epoka antropogjene

Dosja e hapur për “Epokën Antropogjene"

Një panel shkencor ndërkombëtar beson se dyshimet se tani kemi hyrë në një epokë të re gjeologjike janë të pakta. Ekipi, i cili ka qenë i ngarkuar me përcaktimin e të ashtuquajturës epoka antropogjene, thotë se ndikimet e njerëzimit në Tokë do të jetë të dukshme në sedimente dhe shkëmbinj miliona vjet në të ardhmen. Hulumtuesit janë duke punuar drejt një klasifikimi formal të epokës së re. Një çështje e hapur është data zyrtare e fillimit, për të cilën disa anëtarë të panelit mendojnë se mund të jetë viti 1950. Kjo dekadë shënon fillimin e "Përshpejtimit të Madh", kur popullësia njerëzore dhe modelet e saj të konsumit papritmas u përshpejtuan.

Plastika në oqean do të lërë mbrapa mbetje fosile

Mirë se erdhët në epokën Antropogjene! Ndotja nga plastika është bërë aq e kudogjendur sa që mund të shërbejë si dëshmi se njerëzimi ka nisur një epokë të re gjeologjike në planet. Për gati dy dekada, shkencëtarët kanë sugjeruar se bota ka hyrë në epokën Antropogjene, një epokë e përcaktuar nga ndërhyrja njerëzore, qysh në shekullin e 20-të. Një grup shkencëtarësh në Kongresin Ndërkombëtar Gjeologjik në Cape Town, Afrikë e Jugut, të hënën propozoi zyrtarisht njohjen e periudhës që filloi rreth 1950 si një epoke e re.

Shkarkimet e karbonit "spostojnë epokën e akullit”

Shkencëtarët gjermanë pohojnë se, epoka e ardhshme e akullt mund të jetë shtyrë me rreth 50.000 vjet për shkak të gazeve serë në atmosferë të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor. Ata analizuan kushtet për krijimin e akullnajave, të ngjashme me akullnajat që mbërthyen tokën mbi 12.000 vjet më parë. Forma e orbitës së planetit rreth Diellit tani duket të jetë e favorshme, por sasia e dioksidit të karbonit që gjendet aktualisht në ajër është shumë e lartë. Tokën e pret një fazë e zgjatur e ngrohtë, thane studiuesit për revistën “Nature”.