pranë urgjencës së spitalit të Korcës në gjendje shëndetësore të rënduar. Burime pranë spitalit rajonal të Korçës thonë se pacientët janë paraqitur në urgjencë me diarre, të vjella, temperaturë dhe dridhje të trupit.