Ergys Agasi

Guroret e pakontrolluara kërcënojnë malin e Tomorrit

Biznesi i nxjerrjes dhe përpunimit të gurit në malin e Tomorrit po lë pasoja të pariparueshme në ekosistemin, habitatet natyrore dhe peizazhin e Parkut Kombëtar. I parë nga larg, me majën e tij të mbuluar nga dëbora të cilin poeti Andon Zako Çajupi e quante ‘kishë të Shqipërisë dhe fron të perëndisë,’ mali i Tomorrit ngjan madhështor dhe i bukur si një kartolinë. Por po të afohesh pak më afër zbulon se është i tharë dhe i mbushur me zgavra që duket sikur i shkojnë deri në palcë. Buldozer dhe eskavator të fuqishëm e gërryejnë me pash çdo ditë ndërsa qindra puntorë, ditë-natë, nxjerrrin pllaka guri për t’i ngarkuar në makina që lënë pas re të trasha pluhuri. 

ISHMP ka nisur prej 1 muaji kontrollin në rang vendi për administrimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore

Prej disa javësh Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka nisur ushtrimin e kontrolleve rang vendi për trajtimin dhe përpunimin e mbetjeve spitalore Inspektoriati ka përfunduar kontrollin e ushtruar në Qarkun Korçë, ku ka rezultuar një situatë e rëndë dhe shkelje flagrante të detyrimeve ligjore dhe çdo norme mjedisore për menaxhimin e mbetjeve spitalore nga ana e spitalit rajonal Korçë dhe kompanisë së kontraktuar për trajtimin deri në asgjësimin e këtyre mbetjeve.

ISHMP operacion blic në Fushë-Krujë për mbylljen e 21 furrave gëlqere

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ndërmori ditën e djeshme operacionin blic për mbylljen e 21 furrave të gëlqeres funksionale në zonën e Fushë-Krujës. Operacioni i kryesuar nga ISHMP dhe mbështetur nga IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojë për disa ditë deri në mbylljen e plotë të të gjitha furrave në këtë zonë. Për herë të parë mbyllja e furrave të gëlqeres nga ISHMP u realizua në vitin 2013 kur u identifikuan 220 furra gëlqere funksionale në këtë zonë. Prej aksioneve të vazhdueshme, në vitin 2015 numri i tyre u ul në 110 furra gëlqere, ndërsa sot falë punës së inspektorëve të mjedisit janë aktive vetëm 21 furra gëlqere, të cilat do të mbyllen deri në përfundim të këtij aksioni.

ISHMP: Bilanci i vitit 2016

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve bëri bilancin e vitit 2016. Gjatë prezantimit, Ergys Agasi, kryeinspektori i ISHMP-së tha se u realizuan 58% më shumë inspektime krahasuar me vitin 2015. Në total u kryen gjithsej 7353 inspektime, ose 58% më shumë krahasuar me vitin 2015. Për herë të parë vitin e shkuar janë vendosur 11 dënime me paralajmërim. Janë marrë masat për pezullime dhe mbyllje aktivitetesh me 48% më shumë krahasuar me vitin 2015.

Kreu i ISHMP, Ergys Agasi: Në vetëm 60 ditë, 1519 inspektime

Strukturat e ISHMP-së, Inspektorati i Policisë Pyjore në shkallë vendi kanë kryer 1519 inspektime në periudhën Gusht-Shtator 2016, raporton kreu i ISHMP Ergys Agasi. Nga këto: 1178 inspektime në pyje e kullota, 224 inspektime në fondin e gjuetisë, 67 në subjekte dhe 50 të tjera në fusha të ndryshme që ISHMP ushtron veprimtarinë. Janë vendosur gjithsej 49 masa administrative në kundravajtje të ndryshme, dënim me gjobë në vlerën 31.837.000 lekë ose rreth 230 mijë Euro dhe me vlerë dëmi 3,736,349,000 lekë. Në 21 raste janë sekuestruar 148 m3 dru zjarri dhe lëndë punimi.

Moratoriumi i pyjeve/Gjobat nuk mjaftojnë, ndryshime dhe në Kodin Penal

20 ditë nga hyrja në fuqi e moratoriumit të pyjeve Inspektoriati Shteteror i Mjeditit dhe Pyjeve njoftoi se ka kapur 9 shkelje në zona të ndryshme të vendit. Për subjektet janë vendosur gjoba administrative me vlerë 5 milionë lekë. “Vetëm në 20 ditët e para pas hyrjes në fuqi të ligjit për moratoriumin e pyjeve janë konstatuar 9 shkelje, janë vendosur masa administrative prej 50 milionë lekë secila, pra në total 450 milionë lekë. Në të gjitha raset janë sekuestruar një total prej 59 metër kub lëndë drusore ”, tha Ergys Agasi, kryeinspektor i ISHPM.

Shkel moratoriumin e pyjeve, gjobitet me 5 milionë lekë të reja

Gjatë inspektimeve të vazhdueshme në mbarë vendin, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve në kuadër të zbatimit të moratoriumit 10-vjeçar për shfrytëzimin e pyjeve, ka sekuestruar paraditen e sotme një kamion mjet tip Ford, targë AA 119KU me lëndë drusore. Ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit H.M. 50 vjeç vendlindja Berat u vendos gjobë në masën 5 milionë lekë të reja, ndërsa lënda drusore dhe mjeti u sekuestruan. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që ISHMP konstaton shkelje të moratoriumit prej hyrjes në fuqi më 11 shkurt 2016.